Letër e nënshkruar
Vasil Puci, Durrës
Ai ose ajo që shkruan në gazetën Dita, është i privilegjuar. Mendoj se është atdhetar e dashamirës i demokracisë që po ndërtojmë. Pak ose aspak, këtë lumturi ta japin gazeta të tjera. Me emër ose me internet, ai lë firmën në fund të çdo shkrimi. Mund ta shkruash dhe me pseudonim. Kështu bënte Nonda Bulku, Migjeni, Konica, Petro Marko (që në Greqi u prezantuan Demo Ziu) e shumë shkrimtarë e politikanë, njerëz të thjeshtë në gjithë rruzullin. Këta autorë që shkruajnë, tentojnë t’i japin dorën stafit të gazetës?
Unë nuk e njoh Kapo Labin, por e dua shumë. Sa herë lexoj shkrimet e tij befasohem. Ai do t’i ngjajë Sejfulla Malshovës. Të më ndjejë Kapua, por po qe puna për kritik, ai s`të fal. Ai nuk është politikan, por shkruan. Kështu do të bëjë ai edhe për Shpëtim Gjikën, po prit të mbarojë gjyqi. Kështu mendoj.
Po do të thotë ndonjë lexues, po Berishën, Halimin, pse e kritikuan me vargje? Por atyre ju bë një gjyq i madh më 23 qershor, apo e harruan? Mos kritikoni Kapo Labin, se ai di të flasë me vargje edhe për të metat e socialistëve. Akoma nuk e dimë se autorët që shkruajnë në Dita mund të jenë edhe më atdhetarë se ca analistë e politikanë. Mundet që bukën të hanë me kripë. Kur shkruan Kapo Labi, ai qan. T’i japim dorën.
