Edhe Mihrije Braha vjedh këngë?! (Video)

redaktor

Sindromi i vjedhjeve të këngëve si duket nuk ka të ndalur. Pas Xhemiles me këngën “O Qyqan”, edhe një këngëtare ka sjellë në tregun muzikor një këngë të vjedhur.

Bëhet fjalë për Mihrije Brahën, e cila së fundi ka lansuar videokëngën e re “Biri i nënës”, transmeton Telegrafi.

Në fakt, ajo ka huazuar vijën melodike të këngës së rokerit turk me prejardhje shqiptare Baris Manco, “Daglar, Daglar”, të publikuar në vitin 1971.

Mihrija këtë këngë ia ka përkushtuar, sipas saj, gurbetqarëve dhe rinisë që së fundi po e braktis Kosovën.

Një version të kësaj kënge në të kaluarën e ka interpretuar edhe Nazmi Belica, “Nëna”.

https://www.youtube.com/watch?v=shsIfKBQ4d0#t=36

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *