Nga Artan Xh.Duka
PD duhet të çlirohet nga kompleksi i humbjes duke e pranuar atë e hedhur sytë nga vetja. Me Bashën apo pa të, një PD e re që përzë të vjetrën dhe i ndrron “bravën” derës, vlerëson me këmbë në tokë historinë e para viteve 90 dhe ndjek shëmbullin e së djathtës perëndimore, është më pranë shumicës dhe votës së saj.
Fatbardhë pas humbjes
Dihet që edhe kur humb në politikë, prapë fiton ca pikë e del faqebardhë kur pranon pa mëdyshje rezultatin, uron pa vonesë kundërshtarin dhe nis e reflekton duke e nisur nga vetja.
Njohja e rezultatit është respekt ndaj urtësisë së elektoratit dhe kjo është sa gjest emancipues e standart për të tjerë më pas, aq dhe marketing politik sepse nëse votuesi vlerëson reagimin dinjitoz pas humbjes, ai mund të jetë më i predispozuar për të të kushtuar vëmëndje më pas.
Kështu siç po vepron PD, thjesht fyen votuesin dhe indirekt, çimenton më tej besimin e tij se vota për të do të ishte votë dëm.
Humbja në vetvete është një shans për të ndërtuar imazh politik dhe dalë faqebardhë prej saj. Duke u bërë qepaze, PD po humbet edhe shansin të kapitalizojë sadopak aset politik dhe në këtë rast humbja është e dyfishtë.
Dokrra opozitare!
Fakti që sot PD nuk del dot nga vetja nuk përbën ndonjë lajm. Është bërë me hije nga vota dhe çfarë thotë sot nuk thotë nesër. Njëherë feston në marramëndje fitore paradhënie dhe garanton se nuk forcë që ndal ndryshimin e vë baste “burrash”, pastaj qurravitet se ia vodhën fitoren me marifet, njëherë vlerëson proçesin e numërimit kur nga kutia dalin vota blu, pastaj llomotit për kuti të manipuluara kur shikon se mbetet një xhiro pas… dhe si gjithnjë, për lajmin e mirë meritat ia njeh vetes dhe për lajmin e keq, fajtori është gjetiu.
Basha e të tjerët në PD, e dinë që vicklat paszgjedhore nuk pijnë më ujë. Fati politik i Bashës e vetë PD është në udhëkryq. Koha lyp lidership por koha nuk është me bollëk.
Pavarësisht duarve të “lidhura”, Basha ka përgjegjësi për humbjen. Si për rezultatin, ashtu dhe faktin se lejoi, apo e mori vetë përsipër me dëshirë, të luante i diktuar nga të tretë pas.
Me letra humbi Basha por në fakt humbi fryma e trashëgimisë 30 vjeçare që e ka marrë peng PD dhe të djathtën në vënd.
Dorëheqja nuk kërkohet por jepet dhe nëse Basha nuk e bën këtë gjë, atëhere, në ka ambicje për të drejtuar atë parti, duhet të dalë haptazi me platformën e rregullat e tij, i padiktuar nga askush, aq më tepër nga ata që janë sot etalone të trashëgimisë problematike në atë parti.
Fati PD është më jetik se fati një lideri dhe me Bashën apo pa të, PD nuk duhet të kuturiset në një tjetër qorrsokak politik. Nuk fiton as simpatinë e publikut (edhe ai që nuk ishte i bindur për votën, bindet se nuk gaboi kur nuk votoi PD) e as të faktorit ndërkombëtar (me poza demokratike “më katolik se papa”).
Me Bashën apo pa të, një PD e re duhet të lërë pas zakonet e vjetra dhe syresh që ushtron presion me to. Gjetjet artificiale “libri zi” nuk duhet të zënë më vënd mes shqiptarëve sepse, njëlloj si dhe sajesat sërbe të llojit “shtëpia e verdhë” etj, nuk shpien ujë në “mullirin” shqiptar.
Humbja është provë karakteri dhe Basha e mbaroi listën e pretekseve. PD nuk ka pse të bëjë UFO-n që rron me euforinë e 1992 në një Univers Paralel (botë) ku vetëm ajo fiton dhe kur ballafaqohet me realitetin e humbjen, bën fajtor këdo përveç vetes.
Vota është punë zemre dhe argumenti
PD humbi për shumë arsye por kryesore që shpjegojnë përse ajo nuk gëzon mbështetjen e shumicës në vënd janë mosdistancimi prej trashëgimisë problematike politike të PD dhe qëndrimi ekstrem i PD ndaj trashëgimisë historike në vënd.
PD nuk mundet dot të krijojë frymë sa kohë mbetet e asfiksuar nga e vjetra e idhujt që e kanë marrë peng. Nëse Basha do vërtet të marrë përgjegjësi e fitojë me PD, duhet ta bëjë atë me PD e tij dhe jo ta ketë atë me “qira” prej tjetërkujt.
Një PD e re duhet të distancohet prej dështimeve e abuzimeve të qeverisjeve të saj në tranzicion dhe drejtuesit e kohës. Lidershipi i vjetër duhet lënë në fatin e tij dhe jo adhuruar në dalldi e shndërruar në standart besnikërie e karriere në parti.
PD nuk ngjall dot besimin e shumicës sa kohë në qeverisje gjithmonë e ka degraduar atë dhe sot ende nuk ka reflektim.
PD nuk ngjall dot besimin e shumicës sa kohë nuk promovoi një të djathtë moderne por ricikloi të djathtën arkaike (deri kolaboracioniste) dhe volli vrer në emër të antikomunizmit ekstrem ndaj LANÇ e periudhës së ndërtimit duke fyer dhe lënduar ndjenjat e shumicës në këtë vënd dhe sot ende nuk ka reflektim.
E famshja e viteve 90 “të gjithë bashkëfajtorë, të gjithë bashkëvuajtës” nuk duhej të katandisej retorikë për pushtet por duhet të ishte identitet për PD si shtëpia e lirisë dhe mundësive për këdo.
Ndaj dhe humbja e PD nuk është thjesht çështje emrash por edhe kauze e filozofie. Nëse duan të shihen si “shtëpia e lirisë”, PD duhet të çlirojë veten së pari nga pengjet e së shkuarës, kulti individit dhe komplekset historike ndaj së shkuarës. Askush nuk mund të jetë idhull në parti sa kohë idhull është vetë partia.
Vota jepet me zëmër dhe me argument dhe deri tani PD i ka humbur të dyja tek shumica në vënd. Vetëm duke u distancuar nga qeverisja e keqe e së shkuarës dhe qënë mëndjehapur dhe racionale ndaj vlerave historike prej LANÇ dhe ndërtimit më pas (që ofrojnë vlera kombëtare që qëndrojnë mbi dallimet ideologjike), vetëm atëhere PD ka një shans të fitojë zëmrën e argumentin e shumicës në këtë vënd. Ndryshe, rezultati zgjedhor do të shndërrohet në një konstante “universale” (si shpejtësia e dritës) ku PS përherë dominon!
PS e PD nuk kanë pse të ndahen nga mënyra sesi e vlerësojnë të djeshmen por nga mënyra se si e qeverisin të sotmen në këtë vënd. Dhe kur kjo të ndodhë, pasioni e zëmra do i hapin udhë ngadalë argumentit dhe qetësisë tek kutia e votimit dhe rezultati nuk do të tensionojë më askënd.
Në do pushtet, PD duhet ta rifillojë nga e para. Më shumë se fati i Bashës, është në pikëpyetje fati PD. Nëse Basha kërkon të rrijë në krye të PD duhet të rrijë për llogari të vet dhe jo të atyre pas.
Kushdo që çliron PD prej trashëgimisë problematike të “njëshit” historik dhe vlerëson objektivisht të shkuarën, bën histori. Jo vetëm për veten, PD apo fatin e së djathtës por dhe vetë demokracinë.
Është i vetmi shans për të marrë pushtet se, për ta mbajtur pastaj atë duhet djersitur fort sidomos tani që PS i ka duk puna dhe u bë kohë që i thonë puna e mbarë.

Nje shkrim me thirjje te deshperuara qe e gezojne agjenturen serbe ne Shqiperi dhe politika e Beogradit po ngre dolli!
O Tan Xhaxhi Duka, opozita do beje fiks sipas direktivave tua se ta di mire opozitarizmin qe te karakterizon ndaj pushtetit Rama…Lol!
Me kete opozite Rama qendron sa te kete jete ne pusht-et , prandaj nuk eshte ndonje aftesi apo mire qeverisje e PS , poe thjesht s ne opozite ka NJE ALEAT = BASHEN i cili me hir apo pa hir i sherben Rames
Eshte nje thenje qe kur te mbur armiku ka nje problem dhe kjo vertetohet me perkrahjen qe Rama i jep Bashes
dhe kjo duhet te beje cdo demokrat dyshues per rolin e Bashes ne shkaterimin e opozites , militantet e PD qe ishin mprehur per tu bere pjese e tepsise nese do te vazhdojne te mbajne Bashen do te behen opozitare profesioniste dhe pa breke ne B,,,, sepse Basha ka per detyre te shkateroje PD dhe te perjetesoje sundimin e Rames , kush ja ka ngarkuar kete detyre e di vetem ai ka plot teori konspirative , por po te shohesh faktet besohet shume lehte roli i Bashes
Largimi nga parlamenti i siguroi Rames te bente ligjin zgjedhor sic e deshi ai vete
Mos berja e listes se perbashket me LSI i shkaktoi humbjen e sigurte te 2 parive dhe tani PD do qe ti hedhe fajin LSI sikur faji per humbjen i takon vetem asaj kur nga kjo LSI humbi pa u perkthyer ne deputete gati 70 ,000 vota qe po te ishin bashke do te kishin te pakten 7 deputete me shume vetem nga votat e shkuar dem te LSI
Lenja e te gjitha bashkive ne dore te PS e perkthyer ne mijra vota qe prodhon pushteti lokal per ate parti qe e zoteron dhe kjo ishte perseri taktike e Bashes
Tani na thote Basha se u vodhen votat , por ai para 25 Prillit sterbetohej se nuk do te vidhej asnje vote , tani na qyravitet per masaker votash edhe sikur te jete e vertete kjo , atehere thjesht ai nuk eshte i afte te mbroje votat , PRA EDHE RADHEN TJETER ETJETREN AI PERSERI DO TE ANKOHET SE JA VODHEN VOTAT a thua se ky eshte argument se ai nuk ka faj prandaj t ja lere vendin nje tjetri
Nese do te jete edhe ne zgjedhjet e ardhshme perseri Basha A do t ju jape PD isteve besim dhe frymezim nje dordolec qe ne krahasim me Ramen eshte nje mumje qe leviz ?
Habitem me te gjithe PD istet qe e mbeshtesin kete legen qe ka per ti lene ne opozite te perjeteshme lideri i nje partie eshte i vlefshem VETEM NESE ESHTE I AFTE TA SJELLE PARTINE NE PUSHTET , ndryshe ai nese nuk largohet vete te shkelmohet nje ore e me pare
Tamam opozite qepaze, jo terci jo verci, humbe lojen, jepi doren tjetrit e ec para, nuk do merret peng partia se ka halle sala e meta…
Fillim mbarim një shkrim lodhes per të argumentuar se pse Basha duhet të jete ndryshe dhe si duhet te veproje qe te jete nryshe. Po zoti Duka harron nje gje qe, jo kaq gjate sa shkrimi, po nje roman te kishte bere per Bashen, ai nuk di t’i lexoje ato. Nëse nuk e keni lexuar pamfletin e bashes para zgjedhjeve “Misioni im”, lexoni per te kuptuar se sa bosh eshte ky njeri, sa femije eshte ky i ashtuquajturi “lider”, qe gjeja qe di te beje me mire eshte te fryhet si gjel dhe t’i kushtoje kujdes lukut te tij. A thua se jemi ne nje sfilate dhe jo në politike. Thjesht ai eshte nje person që i ka ngel në dere PD, per interesat e familjes Berisha. Thene shkurt, bile me force, Basha duhet te largohet. Duhet te largohet, sepse ai se pari i ben dem PD, dhe se dyti demokracise në Shqiperi. Me të, per sot dhe per te ardhmen, Pluralizmi është demtuar rende. Eshte si zogu me një krah.
PD-ja është mallkim për shqiptarët ,që në themelimin e krijimit të saj me Sali Berishën e Azem Hajdarin e kompani është ndërtuar e dhunshme ,anti-shtet ,fashiste ,me një paturpësi e demagogji gebelsjane vrau e shkatroi në themel shtetin shqiptar ,vodhi e dëmtoi pa mëshirë gjithë pasurinë e 45 vjetve të popullit shqiptar deri në kuotën ZERO .Ajo i thotë të bardhës të zezë ,dhe të zezës të bardhë.PD-ja ka degjeneruar ,ajo braktisi parlamentin ,doli rrugve ,pasi bëri të gjitha tentativat e goditjes shtetit e policisë duke filluar nga sulmet kundër institucioneve parlamentit ,kryeministrisë ,.dhe komisarjateve të policisë shtetit por pa sukses .PD-ja po përplitet për mbrojtejen e Saliut dhe Ilirit e Lulit ,për pasurinë marramendëse të tyre që ka grabitur dhe po godet wetingun me të gjitha mundësitë .
Ajo po përplitet deri sa të zhduket Saliu fizikisht nga skena politike dhe si frymë e kultivimit dhe ndërsimit dhunës e kaosit,bashkë me Lulëzim Bashën .
Ajo prodhon vetëm krim e dhunë ,si veshka që prodhon gurët !
Kush nuk e shikon është qorr ,kush e shikon por nuk reagon është fatkeqësi !
PD-ja është mallkim për shqiptarët ,që në themelimin e krijimit të saj me Sali Berishën e Azem Hajdarin e kompani është ndërtuar e dhunshme ,anti-shtet ,fashiste ,me një paturpësi e demagogji gebelsjane vrau e shkatroi në themel shtetin shqiptar ,vodhi e dëmtoi pa mëshirë gjithë pasurinë e 45 vjetve të popullit shqiptar deri në kuotën ZERO .Ajo i thotë të bardhës të zezë ,dhe të zezës të bardhë.
PD-ja ka degjeneruar ,ajo braktisi parlamentin ,doli rrugve ,pasi bëri të gjitha tentativat e goditjes shtetit e policisë duke filluar nga sulmet kundër institucioneve parlamentit ,kryeministrisë ,.dhe komisarjateve të policisë shtetit por pa sukses .PD-ja po përplitet për mbrojtejen e familjes Saliut dhe Ilirit e Lulit ,për pasurinë marramendëse të tyre që ka grabitur, dhe po godet wetingun me të gjitha mundësitë .
Ajo po përplitet deri sa të zhduket Saliu fizikisht nga skena politike dhe si frymë e kultivimit dhe ndërsimit dhunës e kaosit,bashkë me Lulëzim Bashën .
Ajo prodhon vetëm krim e dhunë ,si veshka që prodhon gurët !
Kush nuk e shikon është qorr ,kush e shikon por nuk reagon është fatkeqësi !