Edhe Roma zyrtare përshëndet marrëveshjen Rama-Basha

DITA Online
Italian Interior Minister, Angelino Alfano, during the press conference with with the new Head of Italian Police, Alessandro Pansa (not pictured), at Chigi Palace in Rome, Italy, 31 May 2013. ANSA/GUIDO MONTANI

 

Edhe politika italiane, e cila po ndjek me interes zhvillimin e situatës parazgjedhore në Shqipëri, përshëndet marrëveshjen e arritur mbrëmë mes palëve politike.

Në një komunikatë për shtyp, ministri i Punëve të Jashtme dhe i Kooperacionit Ndërkombëtar, Angelino Alfano shkruan:

Mirëpritëm lajmet që na mbërrijnë këto orë nga Tirana dhe që dëshmojnë një hapje pozitive të dialogut mes palëve politike për të gjetur afate dhe mënyra të bashkëpranuara për zhvillimin e zgjedhjeve të ardhshme politike në Shqipëri”.

Shefi i diplomacisë së Romës, që shpreh përgëzimet e tij për Edi Ramën dhe Lulëzim Bashën, vë në dukje se në këtë mënyrë do të mund të forcohet akoma më tej ecuria demokratike e Shqipërisë dhe do të bëhet e mundur kështu një rinisje e Tiranës drejt integrimit të plotë europian.

Në përfundim të deklaratës së tij, Alfano garanton mbështetjen me bindje në çdo seli, aq më shumë në rolin aktual të kryetarit te radhës në Samitin e Triestes mbi Procesin e Integrimit të Ballkanit Perëndimor, në program më 12 korrik të këtij viti.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *