Edhe në këtë sezon tradita e “Top Show Magazine” ka vazhduar. Emisionet ku drejtuesi Alban Dudushi flet për personazhe të njohur të ekranit dhe i fton ata në studio ka rifilluar me disa ndryshime.
Transmetimi është spostuar nga dita e enjte në të premte, në “prime-time”. Veç kësaj është ndryshuar dhe njëra prej opinionisteve të përhershme të studios. Vendin e saj e ka zënë… Bieta Sulo, njëherësh edhe kryeredaktore e “Top Show”. E veçanta është se Bieta ka në të njëjtën kohë edhe statusin e bashkëjetueses së Alban Dudushit.
Prej disa vitesh ata janë në një lidhje dashurie të lumtur, e bërë tashmë publike prej kohësh. Megjithëse Bieta është në krye të stafit të “Top Show”-t për disa sezone me radhë, vetëm sivjet ajo vendosi të shfaqej përpara ekranit, duke komentuar apo ngacmuar personazhet e ftuar në studio. Sa mirë sa mirë! Partnere në jetë dhe në punë. 24
orë me njëri –tjetrin?! Pak e frikshme, por Bieta dhe Albani deri më tani duken shumë mirë bashkë!

Kembem e paska shume te madhe “astallek”
Femijet e Oficerve gjithmon te paret
Femijet e oficerve te paret ne paterjotizem,te paret ne atedhedashuri,te paret ne ndershmeri ,te paret ne sakrifica,te fundit ne pretendime,e privilegje.
Dudumi asht si asht. Bieta asht Yll. Por, bukur jane te dy, nuk gjendet perfeksioni sot.
Gazetare dilentant ky Dudushi…. si shume te tjere…