Edhe KE nuk pajtohet me djegien e mandateve: Kundër integrimit në BE!

Leda Hysa

“Thirrjet e disa anëtarëve të partive opozitare për të bojkotuar parlamentin dhe për deputetët që të heqin dorë nga mandati i tyre aktual janë kundërproduktive dhe shkojnë kundër përpjekjeve të vendit për zbatimin e reformave të kërkuara nga BE”.

Zëdhënësja e KE, Maja Kocijancic u përgjigj për ATSH lidhur me vendimin e opozitës për djegien e mandateve.

“E drejta e qytetarëve për t’u angazhuar në demonstrata paqësore është një element thelbësor dhe një vlerë thelbësore e çdo demokracie të pjekur dhe duhet të garantohet. Sidoqoftë, përdorimi i veprimeve të dhunshme dhe dëmtimi i pronës publike siç u pa të shtunën e kaluar në qendër të Tiranës, nuk janë të pranueshme.

Parlamenti është baza e çdo demokracie europiane – është një vend ku debatet për reformat dhe zhvillimet përkatëse duhet të diskutohen dhe të merren përpara, e jo të bojkotohen. Thirrjet e disa anëtarëve të partive opozitare për të bojkotuar parlamentin dhe për deputetët që të heqin dorë nga mandati i tyre aktual janë kundërproduktive dhe shkojnë kundër përpjekjeve të vendit për zbatimin e reformave të kërkuara nga BE. Presim që qeveria dhe opozita të angazhohen në diskutime konstruktive me qëllim tejkalimin e situatës aktuale politike”, theksoi Kocijancic.

l.h/ dita

Share This Article
2 Comments
  • Kurve sllave hesht.

    Je ti ajo arkitektja e ndarjes se kosoves ?

    Hesht bushter.

    Populli shqipetar e din vete se ku i pikon catia.

    Hesapet me edi ramen do ti bejme vete nuk mund ta shpetoni ju.

    Ne ja dhame voten ne e do ta cojme ne vrimen e halese.

  • Cudi,per Francen ,pos Salvini,asnje nga keto nuk duel me komentuar e me dhane ´keshillà siç dine me iu dhane shqiptareve per shkembim toke,falje te detit, protestat qytetare… vetem ´albanistan na behen Zot shtepije

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *