Edhe Papa hap llogari në Tuiter

anazapta

Që sot, Tuiterit i shtohet një përdorues i ri. Dhe jo një njeri i zakonshëm, por Papa Benedikti XVI.  Ka zgjedhur emrin @pontifex, një llogari që hapet sot, por “cicërima” e parë e papës Ratzinger do të vijë në gjysmë të muajit.

Në nëntor, Benedikti XVI, gjatë takimit për Ditën Botërore të Rinisë, u kërkoi të rinjve të ungjillëzonin rrjetin, duke ua besuar atyre këtë mision të rëndësishëm.

Vitet e fundit, Vatikani ka hapur disa llogari në rrjetet sociale, por kësaj radhe është vetë Papa, që i shtohet komunitetit të përdoruesve.

Në prezantimin e Ditës Botërore të Rinisë, Benedikti XVI u shpreh: Shpallja e Ungjillit është e destinuar për të gjithë aspektet e jetës sonë, pa asnjë kufizim”, duke mos përjashtuar këtu edhe internetin.

Nuk dihet nëse Benedikti XVI, i lindur në vitin 1927, do të ambientohet shpejt me botën e Tuiterit, por kurioziteti dhe interesi i tij në këtë fushë është pa diskutim diçka që duhet vlerësuar.

Sigurisht që postimet e papës nuk do të jenë vetëm vargje nga Ungjilli, por edhe pjesë të përmbledhura të fjalimeve të tij.

Dhe ndjekësit do të jenë jo pak.

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *