Edhe Maqedonia “masakron” shqipen

anazapta

Shtrembërimi i gjuhës shqipe vazhdon në institucionet e Maqedonisë. Kjo dëshmohet edhe me mbishkrimet nëpër tabela treguese, por edhe në tabela informuese.

Një rast i tillë është edhe një tabelë informuese lidhur me realizimin e projektit infrastrukturor të rrugës Bellanoc – Stançiq, që lidh Maqedoninë me Kosovën. Tabela e tillë është promovuar nëpër rrjetet sociale edhe nga politikanë dhe zyrtarë institucionesh, pa shprehur vërejtjet lidhur me këto skandale drejtshkrimore. Një gjë të tillë për këtë kishte bërë deputetja e BDI-së, Ermira Mehmeti.

Tabela treguese ka një numër të madhe të gabimeve drejtshkrimore. Një pjesë e institucioneve në Maqedoni edhe pse kanë përkthyes të punësuar, ato vazhdojnë me skandalet e shtrembërimit dhe masakrimit të gjuhës shqipe. Siç bëhet e ditur një pjesë e përkthyesve janë të paaftë për të kryer punën e tyre dhe se ata janë pranuar në shumë institucione pa pasur arsimimin adekuat dhe pa plotësuar kushtet e kërkuara. Në një rast të caktuar rolin e përkthyesit e kryejnë edhe persona që janë hoxhallarë apo kanë kryer medresetë dhe fakultete fetare. / INA

Share This Article
1 Comment
  • “INSTITUCIONE” “TABELA INFORMUESE”; “REALIZIM” “PROJEKT INFRASTUKTUROR” “PROMOVUAR” “SOCIALE” “SKANDAL” “MASAKRIM” “ADEKUAT” “FAKULTET”
    te gjitha keto fjale jane fjale te huaja nuk jane shqip.

    Informuese = lajmeruese, treguese
    realizim = krijim
    sociale = shoqerore
    masakrim = dhunim, shkatrimm, vrasje
    adekuat (adeguat) = i/e duhur
    per fjalet e tjera si tabela, institucione, projekt, infrastruktur e tej nese “intelektualet” shqiptar kane vullnetin dhe dijen e duhur mund te veprojne per te krijuar nje fjal te re shqipe keshtu fjalori pasurohet me krijime dhe jo me kopjime.

    Une jam nje psikolog i punes dhe i komunikimit i dipllomuar jasht shtetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *