Edhe SHQUP-i i Fierit seli e PD, ushtarakët kundër: Qeveria e re të reagojë

redaktor

Me urdher te Keshillit te Ministrave, Shtepia Qendrore e Qshtarakeve ne Fier ka kaluar ne varesi te Partise Demokratike po te ketij qyteti.

Menjehere ka ardhur edhe reagimi i kryetarit te shoqates se ushtarakeve, Ruzhdi Xhepa, i cili eshte shprehur se kjo eshte nje vjedhje e hapur ndaj tyre.

Sipas Xhepes qeveria e re Rama duhet t’i ktheje identitetin kesaj godine dhe t’ia ktheje ate ushtarakeve te cilet do te protestojne gjate diteve ne vijim.

Godina e pozicionuar ne qender te qytetit te Fierit aktualisht sherben per disa ndermarrje dhe subjekte politike te cilet shfrytezojne keto ambjente kundrejt nje qeraje mujore.

Prej me shume se 10 vitesh kjo godine administrohet nga persona te panjohur, ka deklaruar Xhepa, duke ngritur nje hije dije dyshimi mbi kontratat e realizuara nga Ministria e Mbrojtjes.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *