Mehmet Elezi, një nga miqtë e vjetër të Berishës, i cili për tetë vite shërbeu si ambasador i Shqipërisë në Zvicër, ka bërë një shkrim kundër hidrocentraleve që Berisha ka dhënë leje të ndërtohen në Valbonë. Shkrimi duket i motivuar dhe nga nostalgjia për vendlindjen, por ka dhe plot argumente të tjerë, kulturore, ekonomike dhe historike.
Nga Mehmet Elezi
1-I dëgjuat lajmet? I patë te Zëri i Amerikës, i lexuat në gazetë? Mund t’i ndiqini prapë në internet.
Duan të vrasin Valbonën!
Duan të ndërtojnë njëmbëdhjetë hidrocentrale në 25 kilometër gjatësi përgjatë një lugine që vetë Roma e lashtë e Ciceronit e quajti Lugina e Mirë, Valbona. Përgjatë njërës prej perlave parajsore të Shqipërisë. Dhe të Europës. E pandotur ende.
Duan të shtinë në dhé të gjallë Valbonën.
Duan ta murojnë si Rozafën. Jo me gurë, por me beton.
Rozafa u flijua për një kala që do të mbronte jetën e ilirëve e të Ilirisë.
Valbonën duan ta flijojnë për të stërmbushur xhepat e vet, duke prishur jetën e shqiptarëve e të Shqipërisë.
2-Këmbëngulja te ky projekt më kujton vrasësit e elefantëve në Afrikë. Janë gati me zhdukë të gjithë elefantët si racë, vetëm për një grimë fildish që fshihet në dhëmbin e tyre. Për ta shitur e për t’u pasuruar vetë.
Këmbëngulja te ky projekt më kujton fiset vendase të Amerikës së Jugut, përballë eksploratorëve spanjollë. Ata jepnin floririn duke e shkëmbyer me copa pasqyrash të thyera. Ata aq dinin. Vrasësit shtetërorë që i kanë zënë pritë Valbonës për ta vrarë duke fituar diçka sot, dinë më shumë, por duan shumë e më shumë. Për të shtuar milionat e tyre, jo për Shqipërinë.
Ata që i kanë zënë pritë Valbonës nuk e duan Valbonën?
E duan, por jo siç është. E keni parë filmin E bukura e ditës (Belle de Jour), të regjisorit Luis Bunuel? Ashtu e duan ata Valbonën: shtrirë në arkivol, duke prostituar për ta!
3-Një përllogaritje e thjeshtë kallëzon se të ardhurat prej turizmit në Parkun Kombëtar të Valbonës janë disa herë më të mëdha se fitimi nga energjia e mundshme e atyre hidrocentraleve. Këto të ardhura rriten vit për vit falë punës së atyre njerëzve. Dhe falë bukurive të Valbonës.
Turizmi është i vetmi burim jetese për banorët e atjeshëm. Me turizëm nxjerrin bukën e përditshme. Është e vetmja mundësi që kanë me rritë e me shkollue fëmijët.
Shkatërrimi i Valbonës do të ishte rrenim i tyre. Rrenim i të ardhmes së fëmijëve të tyre. I kryer nga shteti i tyre.
4-Shkatërrimi i Valbonës do të ishte shkretim kulturor.
Pa Valbonën s’do të kishte lëvizje e zhvillim. Komunikimi me pjesët e tjera të vendit e me botën, që jetësohet nëpërmjet turizmit, do të mpihej. Do të paralizohej e thahej.
Pa Valbonën do të vritej ekosistemi. S’do të kishte më trofta me pikla të kuqe si dredhëza.
Pa Valbonën s’do të kishte më akullnaja të përjetshme dhe Shpanik, kush do të vinte me i pa? Shpaniku është lum i nëndheshëm, shpërthen në faqe të shkëmbit në Klysyrë një herë në vit, dy herë në vit, derdhet mbi Valbonë ujvarë plot ylbere e mistere. Prurjet e tij janë më të shumta se prurjet e Valbonës. Zgjatin një ditë, dy ditë, zhduken siç erdhën. Ia behin rishtazi. Krejt papritmas, pa i çuar fjalë kujt.
Pa Valbonën s’do të kishte histori të gjallë të krahinës. Klysyra, vendi ku në fillim të marsit 1942 u krijua çeta e Malsisë së Gjakovës, e dyta në Shqipëri pas çetës së Pezës për kah vjetërsia (Fjalori Enciklopedik Shqiptar, 1985), s’do të shihej nga kush. Shpella ku u vra Bajram Curri s’do të priste vizitorë.
Pa Valbonën s’do të kishte më legjenda. Shpellën e Imerit, ku besohet se u varros Omeri i Mujës e ku Ajkuna piskati “T’u shkimtë drita ty mori hanë!”, s’do të kishte më sy që e shohin. As Lugjet e Verdha me dhi të egra, që fshehin fuqinë e kryekreshnikut në brirët e hollë e të tejdukshëm si hënëza. As…
Pa Valbonën koha do të thithte barkun, duke tërhequr brenda në harresë shumëçka: hotelet me stil alpin, kullat e pakëta trekatëshe që kanë mbijetuar, lahutat e lahutarët, vallet degëzime të Vallëzimit të Shqipeve, vajzat Tanusha me “shtegun e ballit si shtegu i malit/ kur merr hana me prarue”. S’do të merrte kush mundimin me ardhë e me u mpakë duke parë Valbonën robinë, qafëprerë e frymëzënë nëpër tuba e beton-tunele.
Pa Valbonën s’do të kish më jetë aty. Do të iknin të gjithë, të gjithë. Njerëz, zogj e zana.
5-Valbonë, lumë i ëndërrt, “moj e bukur e trishtuar/ ç’më kujtove monë e shkuar”. Motin e shkuar siç e kishte mall Arbëreshi i Madh?
E kundërta.
Më kujtove “monë” e shkuar të viteve tetëdhjetë të qindvjetëshit që iku, kur pushteti komunist filloi me tha liqenet syshkruar të Lurës. Përse? Me ujitë me syrin e tyre arat me misër, “që të bëhet bukë për popullin”.
Më kujtove “monë” e shkuar të viteve shtatëdhjetë të qindvjetëshit që iku, kur Valbonës i vranë birin e saj. Ia mbytën me një mal përsipri Pusterrin e Rajës. Pusterri i Rajës ka qenë liqenth aq i thellë sa s’i dukej fundi, i kthjellët si loti, mbushej buzë në buzë e derdhej në Valbonë. Po aq i magjishëm sa Syri i Kaltër në Sarandë, sa Syni i Skafkaçit në Vuthaj. Duhet lëndë inerte për digën e hidrocentralit të Fierzës, u tha, dhe Pusterri u mbyt me një shpërthim masiv të malit. Ani pse vargu i maleve përreth është pa fund e plasja mund të bëhej në cilindo prej tyre.
6- Çka mund të ishin bjeshkët shqiptare pa Valbonën?
Do të ishin si E Bukura e Dheut me sy të shterrur, verbuar me hanxhar.
Ata që duan ta jetësojnë këtë masakër, s’i ka verbuar hanxhari. Ua ka marrë sytë parja. Pasurim e prapë pasurim, vetëm pasurim. Për vete.
Në u lejoftë kjo mizori e turpshme mesjetare, bjeshkët shqiptare nuk do të thirren më me gjuhën tonë të bukur. Do të thirren me gjuhën e atyre që nuk na duan as të bukur, as të bekuar. Do të shndërrohen përnjëmend në Bjeshkë të Nemuna, Prokleti, siç i kanë quajtur do të tjerë, siç nuk i kanë quajtur kurrë shqiptarët.
A flasin shqip ata që shestojnë e përmbushin këso projektesh përbindshore?
7-Çdo shfajësim pingpongu, që mundohet me i lanë kopilin në derë qeverisë së mëparshme, shpreh vetëm këmbëngulje kriminale dhe dyfytyrësi.
Kur ia do interesi, qeveria e sotme ka shfuqizuar me bujë vendimet e qeverisë Berisha.
Pse nuk shfuqizon edhe këtë vendim, nëse paska qenë?
Pse tërë ky gjakim me e zbatue tashti?
8-Vetëm banorët e Valbonës dhe një pjesë e medias kanë folur deri tashti. Ndër to edhe Zëri i Amerikës.
As forcat politike, as shoqëria civile, s’kanë pipëtirë, s’kanë bërë cik.
As analistët “e pavarur”. As studiuesit që dinë ç’përfaqëson Valbona.
Mbase dikush s’e do Tropojën. Për pesëdhjetë vjet pas Luftës së Dytë ajo trevë ka qenë diskriminuar pa mëshirë. Ka qenë ndoshta me e ngujuara (izoluara) në Europë. Prej aty vinte energjia e Drinit për tërë vendin, eksportoheshin mija e mija tonelata krom nga minierat e Kamit e të Rrogamit, megjithatë një kilometër rrugë e asfaltuar s’u ndërtua.
Por Valbona nuk është vetëm e tropojasve. Valbona është e gjithë shqiptarëve. Nga Tirana, Saranda, Prishtina, Tetova, Presheva, Ulqini, mërgata, turren drejt saj. Si Bregdeti i Jonit, për shembull, që është i gjithë shqiptarëve. E dinë këtë?
Valbona nesër do të jetë pasuri europiane. Si Davosi, për shembull. E dinë këtë?
9-Shpëtojeni ushtarin Rajan, thotë Spielbergu. U mobilizuan, u copëtuan e vdiqën shumë të tjerë me shpëtue Një. Në emër të një Vlere.
Me shpëtue Valbonën s’ka nevojë me vdekë kush.
Ka nevojë me u mobilizue gjithkush.
Ka nevojë me u shpërgjumë të gjithë ne, me u zgjue shpirti kombëtar shqiptar, shpirti europian. Dhe me i zanë rrugën shkatërrimit: ndal!
Shpëtimi i Valbonës është pjesë e shpëtimit të Vetvetes. Ndihmoji vetes pak, se të ndihmoj unë shumë, ka thënë Zoti, sipas Librave të Shenjtë. /TEMA

Epo nuk e kuptoni ju Dita qe nuk e ka me salehun ky, se mendon dreqi se njerezit nuk i dine ato pune, qe salehu i ka dhone dora vete ato koncesione, e mundohet t’ia fuse rilindjes kete pune duke u hequr si sherr budalla dreqi( ky eshte versioni qe i thote salehut ne telefon), por ne anen tjeter, me nje gure vret dy zogj, ne rast se salehu merret si i pandehur per letrat e Panamase. Hej sa i di mendja ketij pleh Mehmetit, qe ne kohen e PPSH na e shkruante bajagi bukur shqipen zyrtare, tashti na shkruen me dialekt se ashtu e ka marre urdherin nga ai Elezja i Ameriqise.
Hehe, sa di koka ketij malesori qe e boni Dulla me shkolle bashke me salehin, por ju te DITES nuk e kapni dot sa thelle menon menja e holle e ketij maloku finok 😉
Hajt shnet o DITA e mos e lini t’ju “hedhe hi syve” ky finok prej malesie qe i nderron flamujt si me kene grate e harremit. Tash me ju, e tash me salehin
Shkruan bukur Mehmet Elezi!
Dhe ka te drejte ne ato qe thote…Por prape me rezerva flet per Berishen, me shume fajin ja lë Qeverise se tanishme.Nuk e atakon ashtu siç duhet Kryekriminelin e Shqiperise…(po ai qe vodhi Lopen nuk ka faj…?!…)
Pse nuk e atakon Mehmeti Fajtorin real te shkaterrimit te Valbones dhe mbare Shqiperise?!…
Shumekush e kupton, Saliu e ka perkedhelur Mehmetin dhe e ka patur eminencen gri te tij…
Nejse, shkrimi eshte i goditur dhe me argumente te forta…Para ca kohesh po lexoja nje nga ambientalistet me te shquar gjerman.Ngrinte zerin e tij ne mbrojtje te Vjoses, te cilin e quante Zemren blu te Europes, per kaltersine, per virgjerine e shtratit shekullor, per ekosistemin, per floren dhe faunen, dhe me ne fund jepte kushtrimin :
MOS EPREKNI BLAUEN HERZ EUROPAS…!
Mos beni gabimet qe kemi bere ne gjermanet me lumenjt!…Dhe tani po paguajme shume per te korigjuar gabimet…
M.Elezi argumenton bindshem pse nuk duhet te preket Valbona…Tok me nje shokun tim, une e kam enderr te shoh Plaven e Gucine, , Vuthajt, Gurren e famshme nder me te bukurat ne Natyren e virgjer te Europes dhe, po gjetem mundesin të k alojme ne piken kufitare dhe te vizitojme gjithe Luginen e Valbones….Nuk eshte vetem bukuria natyrore e kesaj Perle te Atdheut tone, por ajo eshte nje pasuri qe , e vizituar prej turisteve, u sjell te ardhura te shpejta banoreve te kesaj zone!
BASHKOHUNI VELLEZER, TA RUAJME NATYREN TONE DHE TE MOS TA SAKATOJME PER CA PARA QE DUANE TE FITOJNE MANJATET E PARASË!…
Shqiperia ka plot mundesi të tjera per hidrocentrale!…
Pa prishur parqet kombetare, qe mund te shpallen Pasuri qe mbrohen dhe investohen edhe nga kultura Boterore!
Lereni Valbonen dhe Vjosën te rrjedhe ashtu si ka vrapuar ne shekuj!…Asnje vlere nuk kane hidrocentralet, para pasurive te virgjra te Natyres!
Mbare Bota i mbron ato me fanatizem!
Pershendetje Mehmet Elezit, qe publikisht e kthen Fytyren nga vendelindja e vet e mrekullueshme!…
Sa mire cicerin kjo sorre politike!
Kur Saliu bodhi firmen per te vrare Valbonen (perlen jo vetem te tropojaneve, por te gjithe Shqiperise, sorra bente sehir.
Pse nuk merret me bisnesmenet qe do i bejne keto hidrocentrale ? Natyrisht do te zbuloheshin lidhjet mafjoze te Saliut e kompani ku ben pjese kjo shushunje e politikes shqiptare.
Qellimi i ketij shkrimi eshte Qeverrija, jo zgjidhja e problemit
Gjithmone ne hije! gjithmone i zi!
uriah hipi me I ndyre I kombit shqiptar..Mehmet elezi shame shame
U zgjua dhe miku i vjetèr i Berishès vetèm nè momentin kur i preket vendlindja ! Bukur e ke shkruar, mè pèlqejnè argumentet e tua por, Valbona èshtè ‘vetulla’ e Shqipèrisè dhe Berisha me JU ‘miqtè’ e vjetèr i nxorèt sytè, i pretè veshèt duke e lènè lakuriq nè mes tè katèr rrugève !!! Tani mè mbetet tè ju uroj :- T’ju zènè poshtè tè gjithè gurèt e Valbonès pèr besè tè zotit !
Tropoja ka qene rrethi me i persekutu i diktatures se gjithe Urjahipet e Tropojes i solli ne kryeqytet sekretare rinie dhe partie,te gjithe banditet i solli ne universitet ne deget me te privilegjuar.Enver Hoxha ku hengri buken permbysi kupen,por ama, ata pleqte e Tropojes ne vend te duhanit,do i kene dhene kanabis sativa,qe linte koken per Mehmet Elezin dhe Fatime Sokolin.
PERSËRI PËR MEHMET ELEZIN…
Eshte nje koment qe ka te beje me ndergjegjen time.Per te qene korrekt me vetveten.Mbasi lexova edhe komentet e disa bashkatdhetareve, kritikat e tyre brilante, por edhe emocionale.
Nuk mund te rri pa thene mendimin tim, edhe ne se Mehmetit, mund ti bjere ta lexoje, por rendesi per mua ka qe te shpreh opinionin tim.
Shume mire ka bere DITA dhe TEMA që e kane botuar shkrimin e Gazetarit tone te talentuar. Une , si shume te tjere e kam njohur ate qe student.Ishte vertet nje Talent.
Talent dhe ne poezit e tij, sidomos ne vellimin me motive nga Vendlindja, “Zhurmojne Ujvarat”…
I motivuar edhe kariera e Elezit ne sistemin e meparshem, gazetar dhe kryeredaktor ne Zerin e Popullit, Sekretar i pare i BRPSSH-së, antar i KQ, funksionar i larte i saj, etj.
Por ndryshimi sistemit solli dhe tek Mehmeti nje ndryshim qe shume prej nesh , shokeve te tij, na la pa fjalë…Nje rol te poshter ne ndryshimin e papritur te M.Elezit, duket se lozi Biberaj, ky antishqiptar, qe arriti deri tek Zeri Amerikes, nepermjet udhes serbe…
E pashe nje here rastesisht Mehmetin qe shoqeronte Biberajn ne Shqiperi…Dhe pas kesaj nje interviste te gjate te M.Elezit, per gjoja persekutimin qe i ish bere ne sistemin komunist…Shkruante fjale per fjale dhe e quante vehten INTELEKTUALI ME I PERSEKUTUAR NE TE GJITHE EUROPEN LINDORE…(pse?…sepse e kishin çuar sekretar partie ne Elbasan…(!)…)
Nuk ju besova syve.More, thashe eshte ky ai Mehmeti qe njoh une apo eshte Mehmet tjeter…Dhe pyeta nje shokun e tij te ngushte, qe siç i themi ne shqiptaret, kish ndare me të Kafshaten e Bukës…
– Ore, si ka mundesi, te shkruajë keshtu, ta quaje vehten intelektuali me i persekutuar jo vetem ne Shqiperi, por ne gjithe Europen Lindore?!…
– Eh, ore Neti, mos u çudit, por dhe une jam zhgynjyer prej tij…Per pak Kariere ai shitka dhe Nenen e vet…
Dhe vertete, M.Elezi, u be krahu i djathte i Kryesharlatanit Berishë, Eminenca gri e tij dhe ai e shperbleu si Ambasador ne vendin me te preferuar te Europes…
E pabesueshme por kariera i shnderroka keq karakteret!…
Ne djall vaft Kariera, Njeriu mbetet Njeri, natyrisht ndryshon me kalimine kohes, por jo keshtu , 180 gradë si Mehmeti yne, nje talent i vertete i Gazetarit…
Sidoqofte, une e pershendet, perfitoj nga anonimiteti…shokun tim te vjeter te rinise, pa çka se rruget tona u ndane…Me pelqen qe e shohe te shkruaje ne profesionin e ti te pare, ku ka shkelqyer dhe i deshiroj me gjithe zemer te harroje Karieren dhe interesat e Dites, por te mbetet ne radhe te pare nje bir i denje i Vendlindjes se tij, ta doje dhe mbroje ate siç ka bere edhe ne kete shkrim, me plot argumenta bindes…NUK ESHTE KURRE VONË QE ÇDO NJERI TE KORIGJOJE SADOPAK VETVEHTEN…
Por edhe pse shpreh pozitivitetin tim, shikoj qe M.Elezi fajson tjeterkend dhe jo Fajtorin e Vertete te
“VRASJES” SE VALBONËS…
Edhe me idioti ne Shqiperi e di se cfare thote ky mender me thane Merhum Elezi jane te drejta…
Por ky MERHUM pse u kujtua tani te marre shpaten duke shkruar me nje stil tejet te urryer qe na kujton shkrimet e tij te RRUGA E PARTISE ..
Kujt i ankohet ky MERHUM…kur bashkrimineli berishe DORA VETE e ka urdheruar kete KRIM MJEDISOR
Ku ishte ky MERHUM kur VRANE DOGJEN GERDECI dhe shkrumbuan 26 skllever dinasti kriminale berishiane..
_______________________
Te me falin tropojanet e ndershem dhe fisnike por per KETO MONSTRAT QE KA NXJERRE TROPOJA..duhet te mbajne nje fare qendrimi..se kan kaluar limitet e durimit njerzor si krimet e berishajve ashtu dhe ndyresite kriminle te mehmutelezeve me keto lloj artikuj qe gjasme i drejtohet me gur te vrase berishen por ne fakt godet Edi Ramen poshte rripit mezit..
Le te shohim PERGJEGJSITE E “TROPOJANEVE” ne shkaterrimin e kombit shqiptar
Per dijeni tropoja nga nje krahine qe u zhvillua me shume ne kohen e enverit u be zona qe u dogj me shume ne kohen e tropojanit Sali…shikoni vetem moshen en varrezat e tropojes dhe nuk ka nevoje per koment
Le te kujtojme profecine e Nolit
Ate duhen sharlatane
Qe lepihen ne cdo sahane
Qe te percajne vatane
Ke sa te duash tropojane
Elez Biberaj.
Ne kohen qe njerzit e tij qe u arratisen ne vitet 50 ne Jugosllavi ishte e modes qe per te mos kthyer mbrapa Rankovici duhej qe I arratisuri te vriste ndonje kufitar apo ndonje kuader ushtrie apo partied he ka dyshime qe ka ndodhur dicka e tille.Por ajo qe e ben kete antishqiptarin me te madhe ishte se u be promoter I dekomunistifikimit ten je kufome dhe kurre nuk foli per pajtim kombetar ose investime nga amerika.
Sali Berisha
Eshte e kote qe te flasesh per kete monster pasi Athina & Beogradi ate qe nuk e arriten per qindra vjet e arriten duke “kenduar” kunder komunizmit…Nuk ka litar,oqean dhe fuci bitumi te laje krimet e tij.
Mehmet Elezi.
Nqs se ka dy gjera qe urrej enver hoxhen eshte se zbuti keto kafshe si Mehmetelezi duek I prure ne tirane..dhe I coi korentin te shpia ne gop te somes deh sot nuk paguajne energjine e xhaxhit.thjeshte nje nga figurat qe emeton ndyresi
Azem Hajdari
eshte kryemostra e demokracise se kaloi nga sigurimi shtetit ne banden antishqiptare te elez biberajt dhe me vone ne mafjene droges dhe armatimit..nje felliqeisre qe ershi nga rruga dh u VRA SI QEN RRUGESH.
Abedin Mulosmani.
Ne historne e tij “atdhetare” dikush ka shkruar nje hara-kiri per te:””””Ne vitet 60’ kreu nje akt heroic duke prere kabllin e nderlidhjes qe kalonte ne Adriatik midis shqiperise dhe italise ne fund te detit…””” eshte cmenduri te mendosh qe nje person te kryeje kete akt terrorist pa patur mbeshtetje nje shtet te fuqishem..le te kuptohemi..nqs do kishin vrare psh enver hoxhen ose te pakten tentative per atentat do ta quaja hero
Besnik mulla Mustafa
Ky kelysh I institutit te marksizem leeninizmit u be nje morr I islamikeve ne shqiperi..eshte fatkeqesi qe “intelektuale”: qe kishin talent vetem per ti kenduar enverit dhe qe aksidentalisht kishte mbaruar gjuhet e huaja e bene ambasdor…Kam lexuar nje tregim te tij “:Nje kafe turke ne selanik” dhe tregimet e “gjyshit te tij” duket qe eshte tipik INTELEKTUAL IDIOT…fakti qe e perzuri me shkelma brerisha si minister te jashtem para ardhje bushit dhe heshtaj e tij FLET SHUME
MAL BERISHA.
Per fat ky eshte nnje aliazh I TROPOJANO-LACJANIT…nuk ka lacjan qe nuk e di se ky ishte nje hafile sigurimi dhe bythlepiresi me I madh I PPSH te asaj kohe…se cfare ka bere duhen rroman ti tregosh..por Fakti qe eshte akoma ambasdor ne Londer qe edhe pse ka poshtruar zyrtarisht kryeministin (fallco) Edi Rama dias here tregon se tropojanet jane ato qe bejne ligjin ne shqiperi sa te jene gjalle dy “doktorret” Saliu ne Shqiperi dhe Elez biberaj ne Amerike qe jane antishqiptaret me te medhenj ne historine e shqiperise..
ERZEN BRECANI
Nuk ka bere vaki ne globin tosor qe nje ushtarak I larte policie te shkruaje keto DELIRIUME
Nëndrejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani bën thirrje për rrëzimin me dhunë të Edi Ramës, të cilin e quan edhe hitler
Përshëndetje liderit historik të shqiptarëve, doktor Sali Berishës. E duam ndihmën tënde se jemi mësuar me ty që të na prish deri sa të largojmë pinjollët e komunistëve me në krye Edvin Ramën, ta largojmë këtë Enver të dytë. Ne që dikur studentë të ‘91 shembëm diktaturën enveriste, do gjejmë forcë dhe optimizëm, do të ngrihemi të tërë së bashku me rininë që të mos e lëmë këtë Hitler të gjunjëzojë shqiptarët,” shkruan Breçani
ALBAN DEGA (perkthyesi fidel kastros)
Nje tropojan I amerikarizuar,symbol I atyre qe I lepinin menderen Enver Hoxhes dje dhe jane kthyer ne vampiroide qe hajne veten e tyre,E keqja eshte se ne Amerike nuk e besojne dhe do ngelet nje I kuq “ kinez’I lyer me arome biberesh.
Ja vlen dhe nje here te themi se kush I beri varrin shqiperise dhe vete tropojes tyre
Pse duhet arrestuar Sali krimineli ??
PSE NUK FOLI KURRE ELEZ BIBERAJ PER KETO KRIME HITLERIANE TE BERISHES
4000 mije te vrare ne 1997
operacjoni I shikut per te pushtuar jugun 1997
– pushtimi I shtetit ne 14 shtator 1998
– vrasja e 4 protestuesve ne 21 janar krim fashist
– holokausti I gerdecit nga bossi shkelzen berisha
– vjedhja e rruges kombit gjysem miljardi dollare
– sabotimi I UCK
– furnizimi me nafte te Milloshevicit
– shitja parcjale e detit jon (tradheti e rende kombetare)
– fronezimi janullatosit
– lejimi I varrezave te ushtareve gerk sipas vorio epirit
– genocide ndaj haklajve
– zhdukja e remzi hoxhes
Pra vetem me keto 13 krimet e mesiperme nga rromani I monstuoziteteve te tij ne cdo vend te botes do ishte ose ne burg te perjetshem ose I egekutuar.
Pra pse e mbron kete kriminel amerika dhe europa kur jane te dokumnetura me letra ,dokumente dhe video ??
Ti Mehmet je kokrra e legenit dhe e maskarait. Pse, do te thuash ti ? Ti iu kerkon llogari per rrenimin e Valbones paritive politike, analisteve etj.etj. dhe nuk i kerkon llogari vetes tende dhe bashkekrahinasve te tu qe i kini ditur keto pune dhe kini heshtur. Ju kini heshtur sepse jeni njerez pa nder dhe pa moral. Keto 25 vjet kane qene te mjaftueshem per te na bindur per kete. Ti s’i ke kerkuar llogari bashkepatriotit tend, Sali Rame Berisha i cili e ka marre vendimin per ndertimin e hidrocentraleve megjithese eshte prej andej dhe i di shume mire keto pasoja qe ti na i shkruan ne forme letrare per te ” na prekur ” neve te tjereve. Ti ke heshtur sepse ti dhe te tjere si ti, per nje post shteteror jeni gati te shkaterroni gjithe Shqiperine. Sic e kini shkaterruar. Ti nuk mund te ngrije zerin kunder vendimeve te qeverise Berisha per keto hidrocentrale sepse ti ke 25 vjet qe me shkrimet dhe me librat e tu je perpjekur t’ua shesesh shqiptareve Sali Berishen si nje ” Skenderbe ” te dyte. Ti je nje mashtrues i klasit te pare, qofte kur flet per periudhen para 1990, qofte per te tashmen. Maskaralleku yt, dhe i te tjereve si ti, nuk ka fund. Tani perpiqesh te na e paraqesesh Valbonen si te persekutuar dhe te akuzosh regjimin e para 1990, ne fakt regjimin tend dhe te S.Berishes, se medemek e paska izoluar Valbonen. Nga kush e pati izoluar dhe si ? A thua regjimi i para 1990 eshte pergjegjes per vendosjen gjeografike te kesaj zone ? Apo eshte pergjegjes se i mori qindra djem dhe vajza nga ajo humbetiire (ashtu si edhe ty e Berishen ) dhe i shkolloi e pastaj jetuan ne Tropoje, Shkoder, Tirane etj.? Ke qene dhe mbetesh njeri zero. Prandaj hesht!
Me nje fjale Mehmet Elezi po i kerkon hesap kesaj qeverie, pse nuk ja dhjet qeverise se mepareshme. Po per pervetesimin e SHQUP-it do kishte goje dhe laps te fliste ky? Pse nuk ben ben pyetjen: kush qe ajo qeveri kriminale qe i hapi rruge shkaterrimit te Valbones? Pse nuk merr nisme apo levizje ne mbrojtje te Valbones nga zullumet e qeverise “demokratike”? Pordhe me rigon!!
Kunder UDB-ashit s’ka asgje ky! Pasi lepiu Ramizin dhe Enverin si Sekretar Rinie, Lepiu dhe SalBeun per tu bere ambasador. Megjithate mire ben qe shkruan per kete problem. Me mire vone se kurre! Thone qe ne pleqeri cdo njeri reflekton dhe gjen menyren per te kerkuar falje per zullumet qe ka bere ne te ri.
Malok shtirraq dhe patetik si gjithe maloket e Tropojes
O Zot, cliroje nga mekatet shokun Sofo,qe e pat njohur kete maskara edhe kur i perdridhej ne tavoline si i perkedhelur i Enverit !
O Zot! Mos e ler te vuaje ne ferr shokun Sofo,pse e pat njohur kete maskara malok,kur perdridhej si teoricien i marxizem-leninizmit!
O Zot!Nxirre nga rrethi i 9 i sketerres shokun Sofo dhe transferoje ne Purgator,sepse me nje pyetje ja bonte n`to Mehmet Elezit kur shtirrej si enverist i vijes se
ashper:-Zotrote,ne cfare brigade ka qene yt ate?
O Zot! Dergoje 5 minuta me leje ne Paradiz shokun Sofo,te tymose nje Marlboro,sepse kur ky maskara i afrohej ne tavoline,e fuste paqeten Marlboro ne xhep dhe nuk i ofronte cigare ketij qelepirxhiu.
O Zot! Ndihmoje mekatarin Sofokli Lazri,neqoftese ka dore ne transferimin e ketij maloku intrigant ne Elbasan!
O Zot!Cliroje nga mekatet shokun Sofokli Lazri;sado mekate te rendojne mbi te;,nuk i ka bere popullit shqiptar ate qe i beri ceta e Tropojes,Sali Berisha,Mehmet Elezi,Besnik Mustafa,Elez Byberri,Azem Hajdari..
O Zot c`liroje nga mekatet shokun Sofo,qe i vinte hakut ketij maskarai! Komentin tim nuk e keni botuar.Do ta perseris prap