Edhe prokurorët janë kundër Byrosë së Hetimit

redaktor

E konsideruar si një strukturë që do të hetojë korrupsionin dhe abuzimet në radhët e zyrtarëve të lartë, Byroja Kombëtare e Hetimit prej ditësh po shkakton debate sidomos në radhët e politikës.

Por cili është mendimi i juristëve për këtë strukturë? Çfarë të rejash sjell ajo dhe a shkakton krijimi i saj përplasje kushtetuese tani në kushtet kur është miratuar dhe zbardhur drafti në qeveri.

Sipas prokurorëve kjo strukturë nuk është as më pak dhe as më shumë se Drejtoria e Krimit Ekonomik që ndodhet aktualisht në Policinë e Shtetit, e cila dhe tani ka në kompetencë të hetojë krimet e korrupsionit dhe krimet ekonomike.

Prokurorët mendojnë se i vetmi dallim që ka nga kjo strukturë është fakti se Byroja do të drejtohet nga një person që do të ketë një mandat 5 vjeçar që do të zgjidhet me pëlqimin e Prokurorit të Përgjithshëm.

Por në ligj mbetet i pashpjeguar se çfarë do të ndodhë nëse kreu i akuzës nuk e jep këtë pëlqim.

Ndryshe nga çështë tani, Byroja do të ketë në përbërje edhe prokurorë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, të cilët do të komandohen nga Prokurori i Përgjithshëm, që do të kenë rolin e konsulentëve për çështje të ndryshme.

Ndërsa nuk ka asnjë ndryshim në atributet e hetimit, të cilat sipas kodit të procedurës janë kompetencë e Prokurorit.

Një tjetër risi është dhe forcimi i kritereve për përzgjedhjen e oficerëve të policisë gjyqësore që do të punojnë në këtë strukturë. Por prpojektligji në fjalë sipas prokurorëve ka edhe përplasje kushtetuese.

Kjo duket në pikën b të nenit 2, ku megjithëse ka në përbërje prokurorë të Krimeve të Rënda, Byroja Kombëtare e Hetimit ka të parashikuar që të hetojë edhe vepra që nuk janë kompetencë hetimi e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Gjithashtu sipas draftit, Prokurorit të Përgjithshëm i kërkohet të komandojë një ose më shumë prokurorë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Byro gjë që bie ndesh me ligjin organik të Prokurorisë, i cili është miratuar me shumicë të cilësuar dhe që ka të parashikuar rastet kur bëhen komandimet nga Prokurori i Përgjithshëm.

Ndërkohë ligji bie në kundërshtim dhe me rekomandimet e Komisionit të Venncias, rekomandimin 90 i cili thotë që Byroja të mos i nënshtrohet ndonjë drejtimi të jashtëm, që në këtë rast është ekzekutivi./ Ora News

Share This Article
1 Comment
  • Kundershtimet vijne nga friga nga te korruptuarit te cdo sektorit e kryesisht prokurorive,gjyqesorit si dhe qveritarve dhe ish qeveritarve.Ky kundershtim identik sikur Amerika te hiqte funksionin e FBI.
    Po te jeni te vemendshem.Vicklat e institucioneve dolen nga kundershtimi i pare qe dha tellallin Berisha mbas hedhjes se firmes nga lulushi.Argument ky i patolerushem se PD me ne krye Berishen ka te gjitha institucionet nen hyqem.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *