Një nga librat që na ka lënë pas i ndjeri Ardian Klosi quhet “Katastrofa e Gërdecit”. Ka botuar aty një hetim të shoqëruar me foto e dokumenta mbi shkaqet, shkaktarët dhe viktimat e krimit shtetëror të Gërdecit. Në këtë libër ka një pjesë për 18 vjeçaren Resmije Osmani, një nga 26 viktimat e krimit, babai i së cilës, Kujtimi, u vetëvra 3 vjet më parë, ndërsa nëna, u vetëvra dje.
Shkruan Klosi: “...Tmerrin më të madh e panë ata që nuk vdiqën menjëherë, e si pakkush Resmije Osmani (Kranja nga i shoqi), edhe ajo 18-vjeçare, nëna e një foshnjeje 4-muajshe. Me shpinën krejt të djegur, si hoqi dhe rrobat e përfshira në flakë, Resmija arriti të rendë deri larg, u fut brenda një bunkeri, ku dhe i shterrën forcat. Ka ndenjur aty për 6 orë afër duke thirrur për ndihmë, derisa e kanë dëgjuar… Pas peripecish të papërfytyrueshme në ambulanca e spitale, ku njëherë e deklaruan të vdekur e pastaj të ringjallur, u dërgua të nesërmen në një spital në Itali. Dha shpirt atje pas një agonie të gjatë më 12 prill 2008...”.
Kemi provuar ndjesi të ndryshme për Gërdecin: në fillim tronditja nga pamjet shokuese të momenteve të shpërthimit; pastaj jemi ngjethur nga fytyrat e fëmijëve të vrarë. Më pas nga të sakatuarit në spitale (e mbani mend atë vajzën e vogël pa krah?). U revoltuam nga mashtrimet e Sali Berishës; kemi ndjerë turp kur pamë thasët me lekë që zbrazeshin në tavolinën e Bashkisë së Kamzës (e mbani mend atë zorzopëri të pashoqe?); gëlltitëm krenarinë prej psikopati të vrasësve (Gërdeci votoi për PD-në, na thanë). Na ngatërruan më tej në spiralet pa fund të gjyqeve që vetëm drejtësi nuk bënë. Pastaj u mësuam… Sot shohim Berishën, Mediun, ministrat, (për atë Zot, a mundeni t’i shihni duke qeshur??), djaj që gjejnë forcën të vijojnë jetën të qetë: “Ne e kemi harruar, harrojeni dhe ju”…
Por kockat e fëmijëve të vrarë të Gërdecit janë aty. Vetëm pak metra nga autostrada ku kalojmë përditë. Fëmijë të tretur. Fëmijë… Vetëm zbrazeni kokën 30 sekonda dhe thjesht mendoni: Fëmijë! Fëmijë o Zot, fëmijë.
Aty do varroset nesër edhe Tushe Osmani. Ne as që e marrim dot me mend vetminë e saj. As ato që ka menduar e mjera grua minutat e fundit në këtë jetë. Nuk ka më kuptim as dhimbja, pa veprim. As shkrimet në gazeta për fat të keq. Nuk mund të vazhdohet më kështu. Thjesht, nuk është më e mundur.
Ky krim me autor kupolen qeveritare dhe kryefamiljen qeveritare “Berisha”, kerkon ndeshkim, mbasi ngjarja e Gerdecit ka fytyren barabare te kohes se skllaverise se zezakeve, kur skllverit e cdo moshe e te cdo seksi shfytezoheshin çnjerezisht ne pune te renda, vdekjeprurese e vrasese per t’u pasuruar skllavpronaret, te cilet edhe kur vriteshin e vdisnin turma skllererish nuk ndeshkoheshin, por vazhdonin skllvapronarine e tyre te pameshireshme e kriminale. Keshtu ndodhi para e pas Gerdecit. Pushteti kriminal Sali-Mehdi-Shkelzen vazhdon te vjedh, te vras, te shes atdheun e te sundoj si pronar i Shqiperise dhe si skllavpronar i shqiptareve, duke i cuar ata per dite e me teper ne mjerim. A duhet te ngrihen me ne fund “skllevrit” shqiptarë te shekullit 21? Kete e vendosuin ata…