Edhe Macron planifikon samit Kosovë-Serbi në Paris, më 17 korrik

J L

Përveç SHBA-së, është aktivizuar edhe Bashkimi Evropian me emisarin e saj, Miroslav Lajçak, i cili po qëndron në Kosovë, për t’ i njoftuar palët me planin e tij dhe afatet kohore.

Por, angazhim do të ketë edhe nga shtetet e fuqishme brenda BE-së, në mbështetje të Lajçak.

Koha.net mëson se presidenti francez Emannuel Macron më 17 korrik planifikon të organizojë një samit në Paris.

Mbajtja e një takimi të tillë si angazhim gjermano-francez kishte dështuar të mbahej më 1 korrik të vitit të kaluar, për shkak të taksës 100 për qind ndaj mallrave me origjinë nga Serbia. Kjo e fundit refuzonte të kthehej në tryezën e negociatave, duke pasur taksën në fuqi.

Me gjithë kërkesën e Francës dhe Gjermanisë, ish-kryeministri Haradinaj pati refuzuar ta hiqte taksën. Ndërkaq ish-shefen e BE-s për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, e kishte akuzuar se bashkë me Ramën, Thaçin e Vuçiçin janë angazhuar për ndarjen e Kosovës.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *