Edhe një shqiptar nga Kosova vritet në luftën e Sirisë

anazapta

Valon (Shaban) Musliu, rreth 22 vjeç, nga fshati Tushillë i Skenderajt, është shqiptari i radhës i vrarë në luftën e Sirisë. Burime nga fshati i kanë treguar gazetës se Valoni i takon një familje të varfër të fshatit dhe se kohet e fundit ai dhe vëllezërit e tij janë vërejtur të bartin mjekra të gjata dhe pantallona të shkurtër, njofton korrespondenti i Kohës Ditore nga Skenderaj.

Sipas burimeve, Valoni në luftën e Sirisë kishte shkuar bashkë me një vëlla tjetër, i cili ende gjendet atje. Familja tashmë ka hapur të pamën për birin e tyre edhe pse kufoma nuk është sjellë ende, pasi siç është thënë, është varrosur në Siri. (INA)

Share This Article
1 Comment
  • Duhet ti japim fund ketyre historive.

    Cfare ben komuniteti mysliman i Kosoves??!!!

    Ai Ternava qe eshte ne krye e ka futur ne bllokazh total te shprehurit per kete problem.

    Mos i stimulon ai keto fenomene, sepse merr para nga “disa qe na duan te miren”, si puna e Serbise apo Rusise.

    Duhet shtuar presioni mbi Ternaven te shprehet Komuniteti Mysliman i Kosoves per kete fenomen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *