Edhe Kavaja ka çibanë pa leje!

redaktor

Dërguar me sms

në numrin e redaksisë

E dashur Dita! Sheshi dhe shëtitorja në qytetin e Kavajës po merr pamje të bukur, edhe pse punimet janë në fazën fillestare. Por shqetësim shumë i madh mbeten ndërtimet pa leje që në Kavajë kapin shifra të frikshme. Tre çibanë të shëmtuar janë akoma në këmbë në hyrje të shëtitores ku po kryhen punimet. Gojët e liga thonë që nuk do prishen nga lidhjet që kanë këta pronarë me drejtuesit vendorë e partiakë. Me qindra çibanë të paligjshëm në prona publike gjen në çdo pjesë të qytetit. Nuk gjen pallat të kohës së diktaturës që nuk është uzurpuar hapësira publike deri poshtë ballkoneve e rrugicave ndërmjet pallateve, rrethime me avlli e gardhe të shëmtuara kudo. Zaptimi i fushave të shkollave dhe hyrjes së tyre me ndërtesa me 3 apo 4 kate. Zoti Rama, Shqipëria nuk është vetëm Tirana. INUK duhet të vijë urgjentisht në Kavajë, se qytetarëve të mirë kavajas nuk i ka ngel as dhe një cm hapësirë publike e pa uzurpuar!

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *