Që rrugët, hidrocentralet apo minierat jepen me koncesion, këtë e di kushdo. Por që të jepen me koncesion edhe historia jonë apo shkrimi i saj, këtë s’ë kisha dëgjuar ndonjëherë. Por ja që në Shqipëri mund të dëgjosh çdo gjë! Natyrisht që kjo nuk u artikulua “ad literam” si po e shpreh unë, por thelbi është ky.
Rastesisht në një të përditshme mësova se ish-drejtoresha e Arkivit te shtetit Nevila Nika paska deklaruar në një televizion informativ se për ta shkruar siç duhet historinë tonë na duhet pa tjetër dhe “ndihma” e huaj! Më konkretisht ajo është shprehur, sipas po kësaj gazete, për “nevojën” e një kontributi që mund të japin dhe të huajt për historinë tonë (nënkupto për rishkrimin e saj), duke qenë se janë më “të ftohtë” se ne. Lidhur me këtë ajo më tej, duke dashur të shfajësojë veten apo dhe të tjerë, që mendojnë si ajo, fajëson politikën, por edhe faktorë të tjerë jopolitikë, që i kanë “detyruar” historianët tanë pas viteve ’90-të të jenë emotivë (dmth joprofesionistë. P.Q) në të shkruarit (më saktë në të rishkruarit) e historisë. Për të qenë më saktë duhet të thoshte ne, historianët e djathtë, jo të gjithë historianët. Të majtët nuk kërkojnë të huaj që të na “mësojnë” si të shrujmë historinë tonë. Kjo, veç naïve, duket dhe një tentativë hileqare ose një tërheqje e “butë” para fakteve të pakundërshtueshëm. Mirë u akuzua diktatura dhe diktatori për imponim mbi historianët (gjë që s’është krejt e vërtetë), po pse të ndodhë kështu, kur sot jemi në liri? Apo ende s’e kemi fituar si individë , si personalitet lirinë? Apo është më e kollajtë t’ia lësh në derë politikës, kur je servil dhe studius pa personalitet? Një historian që ka respekt për veten, ka respekt për shkencën dhe anasjelltas dhe nuk mund të bëhet urë për udhëheqësin, sidomos në demokraci. Kjo është në rastin më të mirë mungesë personaliteti. Dhe shkenca nuk është vetëm cështje dijeje, por edhe morali, dinjiteti. Ndaj një pohim i tillë është shumë naiv për moshën dhe shkollimin (titujt) që ajo mban.
Problemi i rishikimit të historisë pas viteve ’90 -të ka qenë një debat i nismuar më parë nga politika (nga e djathta) veçanërisht kur ajo erdhi në pushtet. Dhe kjo ishte e nevojshme për shkak të politizimit të bërë në kohën e socializmit (që nuk e di pse quhet sot komunizëm, kur vet autorët e tij s’e quanin të tillë) nëse do të niseshim nga kritere thjesht shkencore, pra, për të afirmuar të vërtetat historike, ato që kishte deformuar diktatura.
Por shpejt u dëshmua se “rishkrimi” i historisë ishte konceptuar si përmbysje e saj. Ai nuk ishte një objektiv shkencor, por një objektiv politik. Kjo bëhej për të “pastruar” figura historike të së djathtës tradicionale, që e meritonin, por, sidomos, për disa figura përfaqësuese të së djathtës, që ishin bërë pis me kolaboracinozmin e tyre të provuar gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Por kolaboracionistëve nuk ua kishte fajin Partia Komuniste, kur ata putheshin me fashizmin e nazizmin dhe “filozofonin” nëse duhej luftuar apo jo pushtuesi, kur vendi dhe bota digjeshin në flakët e luftës. Pra, shprehur me një thënie pikante popullore kur fshati digjej, ajo (ata, kolaboracionistët) kriheshin.
Gjithë pengu i së djathtës kolaboracioniste ishte se ata nuk mund ta pranonin që çlirimin e vendit ta realizonin komunistët, vegjëlia, por ata vet, familjet e mëdha, Balli i kombit, sic e quajtën me krenari veten. Por ja që gabuan tragjikisht dhe e pësuan, duke u ndëshkuar rëndë. Dhe, duke e ditur që çlirimi i vendit është një akt madhor historik, këtë nuk do të donin kurrë ta kishte si meritë Partia Komuniste, veçanërisht Enver Hoxha. Shkurt E. Hoxha iu hëngri atyre racionin politik, duke i nxjerrrë nga skena e historisë, duke i ndëshkuar si nuk e kishin menduar kurrë. Prandaj, edhe pinjollët e sotëm të kolaboracionistëve, ashtu si të parët e tyre, që për inat të Enverit shkuan me pushtuesit, edhe këta për inat të Enverit nuk e njohin kontributin e komunistëve në atë luftë ose përpiqen ta “bëjnë pis” duke quajtur luftë civile! Pra, mohojnë kontributin dhe luftën e popullit të tyre. Por lufta kundër pushtuesit s’mund të quhet luftë civile, edhe kur me pushtuesin bashkëpunojnë njerëz të vendit të pushtuar.
Pra, rishikimi i historisë kësaj here bëhej më tepër për qëllime politike të ditës. Dhe dihet se ne kësi rastesh sinjalet i jep përherë politika dhe pas saj “aksionin » e vazhdojnë në terrenin e “shkencës” ushtarët “shkencëtarë” të partisë…Zonja Nika është shfaqur hapur si historiane e së djathtës, megjithë një farë moderacioni në paraqitje. Dhe gjithë preokupimi i historianëve të djathtë nuk ka qenë e vërteta shkencore dhe korrigjimi i falsikimit të bërë (aq sa ishte) gjatë periudhës së diktaturës, por sidomos mohimi i rolit të komunistëve në çlirimin e Shqipërisë , vçanërisht, i Enver Hoxhës, diktatorit të ardhshëm, i cili , sipas ligjikës së pinjollëve të kolaboracionistëve, duhet të jetë pa asnjë meritë dhe krejt i zi, duke patur parasysh ç’ndodhi pas çlirimit. Ky mentalitet kolaboracionist duket qartë në rehabilitimin e shumë bashkëpunëtorëve të pushtuesit nga ana e politikës së djathtë dhe dekorimi e nderimet e tjera si të ishin heronj, vetëm e vetëm se ishin antikomunistë. Por antikomunizmi kolaboracionist nuk është patriotizëm. Enver Hoxha ka plot gjynahe pas çlirimit, por meritat e Luftës nuk mund t’ia errësojë dot askush. Kjo është ë vërteta historike. Pasi u rropatën për 23 vjet për ta mohuar Luftën Nacional- Clirimtare të popullit shqiptar të udhëhequr nga komunistët dhe E.Hoxha ose për ta quajtur thjesht “luftë civile”, luftë vllavrasëse, terror komunist etj., më në fund, me sa duket, u dorëzuan përballë së vërtetës historike dhe argumenteve realiste të historinëve të majtë se fuqia e manipulimit nuk mund ta mundë të vërtetën historike. Se nga njera anë pranohet që Lufta Nacional-Çlirimtare na bashkoi me aleancën fitimtare anlo-sovjeto-amerikane, nga ana tjetër thuhet prej “historianëve” të djathtë se ajo ishte luftë civile! Një gjë pa sens fare! Të ndodhur përballë bllofit të çvlerësimit të luftës, që bënë shqiptarët të udhëhequr prej komunistëve, pinjollët e tyre sot dhe disa pseudohistorianë , duke e parë misionin e tyre si gurin e Sizifit, që s’e çoi kurrë në majë, bëjnë një tërheqje “të butë”, duke dashur ta japin historinë tonë me konçesion, njëlloj si rrugët, HEC-et apo minierat. Pra, të “lajnë duart” me historinë, duke ua lënë të huajve. Gjë që s’ka ndodhur as në një vend serioz. Kjo është paaftësi profesionale dhe defekt moral. Vetëm shkencë nuk ka këtu. Nje turp!
Jo Sisifi e conte ne maje gurin dhe e rrokulliste prape poshte. E kishte denuar i jati,perendi.Edhe Berisha me te tijte, kete pune bejne,”Pune Sizifi”
Nje analize, realiste, e vertete, e sakte, e serioze.Kjo persa i perket LNCL.Per periudhen e pas luftes kam mendim te kundert.Epoka e ndertimit socialist, eshte epoka me ndritur e ndryshimit rrenjesor te Shqiperise, ne te gjitha fushat .(,Nuk eshte vendi te argumentoj mendimin tim)
KY QUHET OPINION
I vetemi korigjim qe mund te behet qe togfjaleshit ‘historiane te djathte’ te thuhej ‘pseudo historiane’ sepse historiani o eshte historian o nuk eshte.
Ne shkrim ngrihet nje problem ‘kalimthi’ por qe qe ne keto vite ka qene nga me te ‘mpreftat’ e politikave antishqipetare perdorimi vend e pa vend i fjaleve ‘komunist’,komunizem’,’regjim komunist’ e deri ‘sistem komunist’.Nuk ma do mendja te jete bere thjesht per miopi intelektuale apo politike e aqe me teper te kete qene ‘shpikje’ e injorances salisjane perkundrazi.Lufta kunder komunizmit e jo enverizmit erdhi nga jashte ,nga zeri i Amerikes qe nuk ka te beje me Ameriken por me qarqe injorantesh e antishqipetare te kohes se Mon kukaleshit por mendoj se ka te beje edhe me agjenturat per te futur ne sherr injorancen e politikes shqipetare qe vetem politike nuk eshte dhe se treti mendoj se ‘lufta’ kunder komunizmit u ka ardhr per shtat tere ish femijeve shurranjoze te ish bllokut e ne radhe te pare Paskos e doktorit qe i nderronte shtupat e shurres per ta patur si jorgan e te meresh populli me komunizmin e jo ‘terapine e shokut’ e djegjes se shqiperise.
Perkthimet per komunizmin e veprat e shkruajtura per te tek ne as nje perqind hyne rreth viteve ’60 dhe nga ajo veper mund te jene gjalle 2 apo 3 persona qe kane arritur ta ‘deshifrojne’ pjesa tjeter e ketu nuk e kam fjalen per zonjezen lulushka apo si quhet NIKA POR EDHE PER NDONJE PSIKO FILOZOF SI SERVET PELLUMBI QE E PERDOR SI FJALE E AQE ME TEPER SI BUKESHKALE PASI VODHI PJESEN E VET PER 70 VJET TANI NA FLET PER NJE FSHAT KATOVICE.kETA PSEUDO INTELEKTUALE NUK ESHTE òUDI QE NJE DITE KUR TE IKTE NGA SKENA AMBASADORI AMERIKAN E TE ISH AI KINEZ DO E NDERRONIN EMRIN KATOVICE NE KALIFORRNI.
Ti biesh ne qafe Gramoz Pashkos per katrahuren ekonomike te Berishes,eshte si te fajesosh Marksin per sketerren Staliniste.
Çfar meritash ka Enver Hoxha gjate luftes? Asnje. Ai thjesht qe nje kukell e oficereve te spiunazhit serb dhe britanik. Ai nuk hartoi apo drejtoi ndonje operacion ushtarak. Ai vetem eliminoi shqiptaret e vertete (nacionalistet) si ne rradhet e partizaneve komuniste ashtu edhe ne grupimet e tjera. Bashkepunimi me serbet e greket e sllavet dhe spiunazhin britanik ne dem te çeshtjes shqiptare eshte vula e tradhetise, pavaresisht se i veshin rrobat e “luftes nacional çlirimtare” etj. Enver Hoxha e te tjeret si ai tradhetuan edhe sinqeritein e shume partizanve kalamaj e adoleshente (atehere ishin me moshe 15-20 vjeç) dhe nje pjese e tyre ose u vrane ose u plagosen ne lufte; se per çfar qellimi e per te cilen te ardhme ate e dinin njeres si Enver Hoxha dhe oficeret e spiunazhit jugosllav dhe britani. Çfar bene ato heronj komuniste e partizane gjate masakres se Tivarit? Meqenese kane qene e mbeten nacional-çlirimtare, pse nuk e çliruan edhe Kosoven, Çamerine e trojet e tjera shqiptare te pushtuara?
Bravo genc per pyetjet!
Nevila Hoxha Nika veproi si ai budallai qe hodhi nje gur ne lume dhe u mblodhen 100 burra te mencur dhe nuk e nxirrnin dot. Nevila Hoxha eshte e denje per proverbin popullor: Nga gjembi del trendafili, nga trendafili del gjembi. Ajo eshte produkt i dy prinderve te pashem e te zgjuar, por ka dale nje gjemb i shemtuar dhe me karakter te deformuar. Eshte aq servile dhe padinjitet ne karakter, sa edhe ne nje botim dokumentesh qe ka bere per delegatet e Kuvendit Kombetar te Shpalljes se Pavaresise ne Vlore, emrin e Xhelal Bej (Koprenckes) nga Skrapari e ka shkruar me koken e vet Xhelal Bej (Zogolli) nga Mati. Pse? Sepse ashtu i behej qejfi Ali Baba Saliut dhe 40 krimineleve e hajduteve te cetes se tij. Kushedi se sa dokumente ka tjetersuar per aq kohe sa qe specialiste dhe Drejtoreshe e Arkivit Qendror te Shtetit te Republikes se Shqiperise??!!.
@petrit Qevjani
Zoti autor kam disa pyetje. Ti shkruan ne fund te artikullit:
Pra, të “lajnë duart” me historinë, duke ua lënë të huajve. Gjë që s’ka ndodhur as në një vend serioz. Kjo është paaftësi profesionale dhe defekt moral. Vetëm shkencë nuk ka këtu. Nje turp!
1. Jemi ne vend serioz?
2.Kemi ne profesionista? Nqs. po, perse nuk kemi histori? Pretendojme se jemi pasardhes te popujve pellazge. Ku eshte historia e kohes se lashte, prejardhja, etc. Ne akoma nuk dokumentojme dot qe Kosova eshte shqiptare, se serbi ka me shume histori te shkruar.
3.Une kam lexuar dhe mesuar mbi Shqiperine me shume nga autore te huaj se sa shqiptare. Keta te fundit kur shkruajne dicka i drejtohen vete autoreve te huaj.
4.Mire me perpara e ndaloi Enveri shkrimin e vertete te historise, po keto vite cfare bene historianet, qe kane mundesi te ekplorojne te gjitha bibliotekat e botes?
5.Nje arkeolog boshnjak ka zbuluar piramidat me te lashta dhe me te medhaja te botes qe ndodhen ne Bosnje dhe thote se jane ILIRE. Perse nuk shkruan asnje historian dhe nuk i bashkohet ketij kerkimi.
Pergjigja ime per keto pergjigje eshte se, ne shqiptaret nuk bejme asgje pa para, vetem po te na paguajne mire merremi me pune, dhe ai qe paguan mire eshte i interesuar te shkruaje historine sipas interesit te tij ose, nje patriot pasanik. Shqiptar te tille nuk ka lindur Shqiperia.
Qejvani thote se te djathtet duan rishkrim te historise kurse te majtet jo. Pra shume e qarte or Qejvan : Te majtet duan historine e shkruar nga Enver Hoxha sipas enderrave qe shihte duke e ndryshuar here pas here sipas oreksit. Kete pacavure histori me agjente- ministra e poliagjente-kryeministra do ti? Ate lloj historie ta tregon Paskal M… po te duash po nuk i duhet Shqiperise ajo lloj pacavure idiote komuniste e arnuar si rrecke e vjeter.
Ne i kemi historianet, jane popullore. A i keni pare neper ekrane si kaperdisen. Kaperdiseshin ne kohen e PP, ne kohen e PD, ne kohen e PS, ne kohen e PD e prap ne kohen e PS. Keta jane historiane/e, pasi e shkruajne historine sipas tekeve te partise.
Sa qe aktivistja e shquar e Partise se Sali Berishes ne pushtet zonja Nevila Hoxha Nika,
ne kishim kontroll te plote mbi te gjitha dokumentet kompromentuese te UDB-se dhe te Sigurimit te Shtetit Enverist.