Edhe qeveria merr pushimet

Bledar Lumani

E merkura e 6 gushtit shënon mbledhjen e fundit te qeverise per kete sezon.

Mesohet se kryeministrit Edi Rama ka lejuar ministrat e kabinetit qe te marrin pushimet nga data 7 deri ne 25 gusht. 

Ndryshe nga modeli i ndjekur nga paraardhësi Sali Berisha, i cili ne 8 vjet e mblodhi qeverinë cdo jave edhe ne muajt e verës, duket se kryeministri Rama ka vendosur qe gushti te jete pushim per te gjithë ekzekutivin, raporton vizion Plus.

Mbledhja e pare per sezonin e ri pritet te mbahet ne 26 gusht dhe shënon startin per vitin e dyte te mandatit qeverisës duke përgatitur draftet me te cilat do te punoje parlamenti qe fillon te hënën e 1 shtatorit.

Kryeministri Rama se bashku me ministrat Kodheli e Bushati do te përgatiten per samitin e krerëve te shteteve te Natps qe do te mbahet ne Uells ne datat 4 dhe 5 shtator.

Nje tjeter çeshtje per te cilën duhet te punoje qeveria eshte tryeza e takimit te trete te dialogut te nivelit te larte me BE, qe do te mbahet po ne shtator, e ku pritet qe te diskutohet ambicia e Shqipërisë per hapjen e negociatave.

Nderkaq agjenda e Partisë Demokratike përtej kritikave ndaj punës se qeverise kushtëzohet nga zgjedhjet e brendshme.

Pritet qe brenda nje jave te mbyllen zgjedhjet per kreret e Tiranës qe per here te pare jane 11 drejtues ne mënyre qe ne shtator Lulzim Basha te filloje procesin zgjedhor per organet drejtuese te partise; Kuvendin, Këshillin Kombëtar, Kryesine, sekretaret e nenkryetaret te cilet nuk jane zgjedhur qe nga prilli i 2005.

Share This Article
8 Comments
    • Edi Rama duhet te marre pushimet sa me shpejt se ka me i dhan gji me pi Zahos. 😉
      TURP ,..ne Shqipni ka ndodhun nje vjedhje e madhe ndersa qeveria shkon per pushime

      • A.p.s … Madona prej sauku ? Mimi nuk do të shkojë me pushime sepse ka eksperiencë. Do të shfryjë akuzat kunder fullanit!? Ka eksperiencë nga shfryrja e tollumbaces “Mimi kundër Imamit”??? Nderime!

  • Po fullani a do të pushojë në gusht? Eshtë lodhur duke vjedhur dhe një lodhje e tillë të dërrmon? Ku mbahen gjithëata thasë me para çdo ditê nga banka në shtëpi ? Të rraskapitin!?

  • Konfiskimi ! Kjo i djeg shume pushtetareve pedeiste ! Ata jane gati te bejne edhe burg
    ”Per t’u shplodhur nga vjedhjet ” , por vetem pasurine e plackitur ta ruajne per femite e
    tyre, niperit e sterniperit …. !Burgu ne kushtet e tyre do te jete ”argetim” si Nano qe cdo
    dite i shkonin pulat e pjekura ne Bence , telvizor, etj.etj.
    Por KONFISKIMI I PASURISE SE KETYRE HAJNAVE DO TE ISHTE HAPI PARE QE TE VIHET
    DREJTESIA NE RRUGE TE MBARE DHE QE LIGJI TE JETE PER TE GJITHE I BARABARTE DHE
    JO PER CA TE NENES DHE SHUMICA DERRMUESE E POPULLIT I KONSIDERUAR SI I NJERR-
    KES. !

  • Politika me PUSHIME????!!!!!
    Vaj medet për qytetarët që presin, presin, presin,…Për mendimin tim, gjendja e Shqipërisë duhet konsideruar e JASHTËZAKONSHME. Jo sikur çdo gjë shkon normalisht dhe nuk ka problem. Deputetët shkojnë me pushime, për të shpenzuar paratë që i kanë fituar me “djersë”, duke punuar NJË DITË NË JAVË!….

    Kjo qeveri të paktën për këtë vit nuk duhej të shkonte me pushime. Serioziteti dhe rëndësia e gjendjes skandaloze në të cilën ndodhet Shqipëria, si dhe skandalet e njëpasnjëshme që po plasin, tregon dhe shkallën e përgjegjshmërisë me të cilën politikanët shqiptarë i trajtojnë situatat e vendit.
    Në fund të fundit çfarë do ti gjejë politikanët tanë në se nuk do pushojnë një vit? Kur ka shqiptarë që nuk pushojnë prej vitesh, sepse nuk kanë PUNË? Çfarë do bëhet me këtë çështje MADHORE që prek të gjitha familjet shqiptare? Apo politika justifikohet si gjithnjë me globalizmin?
    Justifikimet tregojnë vetëm një gjë, PAAFTËSINË dhe MUNGESËN e PËRGJEGJSHMËRISË për gjendjen në të cilën ndodhen qytetarët.
    Vala e protestës qytetare kundrejt skandalit me Bankën, duhet medoemos të pasohet nga protesta të tjera për PAPUNËSINË. Qeveria ka bërë premtime të cilat nuk po i shohim të realizohen!
    Qeveria e sotme, dje në opozitë, ka deklaruar 1 Milion të PAPUNË, nga të cilët për një vit na qenkan punësuar 45.000 individë! Me këto ritme i bie që as për 20 vjet nuk do arrijnë qytetarët të punësohen, pa llogaritur këtu dhe ata që janë pushuar nga puna!!!
    E pra, qeveritarë e deputetë!
    Si ju shkohet me pushime kur shumica e votuesve tuaj as që e kanë këtë mundësi, as në ëndërr bile! Përse ju kemi zgjedhur? Ku e keni NDËRGJEGJEN QYTETARE? ATË QË JU NA KËRKONIT PARA ZGJEDHJEVE? E pra filloni në rradhë të parë nga vehtja! Hekuri rrihet sa është i nxehtë! Mos i anashkaloni skandalet dhe gjendjen e mjeruar ku ka rënë ky popull. Mos përsërisni gabimet si paraardhësit!
    Por në se politika nuk dëgjon nga veshi qytetar, atëhere është detyra e qytetarëve, që ashtu si protesta për vjedhjen në Bankë, të vazhdojë me protestat kundër PAPUNËSISË!
    Qytetarë!
    Është detyra jonë të kërkojmë nga Edi Rama, Ilir Meta e të tjerë, se PAPUNËSIA nuk pret sa të kthehen ata nga pushimet! Njeriu në rradhë të parë, do të ushqehet çdo ditë, pastaj të ëndërrojë për pushime!
    Ju politikanë shqiptarë, a ia keni krijuar kushtet votuesve që të merren me PUNË?….JO! Pra ju nuk keni zgjidhur problemin më MADHOR, për të cilin ju fituat zgjedhjet. Qytetarët ju votuan jo që të presin dhe 20 vjet të tjera, deri sa të vdesin në tranzicion, që ju të fusni në punë të gjithë far e fisin, si me Bankën e Shqipërisë!
    Zgjohu o qytetar! Mos presim nga politika të na japë të pijë! Ta kërkojmë me ngulm atë që na premtuan! Edi Rama dhe Ilir Meta, nuk janë të PAPUNË! Nuk janë pa të ardhura! Nuk e kanë familjen të PAPUNË!
    Ata rregullisht, shkojnë me PUSHIME!!!…..Ndërsa ne, presim, presim, presim….. Prit gomar, të mbijë bar!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *