Edhe pse nuk plotësonte kriteret ligjore dhe manipuloi të dhënat, i mbetur vetëm në garë KLGJ kualifikon kandidatin për Gjykatën e Lartë

Ornela

Edhe pse rrezikonte skualifikimin nga gara pasi jo vetëm që nuk plotësonte kriteret ligjore, por edhe ka manipuluar të dhënat, Këshilli i Lartë Gjyqësor e kualifikon Darjel Sinën si kandidatët për anëtarë të Gjykatës së Lartë.

Me 5 vota pro dhe 4 kundër Këshilli ka pranuar këtë kandidaturë për të cilën pati shumë debate institucionale.

Sipas investigimit te DITA (Kliko KETU) Kandidati Sina ka paraqitur të dhëna të rreme në Kuvend, në ILDKPKI dhe KLGJ.

9 anëtarë votuan për Darjel Sinën teksa kanë munguar Fatmira Luli dhe Alban Toro që kanë dhënë dorëheqje më parë nga kjo çështje për shkak të konfliktit të interesit.

Pas këtij vendimi KLGJ pritet të kryejë vlerësimin për këtë kandidat sipas pikëzimit të parashikuar për anëtarët e Gjykatës së Lartë.

Komisionari Publik Dariel Sina u verifikua nga Këshilli i Lartë Gjyqësor si kandidat për të zëvendësuar ish-kreun e Gjykatës së Lartë,  Xhezair Zaganjorin, të shkarkuar nga detyra, më 26 korrik 2019, nga KPA.

Sina vjen si kandidat nga radhët e jo gjyqtarëve. Ai ishte i vetmi kandidat për vakancën e hapur.

 

 

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *