Edhe ministrja si Rama, përgënjeshtron një lajm portalesh duke i quajtur “kazan”

Ori

Në një postim në rrjetet sociale, ministrja Besa Shahini ka reaguar lidhur me disa lajme mbi drejtorin e shkarkuar  në Dar Dibër.

Ra në sy që ministrja përdori fjalorin e njohur anti-media të kryeministrit.

Në postimin e saj, Shahini i ka quajtur portalet që janë marrë me këtë lajm, kazan.

“O portale – që për herë të parë po i bashkangjitem kolegëve dhe ju quaj “kazan” – Drejtori i shkarkuar i DAR Dibër është ai i mëparshmi i cili nuk ka respektuar rregullat e punësimit dhe jo Brikena e cila është komanduar tani vonë dhe po vendos rregull në Dibër.
Dhe – dhe kjo është e rëndësishme – nuk shkarkon Kryeministri punonjës, por e bën eprori apo eprorja pas një procedure të gjatë verifikimi nëpër komisione disiplinore.”-shkruan Shahini në postimin e saj

o.p. / dita

Share This Article
4 Comments
  • Por cfare fjale tjeter mund te perdoret,per shpifsit e ndyre,mor pervers,qe keni vrare veten me kete titull.
    Fjala e vertete sinonim i shpifsit,nuk eshte kazan,qe ka perdorur ministrja,por hale me grop.

  • Znj. ministre,
    Ju falenderoj per korrektesine qe tregoni ! Por vec nje gje duhet te korrigjoni urgjentisht. A e dini sa drejtore dhe nen-drejtore keni te komanduar? Verifikojeni kete vrejtje dhe do ta shikoni vete situaten. Nderkohe, ligji per zgjedhjen e titullareve ne institucionet arsimore ekziston. Ndonese une do isha per ate qe ata te emeroheshin, natyrisht, mbi bazen e vlerave, eksperiences dhe te performances ne pune. Ju, fatkeqesisht, keni mbetur tek komandimet ose tek vegjetimi i disave per disa dekada, pa sjelle asnje vlere. Kjo eshte nje e mete e madhe qe ka penguar zbatimin me sukses te kurrikules se re ne sistemin tone arsimor.
    Ju faleminderit per ato qe keni bere deri tani dhe ju uroj sinqerisht suksese ne deshiren dhe gatishmerine qe deshmoni per te ndryshuar per mire situaten. Do keni mbeshtetjen tone te ngahereshme!

  • Pershendetje znj. ministre,
    Ju vleresoj per transparencen dhe perkushtimin qe deshmoni ne permbushen e misionit tuaj shume te rendesishem. Ka ardhur koha qe te konsideroni me vemendje te posacme komandimet ne institucionet arsimore. Ne se do te benit nje verifikim, do te verenit se komandimet perbejne nje numer te pa justifikueshem. Ligji per zgjedhjen e drejtueseve ne institucionet tona arsimire ekziston. Per fat te keq, shume drejtuese, drejtore dhe nen-drejtore kane vite te tera qe vegjetojne dhe nuk sjellin asnje vlere ne arsim. Ndonese une do isha edhe per emerime, natyrisht mbi bazen e meritave dhe te eksperiences, anullimi i menjehershem i komandimeve , do ishte nje hap i mirepritur dhe ne drejtimin e duhur per zbatimin me sukses te kurrikules se re ne sistemin tone arsimor.
    Duke shpresuar ne mirekuptimin per verejtjen e mesiperme, ju urojme sinqerisht suksese te tjera ne vijim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *