Në mes debatit të madh në PS,
në vigjilje të Kongresit të ri,
doli Meta dhe pa zhurmë e bujë,
shpalli zgjedhjet e reja në LSI!
Me interpretime dhe plotësime statuti,
Ilir Meta aspak nuk u kot,
po shpalli dhe zgjedhjen e kryetarit,
sipas parimit: “Një anëtar-një votë!”
Kryetari veteran i LSI-së,
rizgjedhjen aspak s’ka konfirmuar,
për faktin e thjeshtë se dhe Ai,
dy zgjedhje rresht ka fituar!
Veprimi i tij demokratik,
na thotë: “O njerëz shikoni!”,
se zgjedhjet s’i fitoi një parti e vetme,
por i fitoi gjithë koalicioni!
Ndaj po them se PS-ja tani,
në ekstrem euforie ka shkuar,
se pa këtë që quhet LSI,
asnjë palë zgjedhjesh nuk do qe fituar!
Në fakt çështjet janë shumë të thjeshta,
nuk ka vend për interpretime,
se dhe Rama po njëlloj si Meta,
duhet ta çojë veten në votime!
Ka mes nesh që Metën s’e duan,
inate nga koha e shkuar,
por është një fakt-që topi s’e luan:
“Pa Metën zgjedhjet s’do ishin fituar!”
Ndaj mendoj se nuk janë korrekte,
çfarë thonë Taulanti-Fino e të tjerë,
se Partia Socialiste e Ramës,
i ka fituar zgjedhjet dy herë!
Skifterët e rinj socialistë,
duhet të mos bërtasin pas mikrofonit,
se zgjedhjet dy herë janë fituar,
por nëpërmjet koalicionit!
Nuk është Rama një fitues i vetëm,
që për kryetar të jetë i afirmuar,
sepse e thamë që pa Ilir Metën,
në opozitë sërish do kish qëndruar!
Meta ka qenë garant i fitores,
si të parën dhe të dytën herë,
dhe këto janë ngjarje që kanë ndodhur,
ndaj komentet s’kanë asnjë vlerë!
Me Metën shumë kohë nuk kam qenë,
po pas Një Prillit e kam shpallur mik,
dhe sot me rizgjedhjen na ka dhënë,
një model të qartë demokratik!
Z.Duka tani fillove te mbrosh dhe Like Floririn kur gjithe populli e njeh si shtyllen e korrupsionit ne Shqiperi dhe harrove te pranosh se nga koalicioni me PS Like floriri perfioj nga 4 deputete ne 17 deputete,dhe se nga te kurrupuarit ne administraten e sotme pothuajse 90% e atyre qe jane para drejtesise jane antare te LSI
ZGJEDHJET “DEMOKRATIKE” TE LSI SE LIKE FLORIRIT
JANE SI ZGJEDHJET E ENVERIT NE KOHE TE DELIRIT
prandaj:
O BEN BEJTEXHIU QE I KENDON HYMNE RYSHFETIT
MBURR LIKE FLORIRIN SIKUR TE ISHTE BABAI I DOVLETIT
prandaj:
BENO THYEJ QAFEN DHE IK ME VRAP NGA DITA
SE LIKE FLORIRIN S’E DO ME BOTA DHE AMERIKA
Mozaaaaaa
duaaaaaaaaa Mozen
i gjeni ilacet ketij ,ndihmojeni !!
pas 1 prillit e ka shpallur mik ,dhe ka mesuar nga ai veteran demokartik ????
do iki te hidhem nga ballkoni , e kam shtepine ne kat te pare po do iki te hidhem ….gjeni Mozen urgjent !
Hidhu pese here nga kati i pare,
dhe thuaj u hodha nga kati i peste.
beno si krahasim e ke bërë mirë,por si përkrahje i ke bërë kakën!!
kakën është e thënë me edukatë,por më saktë do të të thosha i ke bërë një mut të madh!!
më duket se dhe ti shkave!!ose u bleve si i thonë sot pa doreza!
e ke dhi me ket Arben…
Boll e llustrove ket Ilir Floririn,
bolle e levdove kete fare “gjeniu”,
stili i tij eshte shume i vjeter,
eshte i tipit “Kiu-fiuuu”!
Kush eshte Meta mire ne e dime,
ende mend i mbajme paktet me Saline,
edhe ne se duam vertete ta llustrojme,
blloku i Dritanit nuk na le ta mbrojme!
Ky “gjeni” gatuar tutje nga Skrapari,
cudi ne Tirane na ka dale i pari,
nga bangat e shkolles, fill dhe deputete,
kurre nuk e provoi c’eshte puna vertete!
Premtimet e Likes kurre s’jane realizuar,
ndaj dhe tash i thone “model i skaduar”
mos u mundo kote te besh alibi,
t’na e quane genjeshtren bash “demokraci”!
Nga demokracia Ai eshte shume large,
gojen forte e kyci sa here u derdh gjake,
ne se jam gabim, miq more me thoni,
c’fare u be me pronat e gjyqtarit Konomi?
Kush sot ka ndertuar ne te tijen toke,
qe fillon ne Jale deri ne Uje te Ftohte,
kush kalane e Lezhes sot e ka zaptuar,
Gjergje Kastriotin kush e ka mohuar?…
E mbajme mend Arvizne gojen kur e hapi,
“c’do te thote me shallin, o ky fare trapi”?
Likja yne e hoqi shallin ne minute….,
gjithe deshmoret e luftes i zhyti ne m…te!
Fare se kuptoj c’fare te shtyne kaq shume,
qe na I nxjere “krundet” larte ne tribune,
pare me syte e mi, po qaset vullkani,
ne “hi” le te kthehet gjithe kjo fare shejtani!