Edhe opozita greke kërkon shpjegime nga Kotzias për bisedimet e Kretës

DITA Online

Mbyllja e bisedimeve në Kretë mes ministrave të jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë, Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias, nuk ka sjellë vetëm reagimin e opozitës shqiptare, por edhe të saj greke.

Në një komunikim zyrtar, partia Demokracia e Re thekson se deklarata e përbashkët e dy ministrave nuk i referohet ndonjë përfundimi konkret dhe se e vetmja gjë që del në pah, është se shefat e diplomacive do të takohen përsëri, kësaj radhe, në Shqipëri.

Në deklaratë, opozita i kujton ministrin Kotzias se duhet t’u japë përgjigje pyetjeve që iu bënë me shkrim nga Demokracia e Re, para nisjes së negociatave.

“A ka rënë dakord Ministri i Jashtëm  për të diskutuar çështjen inekzistente  për Greqinë, çështjen Çame, të cilën pala shqiptare e shtron vazhdimisht?

Si funksionon kjo paketë me të gjitha çështjet komplekse që kanë të bëjnë me marrëdhëniet greko-shqiptare, të cilat janë krejtësisht të ndryshme në natyrën e tyre ligjore dhe politike?

Po çështje të tjera si Marrëveshja Detare, të drejtat e pakicave, varrezat ushtarake dhe përmbajtja irredentiste e librave shkollorë shqiptarë?

A konsiderohen këto si të ndërlidhura nga Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë? Progresi në një  prej tyre a do të ndikojë në evolucionin e tjetrit dhe si?”, theksohet në deklaratën e Demokracisë së Re

Në përfundim të deklaratës, partia Demokracia e Re nënvizon se për shkak se çështjet janë shumë serioze dhe kritike pret përgjigje të përgjegjshme nga Ministria e Jashtme.

Ndërkohë nuk përjashtohet mundësia që Kotzias të përballet me një kërkesë për interpelancë nga opozita pikërisht për të zbardhur detaje nga bisedimet dypalëshe.

Share This Article
2 Comments
  • me siguri që dhe këta këto pyetje i kanë për konsum të brëndëshëm,si këta tanët!?
    apo këta e kanë me të vërtetë??
    të shohim se çfarë do thotë në interpelancë kocia!!
    po nuk u bë interpelanca!?
    do të thotë se ne e kemi,jo vetëm në bythë, por dhe kemi ngrënë brrylin!!
    nëse nuk do të ketë interpelancë në parlamentin gërk,do të thotë që është bërë me fjalë nërmjet bushatit dhe koces,së trashë,që të mos dalin pisllëqet jashtë!!
    pra do të kemi tradhëtinë më të madhe që i është bërë shqipërisë që nga 1925 e këtej!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *