Dërguar me sms
në numrin e redaksisë
DITA! Nuk e di nëse je në dijeni, por tek linja e supermarketeve perëndimore (që është në duar shqiptarësh prej vitesh), ka një numër të konsiderueshëm të punësuarash vajza që kryejnë falsifikime etiketash në magazinë për prodhimet e skaduara. P.sh, po të kesh rast, merr një shishe qumësht “Parmalat” dhe nëse e ke parë në Itali, data e skadencës është me vija të shkëputura dhe të shkruara qartë dhe e boja është e pashlyeshme (indelebile). Ndërkohë, në Tiranë ndodh që nganjëherë është e shtypur data e skadencës me një vulë “alla shqiptarçe” tek shishja (në pjesën plastike) dhe po ta fshish me gisht hiqet fare dhe del data e vërtetë. Të shkretët në çfarë hame! Me respekt, Andrea
