Edhe pensionistët në listat e pritjes, kërkojnë punë part-time

anazapta

Studentët e sapodiplomuar përbëjnë edhe pjesën dërrmuese të punëkërkuesve që paraqiten çdo ditë pranë zyrave të punës me shpresën e gjetjes së një alternative punësimi. Megjithatë, ekspertët e zyrës së punë në Tiranë vënë në dukje se krahas të rinjve, në listat e punëkërkuesve përfshihen edhe moshat e mëdha, kryesisht pensionistët, të cilët aplikojnë për një mundësi punësimi me orar të reduktuar, në punë që mund të jenë të përshtatshme për grupmoshën dhe aftësitë e tyre.

Duke iu referuar kërkesave të bëra nga subjektet e ndryshme të biznesit që ushtrojnë aktivitet në kryeqytet dhe rrethe të tjera të vendit, deri më tani rezulton të jenë paraqitur kriteret për rreth 3000 vende të lira pune në fusha të ndryshme. Sa i takon këtyre hapësirave të punësimit, specialistja e zyrës së punës në Tiranë Julinda Gjoni, sqaron se sektori i shërbimeve raporton kërkesat më të shumta rreth vendeve të lira të punës, por nuk mbeten pas as profesionet që kanë të bëjnë me teknologjinë e informacionit, si dhe ato të fasonerisë.

Në varësi të kushteve të përcaktuara nga subjektet e ndryshme të biznesit qofshin këto të vogla apo të mëdha, është bërë e mundur edhe përfshirja në punë e një numri të madh personash, ndërkohë që procesi i përzgjedhjes do të jetë i vazhdueshëm. Një pjesë e mirë e punëkërkuesve të paraqitur nuk gëzojnë kualifikimin e duhur profesional, të cilin mund t’a marrin edhe pranë këtyre zyrave.”Shërbimet e telekomukacionit janë fushat që kemi më shumë prurje. Janë bankat që kanë vazhdueshmëri oferta dhe bizneset e shërbimeve, bar, kafe, restorante. Grupmosha nga 18 vjeç deri në moshën e pensionit. Madje, mund të them që kemi edhe pensionistë që vijnë e kërkojnë punë part-time”, deklaron rreth kërkesave të paraqitura, Julinda Gjoni. Sipas saj, niveli i punëkërkuesve është i një game shumë e gjerë, fillon nga persona që nuk kanë fare kualifikim, e deri tek ata më të specializuarit.

“Mund të them që ka edhe persona që kanë punuar një lloje pune që nuk vlejnë fare sot për tregun e punës dhe që janë shumë të vështirë për t’u riintegruar dhe për t’u futur në tregun e punës. Neve kemi këshillim për formimin profesional dhe në qendrat tona, këshillim i cili ofrohet falas. Kemi edhe nga ata që janë me arsim të lartë, që janë nivel shumë i mirë, kanë eksperiencën, gjuhën dhe kualifikimet e duhura. Por, ka edhe nga ata që janë të sapo diplomuar dhe nuk janë gati për tregun e punës”, shton Gjoni.

Pak ditë më parë ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj deklaroi se deri më tani kanë siguruar  një vend punë me shumë se një mijë persona, ndërkohë që procesi i ndërmjetësimit të punonjësve me vendet e punës që shpallin bizneset do të jetë i pandërprerë. Plotësimi i kërkesave që paraqet tregu i punës në Shqipëri, do të jetë edhe prioriteti  kryesor në çeljen e vende të reja të punës, dhe afrimin e tyre me specialistët përkatës. Ky është edhe prioriteti kryesor i përcaktuar lidhur me zbatimin e Strategjisë Kombëtare të Punësimit, e cila është prezantuar nga Qeveria, vetëm pak ditë më parë.

Share This Article
3 Comments
  • Pensionistet qe kerkojne pune nga qeveria me part-time jane militante komisionesh zgjedhore qe kane dhene prova militantizmi per PS nder vite e tani duan shperblim per angazhimin e tyre pro te majtes. Punesimet e tyre kane nisur dhe kjo tregon se kriteri baze i punesimit mbetet…angazhimi politik. Duan te vdesin ne pune keta te devotshem.

  • sting,mos u nxito se edhe ju keni pensioniste ne familje.
    mbase ju keni biznes e i ndihmoni,ju lumte.
    por nga menyra si argumentoni kerkesen per punesim me politike nuk me pelqen.
    po tu referohesh sa marrin dhe sa shpenzohet per minimumin jetik del – diferenca = ushqime me liste.
    ka pensioniste qe jane vetem dhe mezi blejne ilacet dhe ju konpesohen vetem 400 lek takse pastrimi dhe 600 lek energji elektrike = 1000 leke te reja = me 30 tableta per zemer berlipril..

  • mesim i mire- ta respektoj mendimin dhe mesimin, por nuk ta pranoj dot or vella se nuk jane pensionistet hallexhinj qe kerkojne pune part-time por jane ato qe kane nje mik diku e duan te perfitojne. Pastaj ku do punesohen te rinjte si une po u zune vendet nga keta pensioniste ” punetore “? Ligji thote prere se kur dilet ne pension dhe kaq, te zbatohet ligji.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *