Intervistoi Xhevdet Shehu
Ilir Hoxha, i biri i Enver Hoxhës, vetëm pak ditë para 11 prillit, pra 29 vjetorit të vdekjes së Enver Hoxhës, flet për herë të parë për gazetën ‘DITA’ për veten dhe familjen e tij, për historinë gjysmëshekullore të Shqipërisë, për Kosovën dhe shqiptarët sot dhe për çështje të tjera… Është një rrëfim sa i thjeshtë dhe i natyrshëm, aq dhe tronditës në të njëjtën kohë. Nuk është se Iliri nuk ka folur dhe herë të tjera për shtypin shqiptar, madje në fillim të viteve ’90 ai edhe u burgos nga regjimi i parë i Berishës, por kjo padyshim është intervista më e plotë, më shteruese dhe më gjithëpërfshirëse që ai ka dhënë ndonjëherë shtypit shqiptar. Kjo intervistë ka një ngarkesë të veçantë emocionale dhe historike, për shkak të emrit të Enver Hoxhës që qëndron vazhdimisht në sfond gjatë bisedës sonë. Një emër absolutisht sundues në historinë e Shqipërisë për gati gjysmë shekulli, por edhe me shumë përfolje gjatë dy dekadave të fundit për mënyrën se si ai doli në krye të vendit dhe sundoi për gjysmë shekulli. Është shkruar kaq shumë për Enver Hoxhën, mirë dhe keq, por gjithsesi një intervistë me Ilir Hoxhën mbetet interesante dhe ia vlen ta lexosh. Unë kam ndjekur me shumë vëmendje gjyqin e Nexhmije Hoxhës në fillim të viteve ’90 dhe kam reflektuar shumë mbi ato që u thanë dhe nuk u thanë në atë gjyq. Shtysë këtë radhë për intervistën me Ilir Hoxhën është bërë 70-vjetori i çlirimit dhe diskutimet që ende vazhdojnë lidhur me këtë ngjarje… Më pyesni për çfarë të doni, unë do t’u përgjigjem, më thotë ai, duke ma bërë më të lehtë bashkëbisedimin. Bashkë me Ilirin në bisedën që bëjmë është edhe Teuta Hoxha, bashkëshortja e tij, një studiuese e njohur e historisë, e cila ka një mirëkuptim dhe përputhje të plotë mendimesh dhe idesh me Ilirin. Ilir Hoxha, edhe pse nuk e ka jetuar periudhën e Luftës, ka një koncept të tijin të qartë për të dhe mbi të gjitha shpreh lirshëm idetë e tij për atë luftë, për rolin e babait të tij në atë luftë dhe, mandej, për atë që është quajtur diktaturë e Enver Hoxhës dhe për zhvillimet e dy dekadave të fundit. Në kët bisedë preken edhe ç2shtje me një ndjeshmëri të madhe në popull, si lufta e klasave, miqësia dhe mandej prishjet me jugosllavët dhe sovjetikët, eliminimi i Mehmet Shehut etj. Që të jem i sinqertë me të gjithë lexuesit, nuk dija si t’i drejtohesha të birit të Enver Hoxhës: me ‘shoku’, apo me ‘zoti’. Përfundimisht ramë dakord t’i drejtohesha thjesht dhe direkt me emrin e tij.
– Ilir, jemi në vitin e 70-vjetorit të çlirimit të Shqipërisë, por vetëm pak ditë para 29-vjetorit të vdekjes së babait tuaj, Enver Hoxhës, emri i të cilit është i lidhur pazgjidhshmërisht me atë luftë. Prandaj dhe këtë intervistë po e fillojmë me atë luftë. Si e çmoni atë luftë pas 70 vjetësh, kur ka edhe shumë kontestime për të?
– Lufta Antifashiste Nacionalҫlirimtare do tё mbetet epopeja mё e madhe dhe mё e lavdishme e popullit shqiptar gjatё historisё sё tij, jo vetёm nga pёrmasat qё mori dhe organizimi i saj, deri nё krijimin e njё Ushtrie tё rregullt, por edhe pse populli ynё i udhёhequr nga PKSH, e mundi bishёn e egёr nazi-fashiste, duke e ҫliruar vendin, krejtёsisht me forcat e veta. Ishte kjo Luftё e drejtё qё e rradhiti Shqipёrinё nё krah tё koalicionit tё madh antifashist. Po tё mos ishin ato vendime tё drejta, qё mori PKSH nё ato ditё tё vёshtira tё pushtimit, Shqipёria do tё rrezikonte tё zhdukej nga harta politike si vend i lirё dhe i pavarur. Unё jam krenar pёr babain tim qё udhёhoqi kёtё Luftё tё lavdishme, por jam dhe po aq krenar qё jam bir i kёtij populli heroik qё nё ditёt mё tё vёshtira tё historisё sё tij, diti t’i dal zot fateve tё vёndit, duke i dhёnё atdheut edhe gjёnё mё tё ҫmuar, jetёn e bijve tё tij. Ju thoni qё, ka kontestime pёr tё. Dhe unё ju përgjigjem: ҫfarё prisni nga bijtё e atyre qё jo vetёm nuk shkrepёn armёt kundёr pushtuesit, por u bёnё edhe bashkёpunёtorё tё tij. Prisni qё ata tё flasin me objektivitet!? Kurrsesi, sepse etёrit e tyre vepruan kundёr interesave tё atdheut, siҫ po bёjnё sot bijtё, qё po bien pёrsёri ndesh me interesat e popullit, duke kёrkuar tё ulin vlerat e Luftёs Antifashiste Nacionalçlirimtare, meritat e sё cilёs i takojnё mbarё popullit shqiptar, tё mohojnё gjakun e derdhur tё dёshmorёve, tё fshijnё sakrificat e panumёrta tё shqiptarёve, dhe tё krijojnё imazhin negativ, sikur nё Shqipёri ёshtё bёrё luftё civile. Dhe gjithё kёtё e bёjnё me qёllim, pёr tё mbuluar turpin e bashkёpunimit me pushtuesin nazist.
– Si do t’u përgjigjeni akuzave të ballistëve dhe demokratëve të sotëm që e konsiderojnë Luftën antifashiste si luftë civile dhe që nuk e njohin 29 nëntorin si ditë të çlirimit të atdheut?
– Xhevdet, edhe kjo ёshtё nё vazhdёn e atyre qё thamё mё lart. Edhe datёn simbolike tё ҫlirimit tё atdheut duan ta pёrdhosin. Kёtё e bёjnё me qёllimin e mbrapshtë qё nё datёn 28 nёntor,qё edhe kjo ёshtё njё ngjarje tejet e rёndёsishme nё historinё tonё, tё mos pёrmendet festa e Ҫlirimit por vetёm ajo e Pavarёsisё. Qё kёshtu pak nga pak, sipas mendjeve tё tyre tё mykura, tё shuhet kjo datё e krenarisё sonё kombёtare. Po si gjithnjё, i bёjnё planet pa hanxhinё, sepse e harrojnё forcёn e popullit, qё nuk i lejon tё shtrembёrojnё historinё e tij.
– Nëna juaj, Nexhmija, por edhe ju vetë, u burgosët në fillim të viteve ’90. Si e konsideroni pas rreth 20 vjetësh këtë akt të demokratëve që erdhën atëherë në pushtet?
– Nёna ime Nexhmije Hoxha,nё moshёn 76 vjeҫare, u dёnua me 11 vjet burg, sipas njё akuze tё stisur, sepse sipas tyre kishte “shpёrdoruar” 300 dollarё. Pёr kёtё u zhvillua njё gjyq me bujё tё madhe, me qёllim qё ta dёnonin ose mё saktё tё hakmerreshin ndaj saj, vetёm pse ishte gruaja e Enver Hoxhёs. Por gjithё ai proces i montuar, pushtetarёve tё asaj kohe, iu kthye si bumerang. Populli qё ёshtё gjykatёsi mё i mirё, pёr ta qesëndisur si proҫes, e quajti “gjyqi i kafeve”. Sot pas 20 vjetёve, ai gjyq merr akoma mё shumё nota komike, kur dёgjon pёr korrupsionin e pushtetarёve tё sotёm, qё shkon nё miliona e miliona euro e dollarё dhe askush nuk dёnohet. Edhe dёnimi im, ishte nё vazhdёn e persekutimit tё familjes sё Enver Hoxhёs. Nga organizmat ndёrkombёtare pёr mbrojtjen e tё drejtave tё njeriut, unё jam cilёsuar i burgosur politik.
– Në konceptin tuaj, sa demokratike është Partia Demokratike aktuale dhe Sali Berisha?
– Pas marsit 1992, kur PD erdhi nё pushtet, filloi menjёherё politikёn e hakmarrjes dhe revanshit politik. Ata erdhёn me shumё mllefe pёr tё shkatёrruar ҫdo “gjurmё tё komunizmit”, pra ҫdo fitore qё kishte arritur populli shqiptar me punёn e mundin e tij nё 50 vjet, nё tё gjitha fushat, tё zhvillimit tё ekonomisё, tё bujqёsisё, tё shkencёs apo tё kulturёs. Tek ne u veprua si nё asnjё vend tjetёr tё Evropёs Lindore. Edhe ato vende bёnё reforma nё administratё dhe nё ekonomi, dhe ato bёnё privatizimin dhe reformimin e organeve tё drejtёsisё dhe tё ushtrisё. Por atje, ndryshimet nuk u bёnё duke shkatёrruar, pёr tё filluar nga “niveli zero”dhe me teorinё e “ҫekut tё bardhё”, nuk u plaҫkit pasuria kolektive dhe ajo shtetёrore. Nuk u hoqёn njerёzit nga administrata, siҫ ndodhi kёtu qё hoqёn dhe pedagogё e profesorё shkollash, nuk u mohua lufta antifashiste dhe tё rehabilitonin bashkёpunёtorёt e nazizmit. Tё gjitha kёto veprime tё PD, lidheshin me konceptin e saj mbi demokracinё dhe rrugёt e zhvillimit tё saj. Kjo ishte njё nisje jo nё rrugёn e duhur, qё mё pas pasojat e hidhura i dimё tё gjithё.
– Si ndiheni kur babain tuaj e sulmojnë duke e krahasuar me Hitlerin apo për shitje të interesave kombëtare?
– Sali Berisha po e kupton dёshtimin e plotё nё politikё. Tani po duket qartё, se nё ҫfarё kolapsi ekonomik e ka futur Shqipёrinё. Ҫfarё shkatёrrimi i shkaktoi gjithё territorit dhe resurseve natyrore tё Shqipёrisё. Ku e katandisi shkencёn, artin dhe kulturёn dhe ҫfarё traumash tё mёdha sociale krijoi pёr shoqёrinё shqiptare. Sot qё ka kaluar koha e mashtrimeve tё mёdha dhe jemi nё kohёn e realiteteve, kur njerёzit kanё filluar tё gjykojnё me mendje tё ftohtё si tё djeshmen dhe tё sotmen, dhe qё Berishёs nuk i ka mbetur mё asgjё me ҫfarё tё mbrohet, pёr zullumet qё i ka bёrё kёtij populli, mundohet qё tё hutojё mendjet e njerёzve , duke u ҫjerrё me emrin e Hitlerit. Por sa mё shumё bёrtet, aq mё shumё u kujton njerёzve se kush ёshtё Hitleri i vёrtetё.
– Ilir, pas disa ditësh, mbushen 29 vjet nga vdekja e babait tuaj, Enver Hoxhës. Si e kujtoni atë ditë të prillit kur Enveri u nda nga jeta, varrimin dhe rivarrimin e tij?
– Para se tё bёhet rivarrimi qё pёrmendni ju, kryhet ҫvarrimi, qё pёr kodin etik tradicional shqiptar quhet dhunim pas vdekjes, njё tmerr mbi tmerret. Kёshtu ishte dhe pёr mua, njё tmerr mbi tmerret, njё ngjarje mё e rёndё se edhe vetё vdekja. Kur Enver Hoxha vdiq me 11 prill 1985, atij iu bёnё homazhet zyrtare. Tashmё tё gjithё i njohin ato pamje filmike ku shfaqen rradhё tё gjata njerёzish qё, shkonin t’i jepnin lamtumirёn e fundit Enver Hoxhёs. Ky hidhёrim mbarё kombёtar qё u shfaq ato ditё, pёr ne familjarёt ishte njё ngushёllim i madh. Po me ҫvarrimin ҫ’ndodhi? Mё 3 maj tё vitit 1992, pra vetëm dy ditë para Ditës së Dëshmorëve, nё orёn 21 tё darkёs, dikush troket nё derёn e shtёpisё time dhe mё la nё dorё njё copё letёr, ku thuhej qё nё orёn 6 tё mёngjesit tё paraqiteshim nё varrezat e Sharrёs se bёhej rivarrimi i Enver Hoxhёs. Nё atё letёr, nuk thuhej asnjё fjalё pёr ҫvarrimin. Ҫdo gjё ishte planifikuar tё kryhej pёrgjatё gjithё natёs. Gjithsesi ne shkuam menjёherё tek varrezat e Dёshmorёve tё Kombit, qё tё ishim aty kur tё hapej varri. Policia qё kishte bllokuar hyrjen e varrezave, nuk na lejoi qё tё afroheshim. Dhe ne, gjatё gjithё asaj nate, qёndruam jashtё kangjellave tё Varrezave tё Kombit, nё pritje qё tё shihnim arkivolin e babait. Pas insistimit tonё na lejuan qё tё afroheshim. Kur u sigurova qё eshtrat nuk ishin lёvizur, nuk iu ndava mё pёr asnjё ҫast arkivolit, deri sa u rivarros nё varrezat e Sharrё. Kujtova, se atje ku e varrosёm babain, tani nё mes tё njerёzve tё thjeshtё, varri do tё ishte mё “personal”, por jo, sepse shumё njerёz shkojnё atje jo vetёm nё ditёt e shёnuara, por madje kthehen edhe nё ditё tё zakonta dhe vёnё ndonjё lule,apo ndezin qirinj tek varri i thjeshtё, qё ёshtё varri i Enver Hoxhёs. Ndёrsa nё vazhdim tё pyetjes suaj dua t’ju them se akuzat pёr periudhёn e luftёs nacional ҫlirimtare atij i janё bёrё dhe vazhdojnё t’i bёhen nga pinjollёt e baballarёve qё bashkёpunuan me okupatorin nazi-fashist kundёr interesave tё Shqiperisё. Pra nga humbёsit.Dhe nga ata nuk mund tё presёsh asgjё tjetёr. Fitimtarёt nuk gjykohen.
Sot, pas gjithё kёtyre viteve qё u hodh baltё mbi luftёn nacionalçlirimtare, forcat e majta nё Shqipёri po pёrgatiten tё festojnё 70 vjetorin e Ҫlirimit, me madhёshtinё qё i takon, si njё ngjarje shumё e rёndёsishme e historisё tё popullit tonё. Gjatё periudhёs sё ndёrtimit tё socializmit, Shqipёria ndёrroi faqe. Pёr tё arritur kёtё, u deshёn reforma shumё tё thella, qё u arritёn vetёm nga njё pushtet, qё i pёrkiste krejtёsisht popullit. Dhe po tё vini re, kush e kritikon atё sistem dhe Enver Hoxhёn, vetёm tё ashtuquajturit borgjezё tё rinj, qё gjithҫka e shohin vetёm nё interes tё pasurimit tё tyre, dhe aspak nё interes tё popullit. Ky ёshtё ndryshimi esencial midis sё djeshmes dhe tё sotmes.
– Çfarë kujtoni më shumë nga fëmijëria juaj? Çfarë vendi zenë tregimet për luftën, komandant i së cilës ishte babai juaj?
– Fёmijёria ime ka qenё njё fëmijëri e qetё dhe ҫdo moshё ka kujtimet e saj. Qё nё vogli,babai na edukoi me dashurinё dhe respektin pёr patriotёt, rilindasit,atdhetarёt dhe pёr dёshmorёt qё dhanё jetёn pёr ҫlirimin e Atdheut nё luftёn e madhe nacional-ҫlirimtare. Ai shumё nga kёta heronj i kishte patur shokё tё afёrt tё njё ideali. Mё kujtohet qё, babai sa herё na tregonte pёr atё epope tё lavdishme, gjithnjё mallёngjehej. Tek ne ai brumosi respektin pёr heronjtё e Luftёs sё lavdishme nacional-ҫlirimtare.
– Çfarë raportesh kini pasur me prindërit tuaj dhe si sillej Enveri me fëmijët e tij?
– Babai ishte shumё i dashur me tё tre ne fёmijёt. Si ҫdo prind, kur ishim tё vegjёl ai na pёrkёdhelte shumё, por edhe na kritikonte pёr prapёsitё e moshёs. E veҫanta e tij ishte se ai kurrё nuk e ngrinte zёrin kur na zinte nё faj. Na fliste dhe mundohej tё na spjegonte qё ne tё mos e pёrsёrisnim gabimin. Por fjalёt e ngrohta tё babait, nuk rreshtёn as kur u bёmё madhorё dhe madje dhe kur ne u bёmё prindёr dhe ai gjysh. Ai kurrё nuk na e impononte vullnetin e tij dhe madje as ndёrhynte nё gjёra qё nuk prishnin aq punё pёr formimin dhe tё ardhmen tonё. Ndёrsa Nexhmija pёrveҫ dashurisё qё na jepte si nёnё, kujdesej pёr mbarёvajtjen tonё nё shkollё si dhe pёr kurset e gjuhёve tё huaja qё mёsonim, apo edhe pёr aktivitetet e tjera jashtё shkollore qё ndiqnim. Nё bisedat qё, bёjmё tani me mamanё, kujton se, kur i thoshte babait, qё duhet t’i flasёsh fёmijve, per kёtё ose atё gjё, lidhur me shkollёn, ai i thoshte si me shaka, “unё jam si artileria e rёndё qё pёrdoret rrallё”.
– Çfarë do të vlerësonit më shumë nga këshillat që ju ka dhënë babai juaj?
– Shumё gjёra. Dashurinё pёr atdheun, pёr njerёzit, pёr punёn. Tё jem njeri i ndershёm, i drejtё dhe korrekt me ҫdo gjё. Ai mё mёsoi tё jem i thjeshtё dhe t’i dua e t’i respektoj njerёzit. Unё jam munduar, pёr ҫka mё ka mёsuar babai, t’jua pёrcjell fёmijve tё mi. Tek babai qё, nё fёmijёrinё e tij, familja i kishte mbrujtur karakterin, me ndjenjёn e ndershmёrisё, tё thjeshtёsisё, tё atdhedashurisё dhe tё afrimit tё hapёt e tё sinqertё me njerёzit. Babai pёrsёriste shpesh njё thёnie tё prindёrve tё tij, “fodullёku ёshtё gjё e keqe, nuk ekziston nё gjakun tonё”. Babai gjithё jetёn e tij eci nё rrugёn e nderit, nё rrugёn e popullit dhe pёr popullin, tё cilit i kushtoi gjithё jetёn e tij. Po kёshtu edhe Nexhmija nё familjen e saj u edukua me ndnjenja patriotike dhe liridashёse. Trimёria ishte njё nga virtytet qё ajo e tregoi qё nё moshё shumё tё re si njё pjesёmarrёse nё Luftёn NCl e deri nё burgjet berishiane qё i bёri nё moshёn 76 vjeҫare, vetёm pse ishte gruaja e Enver Hoxhёs. Mangёsi e prindёrve tё mi, ishte vetёm koha e kufizuar qё na kushtonin, pёr shkak tё detyrave dhe angazhimeve tё shumta qё kishin. Vetёm dua tё shtoj, se ajo kohё qё na kushtonin, ishte krejt pёr ne.
– Në një libër që kini shkruar vite më parë ju kini thënë se raportet ndërmjet babait dhe nënës suaj kanë qenë të shkëlqyeshme gjatë tërë jetës së tyre. Megjithatë, në opinion është krijuar përshtypja se shumë nga gabimet që i atribuohen Enver Hoxhës janë diktime dhe ndikime të nënës suaj. Cili ka qenë roli i Nexhmije Hoxhës në punët shtetërore të babait tuaj?
– Pjesa e parё e pyetjes tuaj i qёndron tё vёrtetёs. Mё 1 janar 1985,ata festuan 40 vjetorin e martesёs, pra pak muaj para se babai tё ndahej nga jeta. Ata u njohёn gjatё luftёs. Sё bashu nёn njё ideal dolёn fitimtarë. Sё bashku gjatё gjithё jetёs, ata punuan dhe i shёrbyen me devotshmёri ndёrtimit dhe forcimit tё Atdheut. Gjithmonё sё bashku i kanё kaluar vёshtirёsitё. Dhe gjithmonё sё bashku i mbaj mend qё nga koha e vegjёlisё time e deri nё ditёn e fundit, qё u ndanё pёrjetё nga njeri tjetri. Ndёrsa pёrsa thuhet qё shumё gabime tё Enver Hoxhёs kanё qenё tё Nexhmijes, kёto janё trillime qё nuk kanё asnjё bazё tё vёrtetё. E para dua tё theksoj qё Enver Hoxha ka qenё me mendje tё kthjellёt dhe nё krye tё punёve tё shtetit deri nё fund tё jetёs sё tij. Pёr kёtё dёshmon mё mirё aktivitetit i tij i shumanshёm, qё ёshtё i pasqyruar nё dokumentet e shumta tё kohёs. Nuk dua tё lё pa pёrmendur, qё gjatё kёtyre viteve tё ndёrrimit tё sistemit, janё bёrё shumё fallsifikime mbi dokumentet dhe filmat e kohёs, me tё vetmin qёllim pёr tё shtrembёruar tё vёrtetёn. Ne si familje, pёr kёtё gjё, kemi folur nё shtyp dhe kemi bёrё denoncim dhe nё Prokurori. Pra e gjithё kjo fushatё ku kanё pёrfshirё dhe nёnёn time, ёshtё e gjitha njё fushatё politike me qёllim qё tё errёsojё sa mё shumё figurёn e Enver Hoxhёs.
* * *
Kush është Ilir Hoxha?
– Kam mbaruar Universitetin e Tiranёs, fakulteti inxhinieri mekanike. Kam mbrojtur gradёn shkencore Doktor i Shkencave dhe mё pas kam marrё titullin e lartё Profesor i Shkencave. Kam bёrё specializime nё Paris dhe nё Stokholm tё Suedisё. Me mbarimin e fakultetit kam punuar, pёr pesё vjet rradhazi, nё Uzinën Mekanike Bujqësore (UMB) nё Durrёs, uzinё qё projektonte dhe prodhonte makineri pёr bujqёsinё dhe blektorinё.Konkretisht kam punuar nё byronё e projektimeve te makinerive te reja qё mё pas hidheshin nё prodhim. Nga viti 1976 deri mё vitin 1990, kam punuar si drejtor nё institutin qё ishte nё varёsi tё Ministrisё sё Mbrojtjes, ku kam drejtuar punёn pёr projektimin dhe ndjekjen deri nё zbatim tё linjave tё reja si dhe tё shumё kёrkesave tё tjera qё kishte nevojё Ushtria jone, qё ne mundёm t’i realizonim, falё stafit tё inxhinierёve dhe teknikёve tё talentuar qё kishte instituti ynё. Kam dhёnё mёsim si pedagog i jashtёm nё fakultetin e inxhinierisё mekanike nё Universitetin e Tiranёs, ku kam ushtruar dhe aktivitet shkencor. Nё vitin1991, me ndёrrimin e sistemit politik nё Shqipёri, mё pushuan nga puna, pa mё dhanё asnjё arsye, por qё kuptohej qartazi, vetёm pse isha djali i Enver Hoxhёs. Qё atёherё e deri mё sot, jam munduar nё mes vёshtirёsive tё shumta, gjithmonё politike, tё jem konsulent teknik pёr firma tё ndryshme private.
Nesër do të lexoni:
E vërteta mbi themelimin e Partisë Komuniste dhe rolin e jugosllavëve Miladin Popoviç dhe Dushan Mugosha
A i ka eliminuar Enver Hoxha shokët dhe kundërshtarët e tij potencialë politikë qysh gjatë luftës?
Marrëveshja e Mukjes, kompromisi që u arrit mes PKSH dhe Ballit Kombëtar dhe kush e prishi marrëveshjen?

Komenti u fshi nga moderatori per arsye etike.
Po te kishin qene diktatore e hajdute ,te bijte do ishin te paret serish ne egersi ,por mendoi per popullin ,ai sistem duhej konsoliduar,dhe jo si tani,ku njerezit jane kafsheruar,te vetmit qe kane mbetur njerez dhe e kerkojne kete me drejtesi ,po mbijetojne ne mes kafshesh.
Enveri drejtoi 50-vjet dhe beri shqiperia nen udhehqjen e tij ato gjera qe zogu apo sot nuk arrine te behen.ndoshta ata qe e deshirojne apo e kujtojne me nostalgji sepse berishizmi ishte me i keq se enverizmi nga pritshmerija e rregullit,mireqenies e shendetesise,etj.une mendoj se enveri si beri te gjitha veste,apo pas luftes zgjodhi aleatin e gabuar( rusine),po sala i ka bere dhe i bene vetem e me gjithe qejf me aleatin e tij UDB
Po per ata qe vrau, masakroi, internoi dhe fshiu nga faqja e dheut me dhe pa gjyq babai yt do na tregosh?
A thua do te na tregoj Iliri edhe per dekoraten “Ylli Partizan” , kl. I te cilen Enver Hoxha ia dha serbit A. Rankoviq ?
E turpshme si ka filluar rehabilitimi nen rogoz i ketyre figurave. E turpshme qe te dale ne faqe te pare ne ne lajm te pare nje interviste e tille e nje njeriu medioker.
Keta vetem gazetare nuk jane…
Thone se fitimtaret e shkruajne historin ?! Une them se e shkruajne por jo pergjithemone !
Dhe vjen nje dite qe cdo ”keshtjelle ”’e ngritur rrezohet si nje piramide e ndertuar me rere !
Por nje rregjim i keq ,antikombetar ‘vrases, plackites si ky i Berishes , Shqiperia nuk ka pare
kurre edhe ne vitet e saj me te errta ! Disa grykes injorante ,hajna , vrases e grabites do te
habitem me kete qe them por une u them mos u habitni fare zoterinj ! Regjimi vandal,satrap ,
vrases e plackites berishian e ktheu nje popull te tere muhaxhir neper bote ,skllav ne Europen
”moderne ” dhe pa pike turpi deklarojne se ainregjimi komunist ia kishte mbyllur ”portat ”
shqiptareve dhe nuk i lejonte te dilnin neper Europe ?! Ja tani kane dale Europe e Amerike me
shume se gjysma e shqiptareve dhe pastrojne halet e Europes ! Sali i shituri,Drakula shqipta-
ret ne Europe si skllever , ndersa vajzat shqiptare si prostituta ne rruget e Greqise dhe Italise .. !
Shqiptaret e varfer qe u ka shkuar thika ne palce nga varferia e mjerimi qe i solli regjimi i ndyre
salinist kane te drejte te kujtojne ate rregjim ,jo per nostalgji,por se krijoi nje mireqenje baze ,
mbase edhe shume te ulet ne raport me kerkesat e njerezve,por ama u siguroi punen ,jeten ,
shendetin, aresimin ! Sot njeriu punonjes eshte i tronditur, i frikesuar se neser mund te humbi
punen ,mund te humbi shtepine, mund te dale ne rrugen e madhe te papunesise ! Muhaxhiri
shqiptar ne rruget e botes e ndjek ore e cast paniku ,,frika, e ardhmja e pasigurte e vetes dhe
femijes ! Ai eshte ”qytetar europian” por jo ne kuptimin e vertete te fjales sepse ai eshte i
adoptuar, si nje femije qe merret nga befotrofi nga nje cift qe s’kane femije ! Te tille jane edhe
shqiptaret ne Europe e SHBA ! Edhe gabimin me te vogel tregohesh me gisht nga autoktonet,
prandaj i ”adaptuari” gjithemone duhet te ece kokeulur ‘pa dinjitet,pa personalitet ,thjeshte nje
skllav ne Europen moderne ! Ndersa familja e dushmanit noton ne lluks, bile tash na kane
filluar te na shkruajne niperit dhe mbesat ! O tempora, o mores ! Quo Vadis ?
Per nje gje ka te drejte ky Ilir Enver Hoxha, per gjyqin e kafeve….
Ata duhet te ishin denuar per genocid kunder popullit shqiptar dhe jo per kafete e pira.
Po afron dita e çlirimit dhe e rehabilitimit te ketyre figurave monstruoze…
TURP.
Ka te drejte ne shume gjera, sidomos per PD dhe per diktatorin Berisha.
Nese Enveri ishte diktator, Berisha eshte nje kafshe.
Faktet jane qe Berisha ka vrare me shume shqipare se Enveri.
Mos ja qr tashi e bajate
https://www.youtube.com/watch?v=CxK6e4U88OM