Ka patur një rritje të ndjeshme të tundjeve të kokës, të shtrëngimit të duarve dhe të psherëtimave në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork në javët e fundit.
Jo, nuk janë ambasadorë në ankth për shkak të katastrofave diplomatike, por, në të kundërt, organizata botërore në lagjen Manhattan, ku diplomatët dhe stafi nga 193 vendet anëtare të OKB-së kalojnë ditën e tyre, është mbërthyer nga ethet e Kupës së Botës.
Ndërkohë që lagështira e Nju Jorkut rritet dhe gara nxehet, fanellat shumëngjyrëshe janë bërë normë mes kostumeve shumë serioze gri, blu dhe të zi në korridoret dhe kafenetë e godinës.
Ambasadori e Moskës në OKB, Vasili Nebenzia filloi festimet kur Rusia, që pret Kupën e Botës, mori presidencën në qershor presidencën e Këshillit të Sigurimit në OKB.
Ambasadorët e 15 vendeve të Këshillit të Sigurimit shënuan ceremoninë hapëse duke dhuruar fanellat e kombëtareve të tyre, madje edhe vendet që nuk kishin arritur dot të kualifikoheshin në këtë turne.
Stafi dhe diplomatët mund të shihen të mbledhur rreth ekraneve të kafeneve dhe duke lëvizur karriget nëpër zyra për të patur një pamje më të mirë të televizionit në sallat e delegacioneve.
Miroslav Lajcak, presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, tregoi lidhjen e fortë mes sporteve dhe paqes gjatë zhvillimit të Kupës së Botës.
“Edhe në kohë lufte, futbolli i bashkon njerëzit. Mund të kemi zakone apo pikëpamje të ndryshme. Por, kur dalim në fushë, jemi të gjithë njësoj”, theksoi Lajcak.
Ende nuk është e qartë nëse ethet e futbollit do të përkthehen në veprimet diplomatike.
Por, është e sigurt se deri sa bilbili përfundimtar të fërshëllejë në Kupën e Botës, më 15 korrik 2015, ulërimat dhe psherëtimat në selinë e OKB-së do të vijnë nga ata të ngulur para televizorit dhe jo nga dhoma e Këshillit të Sigurimit.
a.s/dita
