Hej, Esenin, djalosh i ëmbël,
S’u lidhe kurrë me zinxhirë,
E shkove jetën si një ëndërr,
Po zgjodhe vdekje të vështirë.
“Nga jeta nuk ke më ç’të presësh
E jetës s’ke më ç’t’i kërkosh,
Nuk është më e re të vdesësh,
E reja është të jetosh.”
S’t’u sosën kurrë margaritarët,
Poet i fundit i katundit,
Po pse, o mik, preve damarët,
Me gjak të thurje varg’n e fundit?!…
Eh, edhe unë, o mik i vyer,
Shpeshherë kam qenë buzë varrit,
Por vetes paq ia kam kursyer
Dhimbjen e hidhur të damarit.
Kur ende s’kisha të njëzeta,
Në çdo qelizë jetën ma prekje,
Ndaj plot të mora ty nga jeta,
Por dot s’të imitoj në vdekje.
Gjith’ jetën mua më ka dhembur,
Në shpirt e zemër, dhimbja jote,
Më fal, që pranë s’të jam gjendur,
Kur ti ju vodhe kësaj bote.
Eh, ç’mrekulli more me vete,
Dashnor i zjarrtë i poezisë,
Po dhe me aq, në shekuj mbete,
Si një magji në mes magjisë.
Zoti po të më ip’fuqi,
Nga gjithë ç’kanë vdekur, një të ngjall,
Patjetër do të ngjallja ty,
Po më me jetën mos u tall!…
Ti, rus, gjeniu i lavdishëm
E unë shqiptar e jo më pak,
Të dy bëmë vargje të magjishëm,
Por jeta më qëlloi farmak…
Në vdekje dot s’të imitoj,
Se s’është e lehtë, i shtrenjti im,
Më dënoi Zoti të jetoj,
Se s’pata kurrë sa ti guxim.
Sikur këtu të rri dhe pak,
Bota asgjë nuk ka se ç’humb,
Gotën e jetës, me farmak,
Dua ta pi deri në fund.
5 shkurt 2009

Eseninit!
Ushua nji yll ne hapesire!
Ai s’ish yll, po ish komet;
te tille poet lindin shum rralle,
vetem nji here ne 100vjet!
Ti, rus, gjeniu i lavdishëm
E unë shqiptar e jo më pak,
Të dy bëmë vargje të magjishëm,
Por jeta më qëlloi farmak…
Esenca megallomaiake e bejtexhiut tone.
Nje bejtaxhi s’mund te krahasoje veten me nje poet brilant si Esenin,me fal i dashur A.Duka.
Spektakolare kjo poezi te pershendes mjeshter te ka mbytur virusi i talentit