Edhe më e bukur se A.P.Kerens!

Ornela

Kujtoj at’ çast të paharruar,
kur ti m’u shfaqe para sysh,
gjer në detaj e pikturuar,
si një dhuratë perëndish!

Mundim e lodhje se ç’m’u tretën,
më ikën krejt si me magji,
té shtangur sytë tek ti më mbetën,
se s’kishin parë një Perëndi!

Këtë magji-këtë finesé,
këtë shkëlqim që të merr sytë,
njeriu shekuj mund të presë,
dhe s’e sheh dot për herë të dytë!

Tek Një e Vetme janë mbledhur,
gjithë mrekullitë e rruzullimit,
në çast kjo xhinde mé ka hedhur,
poshtë në greminë té frymëzimit!

Ti s’mund ta fshihje bukurinë,
dhe ndryshe krejt tek unë të vije,
pa u gremisur në greminë,
s’mund t’i këndosh një Perëndie!

Dhe kritizeri më i çmëndur,
tek ti nuk gjen dot një defekt,
se ti e gjitha je e gdhëndur,
se ti e gjitha je perfekt!

Të adhuroj-po nuk të dua,
kjo do të ishte marrëzi,
se mëndja s’më ka ikur mua,
të dashuroj një Perëndi!

Kur para syve ti m’u shfaqe,
krejt madhështore si kështjellë,
në shpirtin tim nuk kish më paqe,
dhe rashë në honin më të thellë!

Veç Zoti mund të të afrohet,
tani është vetëm pa Marinë,
po dhe Ai mirë do mendohet,
kur të ta shprehë dashurinë!

M’u shfaqe ti e s’jam i bindur,
në ishte verë-apo vjeshtë,
po jam i bindur që s’ke lindur,
për një njeri fare të thjeshtë!

Që nga ai çast i paharruar,
kur ti m’u shfaqe si magji,
i kaloj ditët i hutuar,
e kaloj jetën në mërzi!

Se që kur gdhin e gjersa muget,
e kaloj ditën katrahurë,
përpara teje sot më duket,
çdo grua një karikaturë!

Nuk është çudi që më shikoni,
gjithnjë të vetëm si kukuth,
mbas gjithë atij nur-perfeksioni,
një tjetër femër s’mund të puth!

Vetëm një çast e ti më çmënde,
kometë që shndrite krejt papritur,
unë ëndërroj veç buzën tënde,
ndaj do të vdes krejt i zhuritur!

A.DUKA

Share This Article
12 Comments
  • Poeti yne i dashur A Duka , per te shkruar kete poezi te bukur , eshte frymezuar nga poeti i madh rus A S Pushkin , i cili i ka dedikuar te dashures se tij A P Kernes (dhe jo A P Kerens) poezine e mrekullueshme te titulluar ” A P Kernes ” . Po jap vetem strofen e pare te kesaj perle boterore :
    Kujtoj me mall nje çast gezimi
    Perpara syve m’u shfaqe ti ,
    Si vezullim i nje vegimi ,
    Si engjell plot me bukuri ….etj.

    • Korçari nga juglindja,
      mirë që na skjarove, se u shashtisa, megjithatë Pushkinin se ka lexuar ndonjëher ky, se në zbor vetëm shoku Zylo lejohej 😛
      nejse, ka mundësi të na ndihmosh të gjejmë dhe ktë ‘muzën’ e bejtexhiut, se mase e mbledh ajo të pakten…
      aman do të lutem shumë, mase na shpëton dhe ne 😛

    • Ja po e jap une te plote, ne perkthimin tim:

      KUSHTUAR A. P. KERNIT

      Un’ sjell në mend një çast magjie,
      Kur para meje u shfaqe ti.
      Si një vegim prej Perëndie,
      Si një gjeniale bukuri.

      Midis vuajtjesh, i pashpresë,
      Në mes zhurmash pa dobi,
      Një zë i ëmbël më dha besë
      Dhe ëndërrova dashuri.

      U mpakën ëndrrat e kahershme,
      Me vitet bashkë dhe me furi.
      Harrova zërin tënd t’hareshëm
      Edhe tiparet si perri.

      I humbur si në burg të thellë,
      Unë shtyja vitet kob e zi.
      Pa Zot që frymëzim të sjellë,
      Pa lotë, pa jetë, pa dashuri.

      Por shpirti im sërish u zgjua,
      Teksa sërish m’u shfaqe ti,
      Si një vegim i pakuptuar,
      Si një gjeniale bukuri.

      Dhe zemra rreh si e panginjur,
      Se u ringjall dhe u përtri.
      Erdh’ prej hyjnisë frymëzimi,
      Me lotë, jetë dhe dashuri.
      :

  • Për respekt të autorit poet A.Duka dhe komentusve të respektuar po jap edhe unë një poezi nga A.Pushkin:
    Kur nën flamur të pleqërisë
    do mblidhemi pak e nga pak,
    kur t’iki flaka e rinis
    dhe të na duket qesharak,
    ç’do çast i shkuar n’ëndërrime
    me dritë shuarat kujtime,
    do duam shpesh at’here ne
    që të dëgjojmë ashtu më nge
    ndonjë bisedë dashurie
    që na dreth zëmrën na zhurit;
    kështu i vjetri invalid
    braktisur te kasollja e tij.
    dëgjon në heshtje nën ullinj
    një muhabet rekrutësh të rinj.
    P.S.Pse nuk e ribotojnë Pushkinin e madh me poezite e përkthyer nga kolosët shqiptarë,Kolevica,Kadare,Agolli,etj.

  • lëshoje muzën o hale duka lëshoje!!
    se spiunin e gërkut na i zgjodhën krietar!!
    shko kërko ndonjë punë në filjalen shqiptare të EYPsë greke o hale duka!!
    ec se labovit je,ortodoks je,bile mund të kërkosh dhe pensionet e prapambetura!!
    jepi dukë tradhëtija,jepi!!
    ps:të dhjefsha në muzë!!
    dhe mos e blloko komentin!

    • Po qenke kafshe more antcensure…..,je me te vertet qenie e perbuzshme deri ne infinit, s’kam fjale per te harxhuar me nje plehre si ti.

      • na u bë beni si emër qeni!kemi pas thënë njëherë e një kohë!!
        ti beni këtu,
        je ai beni që ka gjithnjë komnete prosërbe,si pellazgos dhe nastrokari për gërkun
        apo
        vetë ben duka,ky lamashi që shkruan vargje?
        për atë të parin,pra ben sërbin,robt ja kam qirë!!
        për të dytin,ben dukën!?
        më lartë ja kam shkruar!!
        le ta vazhdojë muzën e tij

  • Ja dhe nje tjeter poezi nga Pushkini, me titullin:

    LULJA

    Lulen e vyshkur dhe pa ere
    Ne mes te nje libri e veshtroj
    Dhe shpirtin tim kete here
    Nje varg me endrra c’e zgjoi!

    Kur lulezoi, c’pranvere thua?
    Kush e keputi, dhe ku?
    Nje dore e njohur a e huaj?
    Dhe pse e vuri valle ketu?

    A per kujtim te nje takimi
    Apo per ndarjen plot trishtim?
    A per nje endje pikellimi
    Ne heshtje fushash pambarim?

    Ai, Ajo, jetojne valle?
    Ku jane valle, bredhin ku?
    Apo mos valle jane thare
    Si dhe kjo luleze ketu?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *