Edhe sa do të durojmë?

redaktor

Prishëm gjithçka patëm, duke u ngritur kundër vetes tonë, duke pranuar të ecim në një tunel të gjatë, pa asnjë lloj drite shprese në fundin e tij. Edukuam një administratë dhe shtet shkelës dhe dhunues të ligjit. Po përjetojmë tranzicionin më të gjatë e raskapitës, të pafund, duke ecur si hebrenjtë në shkretëtirë për ta arritur në “tokën e premtuar” për një gjysëm shekulli, edhe pse atë e kishim para syve. Kjo ka ndodhur dhe po vazhdon të ndodhë me ne. Shkatërruam vetveten, edhe kur u ngritëm në vitin 1997 kundër padrejtësive dhe grabitjes masive. Mjaft më me klanet e dështuara, të cilët përveçse interesave të pushtetit dhe falangave të tyre politike, asnjëherë nuk u ka interesuar vlera fondamentale e një sistemi demokratik të konsoliduar në Shqipëri. Mjaft më me këtë Parlament karagjozësh, të pa moral, të inkriminuar, zemërak dhe të dhunshëm, hipokrit dhe demagog, një Parlament, ku sa herë fillon seanca plenare, blindohet me Policinë e Shtetit. Mjaft më me deformimin që i është bërë misionit fisnik të institucionit ligjvënës të shtetit, arena e të cilit është kthyer në një skenë estrade dhe tragjikomedie, duke dhënë imazhin më të keq të dhunimit të votës së lirë të qytetarëve shqiptarë.

Çdo ditë njerëzit përballen me pasigurinë, me kërcënimin, me urinë, me padrejtësinë, me hallet e një jete të vështirë. Pa dallim partiak, larg oportunizmit, me mendësitë e një pesimisti me përvojë, e thënë shkurt, ka ardhur koha që populli në rrugë demokratike, të guxojë dhe të kërkojë me kurajo qytetare, largimin e kësaj klase politike, e cila është shkaktarja dhe përgjegjësja kryesore e situatës kaotike që përjeton vendi në të gjitha aspektet. Një gjë është e vërtetë në dritë të diellit. Koha ecën, qeveritë shkojnë e vijnë, shqiptarët pësojnë në shpinën e tyre, vendi vazhdon të rrezikohet në kaos të plotë dhe askush nga kjo klasë politike, e pandryshueshme, solide dhe stoike në qëndrimin e saj, edhe pse ka qenë dhe është përgjegjësja kryesore, nuk ka marrë asnjë shenjë ndëshkimi prej drejtësisë shqiptare. Edhe sa do të durojmë këta oligarkë dhe shpurat e tyre në shpinën tonë? Janë po të njëjtat fytyra, po të njëjtit njerëz të papërgjegjshëm, deri të kriminalizuar, që vazhdojnë të flasin për “hallet e popullit dhe të Shqipërisë”.

Mjaft më me hartime “mbresëlënëse” dhe me demagogji. Pushteti është dhe duhet të jetë në shërbim të qytetarëve. Opinioni qytetar, duhet të kthejë lumenjtë në “Haurët e Avgjisë” dhe t’i pastrojë ata nga plehu dhe era e qelbur, që kanë akumuluar në këto 24 vite. Nëse kanë kurajo, le ta fillojnë nga vetvetja.

Së pari, duhet të anullohet ligji i vitit 2008 për mënyrën e votimit me listë partiake. Kjo mënyrë është një mashtrim i hapur, duke dhunuar votën e popullit, e cila përfundon në ekselencën e zezë të kryetarit të partisë dhe ai vendos kundër dëshirave të popullit. Ky lloj ligji është një turp me përmbajtje kriminale, pasi i ka hapur rrugën miqve e shokëve, njerëzve të biznesit, personave të inkriminuar, mjafton që ata vetëm të jenë të pasur dhe të financojnë në fushatata zgjedhore. Është kjo arsyeja që në Parlamentin e Shqipërisë sot vegjetojnë njerëz me dosje, njerëz me precedentë penalë, njerëz mediokër dhe nën mesataren e arsimimit të inteligjencies shqiptare.

Si ka kaluar ky ligj në parlament me miratimin e të dy partive kundërshtare?! Askush nuk foli dhe tani po shikojmë dhe ndjejmë pasojat e rënda të këtij ligji antidemokratik. Sot shikojmë në Parlament njerëz pa gojë, pa sy, pa vesh, njerëz memecë, deputetë në hije, ushtarë të bindur të skuadrës së kryetarëve partiakë. Niveli i tyre është për të vënë duart në kokë. Kam parasysh shumë raste, por në një emision televiziv, një vëzhgues politik e xhironte deputetin me post të lartë të PS-së, ashtu sikundër ndodhte edhe me deputetin e PD për çështje juridike. Këta dështakë vërtetojnë vetë paradoksin e një ligji të tillë, që ka shkatërruar integritetin moral të institucioneve më të larta shqiptare. Publikimet së fundi të fondeve partiake për mbështetje dhe financim të fushatës së pritshme elektorale, janë marramendëse, në një vend të varfër, që goditet rëndë, jo vetëm nga marrëzitë politike, por dhe nga natyra. Kjo është të vësh duart në kokë.

Që tani po ndizet fryma e debatit për zgjedhjet e ardhshme lokale. Si do të vemë në këto zgjedhje? E thënë shkurt dhe copë; filozofia e tyre është e turpshme. Do të kërkohet përsëri të konsolidohen jo njerëzit adekuatë që i duhen halleve të popullit, por ata tipa që garantojnë me çdo mjet dhe me çdo mënyrë fitoren e partisë. Kjo lojë po ndihet nga të dy krahët e politikës, duke i hedhur benzinë zjarrit të luftës së ashpër politike dhe thellimit të përçarjes në popull.

 

Ka një deflacion të politikës shqiptare

Jemi përballë faktit me një klasë politike të zhvlerësuar, me aksionet e saj “0”. Strukturat e shtetit dhe të partive janë vënë përballë krizës së besimit ndaj tyre. Në opinionin shqiptar kjo krizë është e ambalazhuar me urrejtje. Produkti i fenomeneve negative brenda shtetit dhe shoqërisë, ka shkuar në një nivel me sjelljen, produktin dhe rrugëzgjidhjet në ineficencë të plotë, për shkak të politikës shqiptare, duke shfaqur fenomenin e deflacionit politik, ku askush nuk përfiton, edhe pse propaganda dhe shpenzimet janë marramendëse në një kohë tërësisht të humbur.

Çfarë problemi ka populli përballë kësaj politike? Ku shprehet zëri i reagimit të tyre demokratik, përballë institucioneve të shtetit? Sindikalizmi shqiptar është në ditën e tij të hallit, duke u kthyer me disa krerë të degraduar në uturakë të vërtetë të partive politike. Kjo dikton nevojën e shkrirjes urgjente të tyre, duke i nxjerrë jashtë ligjit, si një prej deformimeve më të rënda dhe më monstruoze të së drejtës njerëzore dhe profesionale, si një faqe e zezë e historisë së shkurtër të tyre.

Të njëjtin qëndrim ligjvënësi shqiptar duhet ta shikojë me përparësi edhe për aktivizimin dhe rregullimin e problematikës së gjallon sot brenda sistemit të OJQ-ve, të cilat janë dhe duhet të jenë një nga burimet kryesore të furnizimit të politikës me njerëz të merituar, produkt me integritet moral, por jo si deri tani. Këto organizma qytetare të shoqërisë civile, duhet të pastrohen nga tunika e vjetër me erë të rëndë mbi akuzën e “vrimave të zeza” për pastrimin e parave dhe grabitjen e donacioneve në ndihmë të komunitetit dhe të zhvillimit.

Brenda këtij sistemi, të ndalohet karshillëku që një pjesë pasanikësh me diploma të blera në universitete “piramidë” po i bëjnë shtetit dhe shoqërisë, duke qenë të pranishëm në disa institucione, borde, universitete, OJQ, dhe duke marrë nga 10 rroga, kur një duzinë njerëzish profesionistë e kompetentë, masin rrugët e Tiranës dhe qyteteve tona. Kush punon në administratën publike të shtetit, është i shpërblyer. Nëse do të vazhdohet me shtetin e miqve e të shokëve, e besnikëve dhe të servilëve, atëherë nuk ka se si të mos mendohet se këtu lufta politike është një farsë dhe Shqipëria do të vazhdojë të ropatet akoma në këtë periudhë kalimtare të pafund.

 

Paratë janë brenda në Shqipëri, mos i kërkoni tjeterkund!

Gjithçka thuhet e gjithçka debatohet, por brenda tyre gjallon e vërteta e hidhur, pavarësisht luftës politike, e cila shpesh del nga kuadri etik i rregullave të demokracisë. Ky është produkti i interesave, të cilat orientojnë paratë në gojën e gorrillave makutër të panginjur ndonjëherë, të cilët gëlltisin të ardhurat që dalin nga pasuria jonë kombëtare. Shkatërrimi i monopoleve të çmimeve, duke filluar nga shtetarët që kanë aksionet e tyre në elementë strategjikë të ekonomisë shqiptare, forcimi kalimtar i rolit të shtetit në disa prej tyre, që janë burim të ardhurash për buxhetin, dhe veprime të tjera reformuese, do të jenë disa nga korrigjimet e gabimeve trashanike, që janë bërë në këto dy dekada, duke rritur parametrat socialë të shtetit ndaj qytetarëve të tij.

Nëse në dy vite të marrjes së pushtetit qeverisja vazhdon të mbahet me teorinë e “zarfit të parë”, duke i dhënë shumë rëndësi formës dhe aspak përmbajtjes së problemeve që janë trashëguar, atëherë kushdo ka të drejtën të arsyetojë, që gjithçka kalon nga një dorë në tjetrën dhe të dyja vazhdojnë të tentojnë të lajnë fytyrën e tyre të papastër.

Kur paraja bashkohet me injorancën, prodhon gjithçka të keqe, krimin, korrupsionin, dhe ushqen sindromën “të gjithë kundër të gjithëve”, “ta krijojmë dhe ta gjejmë armikun”, edhe kur ai nuk ekziston, duke i kaluar të gjitha përgjegjësitë në kurriz të shtetit dhe qytetarëve.

Nevoja e një force të re politike në Shqipëri, e cila të synojë të shkatërrojë perandorinë e krimit dhe të oligarkisë financiare shqiptare, me këtë situatë që përjetojmë, është një domosdoshmëri e kohës. Populli i lodhur shqiptar, që tërë jetën vazhdon të jetojë me rripin shtrënguar, kërkon një frymë të re me mendësi të reja. Po përballemi me një kryeministër mediatik, mjeshtër të ekranit, që shfaqet një qytetar elegant, por që në fakt ka dhënë prova se di të mbjellë mirë pemë dhe di të gënjejë me elegancë të huajt, duke dhënë dy pamje të ndryshme të imazhit të politikës, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Harron kryeministri se, prioritare janë ekonomia, bujqësia, prodhimi, pra ato që janë dhe kthehen në lugë për njerëzit.

Këtë mospërputhje e shikojmë në vetë strukturën e shtetit. Ka ardhur koha e një riformatimi, duke lehtësuar barrën mbi taksapaguesit shqiptarë. Nuk kemi aq luks për të pasur njëkohësisht edhe ministri Arsimi dhe Ministri Kulture, apo edhe Ministri Bujqësie edhe Ministri Mjedisi. Nuk kemi nevojë për shumë hallka të tjera të trashëguara dhe mungesa e ndryshimit, tregon se çështjet e shtetit nuk janë marrë në dorë nga ekonomistët. Merrni shembull nga fqinji ynë jugor, një djalë i ri që ka marrë kokat më të mençura të shtetit dhe të shoqërisë, veçanërisht në fushën e financave. Greqia, një shtet i NATO-s dhe BE-së, disa herë më e fuqishme se Shqipëria dhe drejtohet nga një kabinet me 9 ministri. Tek shteti ynë ka vetëm fjalë, hartime mediatike, pozime, farsë shkollareske dhe shumë pak efiçencë reale, për mos të thënë fare. Kanë kaluar dy vite dhe opinioni nuk shikon ndonjë ndryshim, siç pretendohet, që ta ndjejë në të ardhurat familjare, përkundrazi.

Gangrenë e shoqërisë shqiptare dhe për shumë kohë do të mbetet korrupsioni i lartë. Kjo mënyrë veprimi deri tani, është një nga treguesit më thelbësorë të dështimit të qeverisjes aktuale. Lufta kundër tij do të jetë e suksesshme, nëse ai do të goditet në kokë. E thënë shkurt, e përsëris, nëse ai do të goditet në kokë, ku të zbulohen strukturat e ngjizura, të zhvilluara dhe aktive, të cilat vazhdojnë të funksionojnë në mënyrë ilegale brenda organizmave shtetërore. Veprimet e deri tanishme, duke pasur kundër sistemin e Akuzës dhe të Drejtësisë, çojnë në një rreth vicioz, ku pas asgjësimit të një grupi apo rrjeti, ka rilindur një grup apo rrjet tjetër, prej metastazave kanceroze që kanë hyrë me kohë në trupin e shoqërisë dhe të strukturave institucionale shqiptare.

Po vazhdojmë të përballemi vit pas viti, me një shtet “ekstra” që nuk bën përpara, ku në vazhdim ka drejtuar dhe drejton “sokaku i të marrëve”. Kështu nuk mblidhen paratë brenda shtetit dhe jeta e shqiptarëve do të vështirësohet edhe më shumë. Kemi të drejtë të mendojmë në dilemë, si vazhdojmë të rrojmë akoma.

 

Mjaft më me partitë e Ramiz Alisë

Kriza e besimit tek politika po sjell nevojën e një ndryshimi të reagimit qytetar, për të cilën vendi ka nevojë në kufijtë e domosdoshmërisë. Situata politike në Shqipëri meriton analizën shkak-pasojë, e cila duhet të na nxjerrë në një përfundim bindës për opinionin e lodhur shqiptar. Në këto 25 vite të ndryshimeve të sistemit, vetë natyra e rrugës së pluralizmit partiak shqiptar na ka bindur se skema ka qenë e diktuar nga kasta politike e kohës së Ramiz Alisë, duke sjellë në jetën politike të vendit dy parti, të cilat sot, në kontekstin e përgjithshëm të ngjarjeve tragjike që kemi përjetuar, janë përgjegjëset kryesore dhe që asnjëherë nuk kanë mbajtur përgjegjësi për gjithçka që ka pësuar vendi ynë. Të gjithë krerët partiakë, ata që sot e quajnë veten politikanë, janë të lidhur me njëmijë fije të dukshme e të padukshme me sistemin e kaluar, e megjithatë, askujt kjo nuk i bën përshtypje, por tentohet të kalohet në heshtje. Inteligjencia patriote shqiptare rezulton e dhunuar profesionalisht, duke e lënë në periferi të problemeve të mprehta që ka vendi sot. Truri i kombit ka emigruar jashtë dhe vështirë se ndonjëherë do të jetë i pranishëm këtu, pa ndryshuar kjo situatë politike tejet e rënduar.

Jetojmë në një kohë kaosi, ku resurset e vendit po shpërdorohen dhe treguesit ekonomikë të vendit janë në nivelet më të ulëta.

Në këto kushte, duhet të ngremë zërin kundër hipokrizisë politike dhe demagogjisë që po na dhunojnë përditë, duke fyer rëndë inteligjencien tonë. Mjaft më më partitë e Ramiz Alisë. Ka ardhur koha për një forcë të re politike, e cila e ka të nevojshme të na sjellë ndryshimin dhe vlerat e vërteta të demokracisë që duam të ndërtojmë.

Çfarë kërkon situata sot? Një betejë të re ideologjike kundër së keqes që na ka hypur në qafë. Luftë kundër varfërisë që po na merr frymën përditë. Luftë me masa konkrete kundër papunësisë, duke e bërë vendin një mjedis të sigurtë për investime të huaja dhe shfrytëzimin e resurseve të mjaftueshme kombëtare.

Përpjekje të organizuara shkencore, ku të dominojë mendimi ekonomik për disa nga elementët tradicionalë strategjikë të ekonomisë shqiptare, e cila sot i është nënshtruar një grabitjeje të organizuar nga brenda dhe nga jashtë.

Luftë kundër stresit kolektiv që ka kapur popullsinë dhe po e vret pak e nga pak përditë. Luftë pa kompromis kundër krimit të organizuar dhe mafies, e cila ka kapur majën e piramidës së pushtetit në Shqipëri.

Luftë për të rimëkëmbur vlerat tona kulturore, arsimore, shkencore, tradicionale, të cilat janë aq të nevojshme për ushqimin tonë shpirtëror dhe ardhmërinë kombëtare.

Luftë pa kompromis kundër individëve dhe klaneve që janë kundërvënë bashkimit tonë kombëtar, duke sjellë në vëmendjen e opinionit dhe të politikës thelbin e filozofisë së këtij veprimi në përmasa kombëtare që shkon për shtat të drejtës ndërkombëtare dhe nevojës së zhvillimit politiko ekonomik në një rajon më të gjerë të interesave shtetërore, rajonale dhe më gjerë. Vetëm një forcë e tillë politike do të kthejë sytë dhe vëmendjen nga potencialet e mëdha që ka sot Diaspora dhe Emigracioni shqiptar në interes të zhvillimit të Shqipërisë.

Kjo filozofi meriton një trajtim të veçantë bindës për këdo që sot e shikon me skepticizëm apo dhe me nënshtrim servil ndaj faktorit ndërkombëtar. Sot kemi nevojë për një forcë të re politike, me njerëz nga të gjithë drejtimet, të cilët sot janë bërë pjesë e këtij opinioni, duke shikuar me shpresë të ardhmen. Një forcë politike kundër ndikimit ideologjik, por të jetë plotësisht e aftë të japë në mënyrë programore bindëse rrugëzgjidhjet e munguara deri më sot. Jemi të bindur se Shqipëria i ka këto mundësi dhe resurse. Përsëri po e sjell në vëmendje: Mjaft më me partitë e Ramiz Alisë. Atë treguan se nuk i përkasin demokracisë së vërtetë, por interesave klanore që e kanë çuar shpesh herë Shqipërinë ne buzë të greminës.

Share This Article
13 Comments
  • Keto ,qe shkruan zotrote, i dine te gjithe! Kjo eshte si ti hedhesh benzine zjarrit! C’duhet bere?! C’duhet bere, qe politikanet qe kemi,se ata kemi sot per sot,te ulen dhe te bisedojne?! Ndasi,percarje lufte te korruptuarish per te mos shkuar ne burg! C’duhet bere?! A ka nje njeri te zgjuar ,te na thote, se jemi te gjithe shqiptare dhe duhet te respektojme njeri tjetrin?! Kujt i intereson kjo klime lufte?! Jo shqiptareve! I intereson nje klani qe e ka vendin ne burg, por e ka kapur Shqiperine, e shkrete prej fyti?!Me Berishe e berishiane nuk behet ky vend!

  • po e lexova por megjithe ato qe Ju thoni keni thene hic gje,eshte nje mal me probleme dhe keta nuk do te zgjidhen se nuk duan ti zgjidhin..duan
    -nje shtepi te re
    -nje bisnes me shume
    -nje dashnore me shume
    -nje miljon euro me shume
    -nje shtepi me shume dhe vile pse jo te gjithe kane vila
    -nje dekorate me shume
    -nje emer me shume
    …po lere se do behen shume tjanut ,tjanut,tjanjut nje magut…ishkrova shqip po jane ne ghuhen ruse ershendetje

  • Te gjithe, e jane te te gjithe, Emra zotrote kush jane pergjegjesit e ketyre bandave, gjykim kolegjial eshte i lehte, bisturia vihet tek plaga, kanceri duhet shkulur dhe ai e ka emrin “SRB”-i.
    Bashkohuni dhe shkulni kancerin qe e ka kthyer Shqiperine ne kufome te gjalle, kocke e lekure, largoni Osanate dhe barabate e “SRB”-it, qe Shqiperia te filloje te marre fryme.
    Banda e “SRB”-it ka vetem nje detyre te eleminoje Shqipetaret dhe Shqiperine, ta ktheje vendin ne toke djegur, dhe te bjere atje Damlicet dhe vicet e tjere.

    • Bravo Bojkot. Nisu i pari me shpate ti presesh koken SRB-i se po te ndjekim mbrapa. Apo e ke bojkotuar dhe vrasjen e Saliut? keshtu per llafe pazari e per konstatime jemi te vetmit ne. Te shohim njehere sa byc ke ti ta shkulesh, se ky lloshi i gjate deri tani po i rruan bishtin. Ose ka frike ose eshte pale.

  • Shume korrekt! Analize qe duhet te perqafohet prej te gjithe shqiptareve qe kuptojne dhe ndajne te njejten mendim per hallet qe kane dhe ndajne me shumicen e hallemedhenjve.
    Ju faleminderit!

  • E kush na garanton se ajo klasa e re politike do te jete me e zonja dhe e ndershme se kjo sot?! Duket sikur ben propagande per veten tende apo per ndonje parti tip Kuq e Zi qe do na nxirrka ne drite?! Tani per tani ndryshimi i mundshem dhe i vetem eshte Edi Rama. me gjithe te mirat dhe te keqijat e tij. Ndryshimi ngjau me 23 qershor. Por gjerat nuk permiresohen me magji. Ajo qe u shkaterrua gjate 25 vjeteve do 100 vjet te ribehet. Dhe shkaterrimi me i madh nuk eshte ai ekonomik dhe fizik, por ai moral dhe shpirteror. Shqiptaret kane marre fund si individe dhe popull. Ka fituar e keqja ne gjithe kuptimin e fjales. Prandaj te kenaqemi me kaq sa kemi sot, pra me kete qeveri, sesa te enderrojme per ndonje Mesi apo shpetimtar. I provuam dy dhe i pame çfare muti ishin: Enver Hoxhen dhe Sali Berishen.

    • O katarakti!
      Pewrse u dashkan edhe 100 vjet per t’i thene popullit se”
      1-Cfare duhet bere qe te shporret sa me pare Presidenti anti shqiptar?
      2-Cfare duhet bere qe te ndryshohet KUSHTETUTA?
      3-Pse nuk shkarkohet kryetari i SHISH-it?
      4-Pse pranove kandidaturen e Nishanit per Guvernator te Bankes se Shqiperise?
      5-Pse nuk e shkarkon Prokurorin e Pergjithshem kur ai mban ne sirtaret e tij qindra dosje kriminale?
      6-Pse nuk ndryshon ligjet qe demshperblimet e atyre qe fitojne gjyqet nga pushimet e pa drejta nga puna t’i paguajne ata drejtues qe i pushuan nga xhepi i tyre e jo i shtetit?
      7-Pse nuk ndryshon ligjet,qe ata qe fitojne gjyqet e pronave ne Gjykaten e Strasburgut,t’i paguajne demshperblimet ata gjykates te te gjitha shkalleve,qe nuk u kane dhene te drejte atyre personave??
      8-Cfare e pengon qeverine,qe te shfuqizoje ligjet anti Kushtetuese te Sali Berishes per pensionet e ish Ushtarakeve???
      9-Pse nuk e reformon Institutin e Sigurinmeve Shoqerore,per deri sa ate vegjetojne ata qe i vune KAZMEN pensioneve dhe e kane kthyer institucionin ne vendin e PADREJTESIVE TE MEDHA??
      Asnje transparence nuk ka per popullin nga qeveria per te gjitha keto qe citova dhe te tjera qe nuk po zgjatem!!
      Ne linjen anti korrupsion te kryeministrise i dergova nje mesazh kryeministrit ku e informova se,qe nga 1 janari 2015,OSHEE nuk e ka llogaritur cmimin e energjise elektrike me 9.5 leke per kw/h,por me 13.5 leke per kw/h!!
      Jo vetem asnje pergjigje nuk mora,por asnje reagim zyrtar nuk eshte bere,se nuk me eshte bere vetem mua kjo llogaritje hajdute,por te gjithe shqiptareve!!!
      Vetem mua me eshte VJEDHUR 40 mije leke te vjetra!!
      A do t’i futin ne burg drejtuesit te OSHEE,???

    • o Leninist i partise! ajo qe u shkaterrua dashka 100 vjet qe te behet e? O te keqen e Leninit. Teoria e tij ishte nje hap para dy mbrapa po ti e paske shumezuar per 2. Ti rrosh partise qe te ka.

  • E vertete, duhet nje force e re politike qe te marre ne dore frenat e shoqerise e te vendit
    Degradimi i papare ndonjehere ne historine e vendit, i te gjithe shoqerise, te kthyer ne nje mase amorfe, duhet te ndalet sa nuk eshte vone. Te dale nje force e re dhe do te shifet se cfare mbeshtetje te madhe popullore do te kete, larg sindikatave te Kalase e Koles, qe ne fakt nuk ekzistojne.
    P.S. ky katarakti me siper, sikur te mos kishte driten e Enverit, do te ishte shpellave me pishe e me kandilin pa vajguri. Shkaterrimin e atyre qe beri Enveri, po e vuan tani populli, njehere ne veri dhe tani ne juge, dhe mbi keto vuajtje kriminelet e politikes vazhdojne te pasurohen.

  • Te drejte ke o Sule.Edi Rama e mbajti premtimin.Homoseksualeve u krijoi kushte te mira. te tjerat duhen shekuj te rregullohen.Mua me pelqen qe parlamenti perbehet nga 137 surrete te printuara te Floririt,Kriminelit dhe sharlatanit Napoleon piktori.

  • Dhe sa do durojme?
    Deri sa ta ndjesh vehten njeri.
    Por kjo do kulture qytetare,qe fitohet me breza dhe jo sharlatane dhe katundare intelektuale, qe nuk kujdesen per kultivimin e kokes,por per ngrohtesine e bythes se tyre.Dhe nuk lodhen,pa folur pa fund percart sic ben dhe Sulejman Abezi,ketu me siper

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *