Tashmë në emër të imazhit mund të blesh gjithçka. Për të krijuar idenë se je i suksesshëm mund të blesh klikime në Youtube, miq në Facebook dhe ndjekës në Tuiter. Por jo vetëm ata që janë në kërkim të famës e bëjnë. Edhe ata me famë ndërkombëtare paguajnë për fansa “fantazmë”.
Kohët e fundit është zbuluar se gati gjysma e ndjekësve në Tuiter të idhullit të shumë adoleshentëve në mbarë botën, Justin Bibber, janë të rremë. Një kompani e quajtur “Statista” bëri zbulimin, pasi analizoi llogarinë e këngëtarit në Tuiter. Ata zbuluan se afër 16.7 milionë prej ndjekësve ishin të rremë, ndërsa një llogaritje e thjeshtë lë të kuptohet se 19-vjeçari aktualisht ka vetëm 17.8 milionë ndjekës në Tuiter. Këngëtari kanadez renditet i dyti në planet për numrin e ndjekësve, pas Lady Gagës, e cila thuhet se gjithashtu mashtron me shifrat fiktive.