Edhe Bosnje-Hercegovina nis arrestimin e “peshqve të mëdhenj”

Leda Hysa

Bosnje-Hercegovina dërgon prapa hekurave një ish-ministër të saj, të akuzuar për pastrim parash, evazion fiskal dhe përfshirje në krimin e organizuar.

Një gjykatë vendase e dënoi Jerko Ivankoviç-Lijanoviç, ish-ministër Bujqësie, Menaxhimi të Ujërave dhe Pyjeve, me 12 vite heqje lirie dhe i vendosi edhe një gjobë prej 25 mijë eurosh.

Vëllai i tij, Slavko Lijanoviç është dënuar gjithashtu me 10 vite burg, po për të njëjtat akuza, ndërsa edhe ish-ministri i Tregtisë së Federatës Boshnjake, Milorad Bahilj ka marrë një dënim prej 5 vitesh e 10 muajsh burg.

Në aktpadi thuhet se, përmes aktivitetit të paligjshëm kriminal, grupi ka përfituar më shumë se 6 milionë euro nga taksat e papaguara apo të shmangura, përdorimi abuziv i stimujve për zhvillimin e prodhimit e bujqësisë dhe nga shitja e stoqeve të vjedhura nga Departamenti federal i Rezervës së Mallrave në periudhën e viteve 2007-2012.

Familja Lijanoviç zotëron njërën prej kompanive më të mëdha të mishit në Bosnje-Hercegovinë. Organi i akuzës në vend e konsideron rastin e njohur si “Meso”, apo “mishi”, si njërën prej çështjeve më komplekse të krimit të organizuar të zbuluar ndonjëherë në periudhën e pas konfliktit.

Në hetim mori pjesë edhe Autoriteti Tatimor i Bosnje-Hercegovinës. Raporte të mëhershme kanë treguar se firma më të vogla, të lidhura me kompaninë Lijanoviç, i kanë kushtuar miliona euro buxhetit të shtetit përmes shmangies së Tatimit mbi Vlerën e Shtuar.

l.h/ dita

Share This Article
3 Comments
  • Bosnja mund te arrestoj peshqit e medhenj, por neve nuk kemi arrestuar asnje specie te tille, pavaresisht propogandes se medias!

  • Pa nderhyrjen e Amerikes nuk ja mban kujt te arrestoj peshq te medhenj kriminele me damke si serbi Sali kopili i Zeheres, Lul Tranvetitja, Fatmir Cami (Mediu), Like Floriri, Arben Imamai, Ridvan Bolja, Shkerdheni i Saliut e me rradhe.
    Jo peshq te medhenj per peshkaqenet e mesiperm nuk e rruajne per mender ata te BE.
    Europa si kurve plake qe eshte me pamjen e Doris Pack ketyre krimineleve u ka dhene amnisti.
    As Bosnjes nuk i afrohemi, kur vjen puna per te denuar peshkaqene……. ministra e lart.

  • Po EDI KRISTAQ ANETA RAMEN mos e harroni ai duhet te arrestohet, ti jepet ligjit, te denohet, ti sekuestrohet pasuria jo vetem atij por jo si kompani gangsteresh, por si brigade hajdutesh, te korruptuarish, kriminelesh dhe mashtruesish. Tung.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *