Feja dhe teknologjia vështirë se mund të ecin me të njëjtin hap me kohën. Kjo u provua në Filipine, kur prifti e drejtoi Meshën e Krishtlindjes, mbi risinë e fundit teknologjike e njohur si skuteri elektrik i vetekulibrimit, i njohur si “Hoverboard”.
Në provincën Laguna, prifti përshendeti dhe këndoi këngë të Krishtlindjes, ndërsa u duartrokit për prezantimin e tij publik me “Hoverboard”. Dioqeza Katolike, përmes një deklarate në Facebook, e quajti “tërësisht të gabuar”, sepse Eukaristia kërkon respekt dhe nderim maksimal. Është forma më e lartë e lutjes, jo një feste personale, kur dikush në mënyrë kapricioze paraqet diçka për tërhequr vëmendjen”.
Megjithëse video e grupit Katolik “Novus Ordo” që u publikua në Facebook mori shumë pëlqime dhe u nda gjerësisht në rrjetet sociale, shkaktoi reagime të ndryshme. Disa e quajtën mungesë respekti sjelljen e priftit, ndërsa të tjerë përshëndetën shpirtin e tij të humorit.
