Edhe mua mbreti ma dha tokën, por s’jam bijë mbreti…

redaktor

Nuk kisha ndërmend të merrem me raste të tilla, por rasti i një zonje që quhet Ilmie Hoxha më detyroi. Më njohu në një studio ligjore në Durrës që merret me ndihmën e qytetarëve që kërkojnë pronën e babait e të gjyshit.

Pronën ia jep Viktorio Emanueli i 3-të me nëntekst: “Për hir të zotit dhe vullnetit të Kombit. Mbreti i Italisë e i Shqipërisë dhe Perandor i Ethiopisë”.

Pra, në bazë të aktit publik Nr. 10541 datë 03.04.1942 me noter Esat Beileri, noter publik në Durrës (shiko fotokopjen e zyrës së hipotekës), janë 4000 metra katror tokë në Rrushbull, shtëpi që gjyshi e bleu me flori, ku toka është e lirë nga taksat dhe tatimet. Pse mërzitet zonja Ilmie?

– Lexova,- flet ajo,- si pinjolli i mbretit kërkon tokat në Burrel, pronat e gjyshit. – Por,- vazhdon znj. Ilmie,- kur mbreti ja mbathi më 1939, ne e shitëm vatanin te një mbret tjetër që i dorëzuam flamurin dhe kurorën në zyrat e Savojës. Ai mbret vendosi ligjet e tij fashiste dhe ne zbatuam ligjet dhe blemë tokën që unë nuk e marr dot se duhet të bëj gjyq për tokën time. Ky mbreti i “vogël” ka marrë ca prona e kërkon të tjera, po me tokën e babait tim ç’do bëhet, me mua që s’jam bijë mbreti po bijë bujku?

Në Tiranë e Durrës disa “mbretër” deputetë i morën pronat me lekë të thata e flori. Kështu bëri Arbnori, Topalli, Dokle, apo e kam gabim? Të ikur në emigracion 2 vëllezër më vdiqën e kanë lënë fëmijët jetimë. Ata s’janë bij mbretërish për të marrë pronën, dhe unë gjithashtu. Le ta shikojë ministri i Drejtësisë rastin tim që nuk jam bijë mbreti. Ja dhe numri im i cel.: 0693201565,- përfundoi zonja Ilmie.

 

Letër e nënshkruar

Vasil Puci

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *