Romela Begaj shpallet kampione bote në peshëngritje.
Bega u shpall kampione në stilin e shkëputjes, pasi arriti të ngrinte 113 kilogramë.
Pas fitores së Godellit ditën e djeshme, ky është një tjetër rezultat spektakolar i sportistëve shqiptarë në kampionatin botëror që po zhvillohet në Kazakistan.
Pas këtij lajmi ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, që ka bërë edhe humor, duke thënë se tashmë u vendos barazia gjinore.
“Urime urime urime Romela Begës për medaljen e artë!
Një kampione bote për gjithë vajzat shqiptare!
Superbarazi gjinore në medaljet e arit”, shkruan Rama.

Shpresojm qe te mos rezultojne pozitive ne testet anti doping.
Kur flet edhe ky megalloman maskilist për barazinë gjinore?! Barazi gjinore nuk do të thotë të mbushësh administratën shtetërore me pula të bindura e pa kurrfarë merite, në kurriz të meshkujve, por t’u krijosh kushtet femrave që të konkurrojnë si të barabarta me meshkujt dhe ku ato që janë vërtet të afta (që të tilla ka shumë në Shqipëri) t’i arrijë me meritë gjërat. Në administratë mund të jenë edhe 100% femra nëse e meritojnë, por jo duke i emëruar pa meritë e duke vendosur përqindje përfaqësimi, që tek ne është diku tek 30%. Kjo përqindje, e vendosur me një ligj të kërkuar me këmbëngulje nga ky zotëri kur ishte në opozitë, që në dukje është shumë emancipuese dhe në ndihmë të femrave, në fakt është shumë diskriminuese për to, pasi vendos kritere për të kapërcyer pragje që ato ndoshta s’janë në gjendje t’i kalojnë (kjo është logjika e një ligji të tillë). A është e drejtë kjo? Kur thuhet barazi gjinore, nuk nënkuptohet që femrat të privilegjohen në raport me meshkujt, por që të jenë të BARABARTA. Një ligj që thotë se 30% e administratës duhet të jenë femra, i favorizon pa të drejtë ato në kurriz të meshkujve, pasi asnjëra mund të mos e meritonte vendin e punës, por njëkohësisht i diskriminon skajshëm, pasi ato mund të jenë të afta dhe në administratë të kemi 100 femra. Kjo që bën ky kryeministër, duke u rrekur të marrë me pa të drejtë flamurin e emancipuesit, i bën dëm meshkujve të aftë, por më shumë i bën dëm vendit dhe shqiptarëve, pasi i privon ata nga më të aftit.
Shembulli më qesharak dhe më domethënës në këtë drejtim është mbrojtja e tij nga një truprojë femër, ashtu siç bënte edhe MuhaRam Gedafi, që i përdorte ato të shkreta edhe për gjëra të tjera!!!! E gjitha kjo është vetëm për shfaqje pa kripë, duke shkelur edhe të drejtën e të gjithë ne shqiptarëve që kryeministrin ta kemi të mbrojtur më së miri, pavarësisht nëse e votojmë ose jo, sepse është kryeministri ynë.
A e ka marrë me meritë vendin e punës ajo “zonja truprojë”, pra është bërë një testim për këtë gjë, sepse kryeministrin s’mund ta ruaj kushdo? Nëse ka pasur një testim, vërtet në testet e forcës ka dalë përpara konkurrentëve meshkuj?!
Nëse do t’i përgjigjej kush me fakte kësaj pyetjes së fundit, dhe të përgënjeshtronte këto që them, do të isha tejet i lumtur…
Marja,per truproje e nje femre, tregon hapur,(Per mua), qe ky K/minister nuk ka frike nga populli tij,(Ai tjetri vishte dhe jelekun, vec botigardeve meshkuj,me muskuj…) Gjithesesi, Rama,(Fundja dhe fshehurazi), mund te mbaj dhe ndonje shenim nga keto thenjet ketu, te ketij njeriut tone, te hershem…
Forca dhe ju lumte!
Urime goces dhe suksese te metejshme!
E ndoqa garën. Romela Begaj është sportiste elitare dhe një profesionistë e vërtetë, ashtu.sic është edhe Erkand Qerimaj, ndërkohë që Godelli gjendet, tashmë, në nivelin më të lartë të peshëngritjes botërore, ndonëse është vetbm 22 vjec Urime Romelës për suksesin dhe medaljen e artë në stilin e shkëputjes. Godelli, urimin e mori qysh dje. Kurse Erkandit i urojmë fat, këmbëngulje dhe sa më pak emocione. E them këtë, sepse, ai dhe Romela, janë emocionalë dhe kjo ndikon në rezultatet e tyre. Ata, po të clirohen nga emocionet në garë, mund të bëjnë më të mirën. Prandaj, krahas trajtimit që duhet të vazhdojë ndaj këtyre sportistëve të mëdhenj, Federata e Peshëngritjes duhet të ketë me vete një psikolog, në stërvitj e në garat kombëtare dhe ndërkombëtare, dhe do ta shikoni se ku mund e bën të shkojë peshëngritja shqiptare.
Keta te dy meritojne nga 100 mije Euro secili. Kane ngritur shume lart emrin dhe imazhin e Shqiperise. Thjesht “ju lumte” nuk mjafton. Keshtu behej ne kohe te xhaxhit enver. Zoti Kryeminister! Shperblejini bujarisht keta dy kampione te Shqiptarise. Te mos ju dhimbsen parate pasi nuk i nxirrni nga xhepi juaj. Gjithe kombi Shqiptar eshte dakort qe Godelli dhe Begaj te marrin shperblimin e merituar per kete arritje fantastike!
Bravo, bravo, bravo, Romela.
Dje nje kampion, sot nje kampione.
Do zoti Rilindja, rilind edhe sportin.
Mrekullit shqitare ndodhkan ne muajin nendor.Krenohemi me ty motra e gjyshit.Bravo, nje mije here bravo