Kreu i LSI-së, Ilir Meta, ka zhvilluar homazhe pranë monumentit Nënë Shqipëri, në Varrezat e Dëshmorëve. Në fjalën e tij para mediave, Meta u shpreh se Festa e Pavarësisë dhe ajo e Çlirimit do të qëndrojnë përjetësisht në historinë e Shqipërisë, siç qëndrojnë dy kokat e shqiponjës në flamurin kuq e zi.
Meta shfrytëzoi këtë ditë për t’u bërë thirrje të gjitha forcave politike për bashkëpunim në të mirë të vendit. Atdhe sot nuk na kërkon të japim jetën, por është detyra jonë për të gjetur konsensusin për një Shqipëri të zhvilluar dhe anëtare e Bashkimit Europian”, tha Meta.
Pavarësisht se është pjesë e maxhorancës qeverisëse, Lëvizja Socialiste për Integrim respekton datën 29 Nëntor si ditën e çlirimit të vendit.