Everton futet në garë për të siguruar shërbimet e sulmuesit Josh King.
Ndërkombëtari norvegjez shënoi gjashtëmbëdhjetë gola për Bournemouth sezonin e kaluar, mjaftueshëm për të tërhequr interesin e Tottenham Hotspur.
25-vjeçari ka disa dyshime rreth lëvizjes në “White Hart Lane”, ai ka frikë se do të mbetet zëvendësues i Harry Kane.
Everton tashmë kanë shpenzuar 96 milionë sterlina për të forcuar skuadrën e tyre, përfshirë Michael Keane dhe Sandro Ramirez.
Norvegjezi tha se ishte i interesuar për një lëvizje në Londrën e Veriut, kohët e fundit duke pranuar se do të ishte një gënjeshtar nëse nuk e kishte vënë re interesin e Spurs.
“Unë jam i intriguar të përmendem edhe në një fjali të Spurs, ata janë një skuadër e madhe që luajnë në Ligën e Kampionëve”. Everton pritet të humbasë Romelu Lukaku këtë verë dhe kjo mund të justifikojë dëshirën e tyre për të nënshkruar me King, pavarësisht se në repartin e sulmit u afruar Sandro nga Malaga.
