“Edhe Era është e korruptuar”?!

Dita

Shpëtim Gjika është ndjerë i fyer për ditën e 1 Qershorit, pasi vajzën e tij të vogël nuk e ka ftuar askush në aktivitetin e organizuar me rastin e festës. Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Gjika ironizon duke shprehur zemërimin.

“Po Era çfarë gabimi ka bërë që nuk e ftuan në festën e 1 Qershorit te Parku Rinia këtë vit? Apo edhe Era është e korruptuar dhe ka administruar keq?!”, shkruan Gjika. Drejtoria Arsimore e Vlorës kishte përzgjedhur më parë nxënësit e shkollave për të qenë pjesë e paradës. Gjika prej muajsh është në një betejë ligjore me prokurorinë, ku akuzohet për abuzime me fondet e pushtetit dhe përfitime në mënyrë të paligjshme. Ai gjithashtu është përplasur edhe me kryeministrin, duke ndërprerë komunikimin mes tyre prej muajsh edhe pse më parë kanë qenë miq të afërt. Ka patur nga ata që nuk e kanë përtypur mirë këtë reagim të Gjikës.

gjika “Mirë drejtoria, po ti o Shpëtim, pse përdor vajzën për të tilla situata? Ja pra, një tjetër akuzë që mund të hidhet ndaj teje është, përdorimi i fëmijëve për politikë”,- i shkruajnë miqtë në profilin e tij në FB. Lerë vajzën vëlla të luajë dhe ti vetë… qetësohu…

Share This Article
2 Comments
  • Pse u dashka ftuara goca jote o hajdut pak femij ka vlora po do marrrib vajzen tende legen burre bene viktimen me femij

  • normal ashtu eshte e koruptuar e sakte, ma mend djalin e fullanit qe fshinte djersen e b…. me 500 euro. sheh rrushi dardhen dhe piqet molla ne maj te fikut.o krietar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *