Edhe Rakip Suli si Leskaj: Do t’i kërkoj Metës që mandati im të shkojë në Kushtetuese

Elton Tafaruci

Deputeti i Partisë Socialiste Rakip Suli ka deklaruar publikisht se do të bëjë të njëjtën gjë si kolegia e tij Valentina Leskaj, pas këmbënguljes së opozitës për mandatin e tij të deputetit.

Në një prenoncim për ‘News24’, Suli u shpreh se do t’i bëjë kërkesë kryetarit të Kuvendit Ilir Meta që mandati i tij të shkojë në Gjykatën Kushtetuese.

“Nuk mund të imponosh asnë deputet për ta votuar. Cdo deputet ka të drejtën e vet si voton në Parlament. Ditën e  parë e kam bërë të qartë për të shkuar në Gjykatën Kushtetuese. Është thjesht një pretendim i opozitës sepse nuk kanë asnjë kauzë tjetër. Do të bëj edhe unë të njëjtën gjë si zonja Leskaj”, tha deputeti socialist Rakip Suli./E.T

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *