Qarku i Kukësit dhe i Shkodrës ishin dy qarqet e vetme që mbetën blu në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 25 qershorit.
Edhe në këto dy qarqe diferenca ishte e ngushtë. Qarkun e Kukësit duket se e kanë “shpëtuar” për të djathtën Tropoja dhe Hasi, pasi Kukësi ka votuar më shumë për Partinë Socialiste.
Sipas rezultateve përfundimtare të KQZ-së, 49% e votuesve në Kukës kanë votuar për PS-në dhe vetëm 40.97 për qind kanë votuar për PD-në.
Më konkretisht, Partia Socialiste ka marrë 11.558, ndërsa PD-ja ka marrë 9.530
Partia e tretë është renditur Lëvizja Socialiste për Integrim me 7.5% të votave ose 1 747 vota.
Partia e katërt është renditur Partia Libra me 238 vota.
Në Tropojë, diferenca më e thellë është në favor të Partisë Demokratike dhe po kështu edhe në Has. Dy zonat, pjesë e Qarkut të Kukësit kanë bërë që Qarku të mbetet blu!

Keto te dhena duhet ti shohin te gjithe shqiptaret, sepse duhet ta marrin vesh qe per me teper se 14 vjet qe ka qeverisur PD, do te thote qe ka qeverisur HASI e TROPOJA.
Pasojat duken, jo?
Turp per Tropojen qe i dhane voten partise demokratike,edhe per hasnjanet nji nga fiset ma te pashem ne zonat e veriut.Vetem e vetem per Berishen.Si harruet e i dhat voten PD kur Berisha reabilito Zogun dhe mohoj Bajram Beg Currin.Arriti deri aty sa ne vend te bustit te Skenderbeut ne Rrubik vendosi aventurierin Zog.
E mbajshi per turp voten ne adrese te PD.
” “shpëtuar” për të djathtën Tropoja dhe Hasi”
paradoks shqiptar!!
zonat më të varfëra “shpëtojnë të djathtën”,zonat më të pasura votojnë të “majtën”!!
aktuale fjalët e nolit për këtë lloj paradoksi politik në shqipëri!!
për mendimin tim ky paradoks i ka në paditurinë popullore!!