Edhe pse me pashaportë izraelite, Abramoviç nuk mund të shkelë kurdoherë Mbretërinë e Bashkuar

Dita

Pronarit të Çelsit nuk i është rinovuar viza, pasi i kishte skaduar në muajin prill, dhe i gjendur në të tillë situatë, ai mori nënshtetësi dhe pasaportë izraelite.

Pasaporta e re i lejon Roman Abramoviçit të vizitojë Mbretërinë e Bashkuar për biznes çdo gjashtë muaj.

Megjithatë, zyrtarët qeveritarë kanë deklaruar se ai nuk mund të futet dhe të dalë nga territori britanik kurdo që do të dëshirojë.

Ligji britanik për emigracionin nuk i lejon vizitorët për biznes që të jetojnë në Britani për një periudhë të gjatë kohore, qoftë përmes vizitave të shpeshta, e qoftë pas atyre të njëpasnjëshme.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *