Edhe Nard Ndoka kritika Lulzim Bashës: Opozitës së sotme i mungon alternativa

Dita

Një prej aleatëve të Partisë Demokratike, Nard Ndoka ka kritikuar protestën e opozitës. Përmes një statusi në profilin e tij në facebook, Kryetari i Partisë Demokristiane deklaron se qytetarët fikën në protestën e së hënës motorët e makinave për pesë minuta, por opozita duhet t’i mbajë ndezur ato.

Ndoka thekson se opozita duhet t’i ndezë motorët në aksionin e vet opozitar, jo vetëm me protesta, por me një strategji të detajuar për më tej. Sipas tij, opozitës së sotme, i mungon vendosmëria, vendimmarrja, bashkëpunimi dhe ajo më kryesorja alternativa.

Kemi një opozitë, që nuk ka një vendim përfundimtar, nëse do futet në zgjedhje lokale apo jo, nëse do e njohë ndarjen territoriale, nëse do bëhet pjesë e reformave apo do t’i bojkotojë ato, nëse do ketë vendim për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, të Kushtetutës, të mënyrës së zgjedhjes së Presidentit të Republikës, të qëndrimit institucional në lidhje me premtimet e mazhorancës së sotme, me punonjësit e larguar nga administrata, ndaj të persekutuarve, ndaj pronarëve, si dhe shume probleme të tjera që shqetësojnë sot qytetarët që në përfaqësojmë”, shprehet Ndoka.

Kreu demokristian shprehet se opozita e sotme duhet të jetë e re në ide, në alternativë, në përgjegjësi dhe në aksion politik.

“Duhet të shkëputemi nga paragjykimi që ekziston, se edhe mazhoranca e djeshme bëri të njëjtën gjë, bëri të njëjtat gabime. Duhet t’i bindim qytetarët, se kush gabon do ndëshkohet, se kush premton dhe nuk mban premtimet do ndëshkohet, se kush nuk orientohet në mbrojtje të interesit publik do asgjësohet me votë. Shpresojmë se Lideri i Opozitës z. Basha do ngrihet në lartësinë e detyrës, duke ju prirë qytetarëve dhe jo duke i ndjekur ata në hallet e tyre, që kjo qeveri po jua shton çdo ditë e më tepër”, përfundon Ndoka postimin e tij.

Share This Article
5 Comments
  • Kure ben kritika Nard Ndoka e Flamur Ndoka imagjinoni dhe nivelin qe ka Bashuci i Gites e Grida e Berishes…eh palaco njerez.

  • Po te kritikoje vellai i Leke Plepit, politikani i shquar i marrezise alla shqiptare i madhi i budallenjve Nard Ndoka eshte vertete problem serioz per opoziten. Aman vetem Nardi te mos e kritikoje se per te tjeret as qe eshte problem. Po nuk ju vjen turp dhe beni lajm politik Nardin ? Ai duhet te jete vetem objekt dhe subjekt gallate.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *