Edhe me Zotin do bëjnë biznes?!

redaktor

Shihni çfarë stadi kapi dhe në çfarë kategorie shkoi pangopësia dhe grykësia, kamuflimi në emër të Xhamisë për të ndërtuar qendra biznesi. Një mendësi në kundërshtim flagrant me fenë dhe rrugën e drejtë të Zotit. “Urdhero Zot shikoji”, thuhet në librin e shenjtë. Dhe Zoti pa me të vërtetë, në kohën dhe vendin e duhur.

Në emër të religjionit, sot kudo në botë abuzohet, kjo është e vërtetë, por jo kështu. E rëndësishme për ne është se besimtarët tanë, denjësisht do të marrin atë që u është premtuar herët nga kryeministri Rama, një xhami dinjitoze të papërzier me ambiente tregëtie, pavarësisht rekuiemit për një leje të mohuar.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *