Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Edhe Hitleri kishte planifikuar një 11 shtator
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Televizion > Edhe Hitleri kishte planifikuar një 11 shtator
Televizion

Edhe Hitleri kishte planifikuar një 11 shtator

anazapta
Published December 13, 2013
Share
SHARE

56 vjet përpara sulmit famëkeq të 11 shtatorit 2001, Adolf Hitleri kishte planifikuar të njëjtin sulme djallëzor. Prova të reja historike, të publikuara nga “Daily Mail” tregojnë se “Fyhreri” dhe Bin Ladeni, në thelb nuk kanë ndonjë ndryshim të madh në logjikën kundër “armikut të përbashkët”.

Në planet e tij për pushtimin e botës, Hitleri kishte edhe një sulm ndaj SHBA-së, i cili për nga mënyra si u konceptua nga specialistët e tij nuk ndryshonte shumë me atë që u krye 12 vjet më parë mbi Kullat Binjake dhe Pentagonin.

Programi ishte i ndarë në dy pjesë. Pjesa e parë ishte ajo e përzgjedhjes dhe stërvitjes së njerëzve të përshtatshëm, të gatshëm për të realizuar sulmin vetëvrasës mbi Manhatan, ndërsa etapa e dytë, do të fokusohej në gjetjen e mënyrës se si mund të përforcohej forca goditëse.

Për këtë arsye, Hitleri u kishte kërkuar qëllimisht ekspertëve të tij, pak muaj përpara nisjes së Luftës së Dytë Botërore në vitin 1939 që të ndërtonin eksplozivin më të fuqishëm të njohur prej tyre dhe të gjenin mënyrat se si ai mund të vendosej në avionë.

Skenaret e Hitlerit nuk mundën të viheshin kurrë në jetë, ndërsa për vite me radhë, diktatori fashist u tregua i kujdesshëm të mos ngjallte armiqësi te Amerika, duke deklaruar publikisht se nuk kishte ambicie përtej oqeanit.

Por në të vërtetë, ai i përçmonte strukturat demokratike në SHBA, besimin te liria dhe të drejtat e njeriut, përzierjen e racave dhe bankierët hebrenj.

Ai llogariste se pas të kishte nënshtruar Europën Perëndimore dhe të shkatërronte Bashkimin Sovjetik, dy do të ishin superfuqitë e mbetura në botë: Gjermania dhe Amerika. Lufta mes tyre do të ishte e pashmangshme dhe për këtë duhej të ishte i përgatitur.

Por fatmirësisht, historia mori një rrjedhë tjetër nga ajo që kishte parashikuar Hitleri.

anazapta December 13, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments
  • askushi says:
    December 13, 2013 at 10:41 pm

    Lavazh truri…………….
    Dhe ne qofte se Hitleri donte te godiste Ameriken,arsyeja eshte se ne Amerike ishin dhe jane kokat e NRWO,ose Rendit te Ri Boteror.
    Te tjerat jane p…dhe me rigon.

    Reply
    • Visit Albania says:
      September 1, 2019 at 5:08 pm

      Rothschildi e komandon boten

      https://mentealternativa1.blogspot.com/

      Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?