Edhe përplasjen me Mesilën kishte mangut Nardi

Dita

Nard Ndoka pa frikë mund të cilësohet si deputeti më mediatik në rrjetet sociale. Në Facebook është bërë një legjendë, ku në emër të tij, montohen foto, bëhen batuta.

Nardi është vënë prej kohësh në fokus të talljeve në mediat sociale përmes thënieve të tij ‘filozofike’. Këtë javë edhe kolegia e tij deputete, Mesila Doda, u tallë me të ku i postoj një foto qesharake që Ndoka kishte bërë në Kubë (fol po deshe) dhe e cilësoje me ironi, “Bur shteti”, ndërsa Nardi në korridoret e Kuvendit, teksa Mesila po jepte një prononcim për mediat, iu afrua kamerave dhe tha: “kjo futet te burrat”. Më poshtë kemi përzgjedhur disa nga thëniet e shumta, ku protagonist është sigurisht vetë Nard Ndoka me ‘filozofitë e tij’.

– Uji i nxehtë është më i nxehtë se uji i ftohtë. -1000- lekëshi është i barabartë me dy 500- lekësha. -Në verë bëhet vapë. -Nuk është mirë kur je keq. -Gjërat duhet t’i shikojmë në dy këndvështrime, në këndvështrimin e parë dhe në këndvështrimin e dytë. -Ai që është i varfër, nuk është i pasur. -DortmundReal del 1, X ose 2. -Nuk ka duhanpirës që nuk e pi cigaren. -Erion Braçe është i shkurtër sepse ai nuk është i gjatë. -Kur pi shumë alkool, bëhesh tapë. -Kujdes! Kur mbyll sytë, nuk shikon. -Dritat e gjata janë më të gjata se dritat e shkurtra. -Kush fiton gjysmëfinalen, kalon në finale. -Pirja e cigares shkurton cigaren. -Njerëzit që festojnë më shumë ditëlindje, jetojnë më shumë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *