Email nga adresa
Përshëndetje e nderuar Dita, përshëndetje i dashur z.Thano. Ju kam lexuar qysh nga numri i parë i “Dita”-s dhe shkruaj shpesh në faqen tuaj online. Nuk shkruaj se paguhem, nuk shkruaj as se të shkruarin e kam hobi, apo se kam kohë të tepërt. Aspak, kohën e kam shumë të kufizuar se punoj shpesh me orë të zgjatura dhe me turne. Nuk shkruaj as se dua të zbraz urrejtjen që kam për Sali Berishën dhe sejmenët e tij të shumtë. Ndjenjat e forta, ku urrejtja ka vendin e vet, nuk e robërojnë dot njeriun për një kohë të gjatë, veçanërisht kur bashkë me moshën ai fiton edhe përvojë.
Unë shkruaj se dua që vendi im, ku linda, u rrita, u arsimova dhe iu përkushtova, të përparojë si vendet më të qytetëruara të Evropës, që bashkatdhetarët e mi të mos nëpërkëmben nga sharlatanët që kanë pushtuar drejtimin politik, por të jenë mendje ndriçuar.
Diku lexova që Dita është e vetmja gazetë për të cilën është ndërhyrë në të gjitha televizionet që të mos lexohet në programet e mëngjesit. Nuk ka gajle. Jua përcolla këto rreshta thjesht për t’ju inkurajuar dhe për t’ju përshëndetur: Vazhdoni përpara pa u frikur, edhe nëse ju sulmojnë egër, siç ju kanë sulmuar, edhe nëse ju lënë vetëm, duke tentuar t’ju dekurajojnë, edhe nëse mbeteni realisht vetëm: Luftoni! Unë dhe shumë si unë do japim kontributin tonë modest, por të palëkundur.
Përqafime, nga një lexues juaji që po kapërcen të 60-t, por që kurrë nuk ka gjetur në një gazetë mishërimin e asaj që mendon apo ndjen, siç ka ndodhur me ju.

Keto jane fjale zemre dhe ka shume te drejte shkruesi.
Gazeta Dita eshte bere realiteti i asaj qe kane enderruar shume njerzve ,per te shprehur fjalen e lire, por dhe te mençur.
“DIta” jone mund te quhet pa frike gazeta e shqiptarve dhe jo e medias se politikanve te pangopur dhe oligarkise financiare qe kontrrollojne shtypin e lire.
Faleminderit stafit tuaj te perkushtuar.
Grüße aus Deutschland.