Ishte vetë kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas që postoi një video të lezetshme e të sikletshme nga takimi me liderët botërore dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Në të njëjtën kohë, edhe ajo, edhe kryeministri Alexander De Croog i zgjatën dorën për t`u takuar Stoltenberg-ut. Siç na ndodh të gjithëvë kur takohemi.
“Edhe pse kohët janë serioze, ndodhin situata komike. Kjo ndodhi sot, në Samitin e NATO-s, kur do bënim një fotografi të përbashkët me liderët – Presidentin Joe Biden, Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg dhe Kryeministrin Alexander De Croog”, shkruan Kallas
