Prof. Dr. Hulusi Hako
Shkrimi me titullin shqip e latinisht “Historia e fesë: Një terra incognita?” (DITA, 22 prill), i Kostës (Barjaba), sa i shkurtër e i thjeshtë (vetëm në 4 paragrafe), gati në manierën e një instruktimi apo rregulloreje orientuese, vjen në këtë debat të ndezur, si mbështetja dhe “argumenti” më sinjifikativ për qeverinë. Se flet këtu një profesor sociolog i afirmuar, një akademik, (mbase jo dhe në emër të vetë Akademisë së Shkencave), po asaj s’i lë më shans të prononcohet, mbasi ajo atë ka figurën më kompetente, një sociolog erudit, që ka dalë në orbitë. Pyetja e secilit prej nesh “pse s’foli më parë shkenca, që ta orientonte politikën në këtë pikë”, mbetet e natyrshme, por politika jonë u tregua më e shkathët për ta induktuar shkencën, apo për ta bërë atë të kërcejë sipas daulles së vet. Dhe, kur flet politika, konformizmi është sheshit. Se sociologu që i përket Akademisë tjetër, Fatos Tarifa, del publikisht kategorikisht kundër marrëzisë qeveritare. Po të ishim në Mesjetë, këto dy personalitete, (ndër miqtë e dashur për mua), do të përfundonin në duel për këtë çështje madhore të mendimit e pozicionit shkencor. Kë të dëgjojë e nga të anojë lexuesi i thjeshtë?
Ah, moj qeveri, e hodhe dhe një gur si kryqin në lumë, po kush do ta nxjerrë, si do të ndahet kjo punë?
Debatin e shpërthyer, Kosta e quan “një rast të mirë për të ekspozuar erudicionin dhe dijet enciklopedike mbi raportin midis besimit dhe shkencës, shkollës dhe fesë, besimit dhe moralit etj.” Dhe sugjeron shmangien nga arsyetimet teorike, prandaj vetë ai fokusohet “në disa çështje praktike”. Po a janë vërtetë “çështje praktike” ato që trajton e zbërthen ai në vijim? Jo! Ato tingëllojnë si teori e teorisë, si filozofi e pedagogjisë. Pohimi i tij, i dalë në manierën iluministe, se “njohuritë mbi historinë e fesë janë të dobishme për fëmijët shqiptarë”, është orientim bazë teoriko-pedagogjik me nëntekstin se ti moj shkolla jonë, ku ke qenë më parë që na e ke lënë historinë e feve si një vrimë të zezë, një “tokë të panjohur” (lat. “terra incognita”), Pa shikoni, feja shekullore ka marrë dhenë, ajo ka në dispozicion një aparat marramendës, edhe shkolla e akademi teologjike, po vetëm shkolla publike shqiptare, në shekullin e 21, do ta rizbulojë atë, do të tregojë fytyrën e vërtetë, do shpërndajë mjegullën e keqkuptimet që janë krijuar për të, kur ajo në krejt thelbin, përmbajtjen dhe funksionet, është vetë mjegulla shpirtërore-dogmatike më e dendur, është “keqkuptimi” apo shtrembërimi botëkuptimor më i llahtarshëm, i përmbysur. Më tej autori gjen fjalë e fraza që “tokën e panjohur” të kthejë në “tokë të premtuar”, e cila u paska munguar padrejtësisht fëmijëve shkollarë. Le të hapen dyer e dritare të shkollës, le të “kontribuojë ajo në perceptimin dhe konsolidimin e pozitivizmit të fesë, qasjet e ndryshme nëpërmjet të cilave fetë kanë shërbyer njerëzve”.
Na lind pyetja: Mos është pak dhe i paaftë aparati klerikal që duhet përdorur edhe shkolla si një repart bojaxhinjsh për t’i hequr ndryshkun? Apologji, mbrojtje dhe avokati më të rafinuar se kjo, sot, në shekullin e 21, klerikalizmi dhe dogmatika fetare s’kanë parë e dëgjuar. Ndërsa teologjia dhe klerikalizmi po hyjnë gjithnjë e më thellë në një krizë rënuese; sociologu ynë i thotë armatës klerikale, “mbahuni burra, funksione të mëdha keni, një e ardhme e sigurtë ju pret!”. Pohimet në vazhdim se “nxënësit nuk do t’i qasen fesë si besimtarë, as mësuesit nuk do të trasmetojnë dogmat fetare”, janë manovrime dhe lojë fjalësh e rrezikshme. Kur na thotë “besimet fetare janë pjesë e qytetërimit”, element i tij, kur heq dhe paralelizëm të këtij elementi me përbërësit integralë e të mirëfilltë të qytetërimit si filozofia, letërsia, artet, etika, legjendat e mitet, dhe gjithçka tjetër të kulturës shpirtërore e materiale, këtu i ka nxjerrë brirët e fedashjes, nostalgjisë e debulesës për pjellën më primitive, i bindur dhe i sigurtë në këtë pozicion të vet profetar dhe proqeveritar, se paska një “Histori feje” të dobishme, pa të cilën u krijoka një vacuum në formimin shkollor, më tej ai bën, pyetjen retorike: “Ku më mirë se në shkollë mund të mësohet historia e fesë?” Me këto të lë të kuptosh se përsa informohen nxënësit aktualisht për besimet fetare nëpërmjet historisë së përgjithshme, të epokave dhe popujve, nuk janë ato që duhen, nuk është qëlluar në shenjë. Jo vetëm kaq, po ai dallon dhe burimet e ndryshme të këtij edukimi, që paskan qenë të ndryshme, midis të cilëve vë në shenjestër atë ateist, me fjalët: “Kur feja u vu në qendër të agresionit ideologjik komunist”, ku “shkollave shqiptare iu imponua të vendoseshin në rreshtin e parë të frontit të luftës kundër konservatorizmit, siç e quante regjimi”. Një frazë e papërgjegjshme për shkollën moniste, një insinuatë dhe gjykim i shpifur. Sikur sociologu ynë të analizonte si është imponuar e imponohet feja, sikur të kujtonte idenë e ish-profesorit të vet, të ndjerit Hamid Beqja, për indoktrinimin fetar, jo vetëm nuk do t`i binte në qafë ish shkollës moniste, në këtë farë feje, po do të bënte vlerësimet përkatëse. Vallë të mos kuptojë, se shkollën laike e përshkon botëkuptimi materialist-ateist?! Në fund të fundit, që të futësh fenë në shkollë, duhet t`u provosh nxënësve edhe qënien e njëfarë zoti, përndryshe, me këtë mozaik fetar, me degë, rryma e sekte dogmatike, me dhjetra kisha, vetëm nëpër Tiranë, të gjitha nuk ndryshojnë shumë nga ato mbi 100 parti politike shqiptare, që gjithashtu parazitojnë në shpinën e popullit. Një “Histori feje”, po nuk u kurorëzua me ateizmin triumfues, e bën shkollën publike, një shtojcë të teologjisë, jo larg asaj gjendjeje që ka pasë në Mesjetë.
Ja, na erdhi “demokracia”, më saktë, u restaurua kapitalizmi, me shfrytëzimin e njeriut nga njeriu, dhe “shoqërisë i erdhi një moment reflektimi për perceptim dhe konceptim tjetër mbi rolin e besimeve fetare”! Jo biri im, nuk ka “konceptim të ri të rolit të fesë”, po ka një qasje të re konservatore, klasore, të djathtë ndaj këaj karakatine. Demokracia borgjeze, që bazohet në iluminizëm, shkencë dhe teknologji të lartë, nuk do të humbiste po të përqafonte konceptin demokratik të marksizmit mbi fenë, por pengohet prej konfliktit të interesave. Është pozitive fakti se autori pohon se këtë gjë nuk mund ta bëjnë vetë institucionet fetare, se ato “nxisin largimin largimin e njerëzve nga feja e tjetrit”. Ai nuk ia beson këtë mision as medias, as familjes, për arsye “të mungesës së njohurive sisematike, të paplota, të pasakta dhe paragjykuese” të tyre. Përballë këtij pështjellimi të gjatë jetësor për thelbin dhe rolin e feve, pasi iu shkrep qeverisë, e gjeti edhe autori shkollën për të bërë filtrimin e tyre, lavazhin përkatës, t`i paraqesë të tilla dhe në mënyrë të tillë, që të lënë më shumë mbresë, se ai imponim e indoktrinim sistematik i njohur!
Konkluzioni akademik-pedagogjik i sociologut tonë është se mbetja e fesë për nxënësit shqiptarë një “terra incognata” (tokë e pazbuluar”), i lë ata “më vulnerabël ndaj botëkuptimit fetar dhe më të tërheqshëm në keqkuptimet fetare”. Fraza e fundit, që duket sikur na ofrohet si ëmbëlsira, është kujtesa e faktit se “historia fesë mësohet në shkollat e mjaft vëndeve të qytetëruara”. Po ku ishit zotrote, shkencë e Akademi, kur Shqipëria kërkonte këto dituri? Në këtë shkrim të shkurtër shpalosen një sërë kontradiktash dhe krijohet një lëmsh i koklavitur. Shkrimi në fjalë me titullin gjysëm shqip, gjysëm latinisht, është tipiku sesi nuk duhet menduar, aq më pak të dalësh publikisht. Në ka fushë më të diskutueshme, kjo është sociologjia e fesë, vendi që i është rezervuar asaj në këtë tribunë shkencore. Negativizmi themelor është se nga një autoritet shkencor, na parashtrohet një opinion i ngushtë e personal në emër të Sociologjisë. Si disiplinë universitare, kur vjen fjala tek feja, Sociologjia perëndimore e ka venitur karakerin shkencor. Kufizimet, dobësitë, debolesat dhe nostalgjitë janë të theksuara që nga veprat e Djurkhemit, Weberit, Berksonit, që u rekomandohen studentëve në seminare, dhe të shumë sociologëve bashkëkohorë. Kanë gjurmë të theksuara teologjike, moskonseguenca dhe dilema të hapura, sa e kan hak qëndrimin kritik. Në se një tendencë në Perëndim është të bëj, jo sociologjinë shkencore të fesë, po fenë e vlerave sociale, lektorët tanë të Sociologjisë së fesë, do të duhej të respektonin ndërgjegjen shkencore, të mos u mbanin plotësisht ison atyre qasjeve e interpretimeve që janë kundër rrjedhës dhe logjikës objektive të historisë dhe jetës aktuale të njerëzimit. Ata duhet të perifrazojnë një aforizëm të lashtë, të bënin devizë idenë: “E duam Perëndimin, po me të vërtetat e tij”. Kush tjetër më saktë dhe më mirë se Shqipëria mund ta thotë të vërtetën e madhe mbi klerikalizmin dhe dogmat fetare? Përsa i përket Qeverisë, ajo ka kokën e saj, nuk do t’ja dijë, sado t’i thonë se “ky gabim kalon në faj”.

Keto qeveri,jo vetem kjo qeveri,kane ndermend te fusin gjithe plehrat dhe mikrobet e botes,salafiket,arabiket,janullat,jehovajt,gjersa ta bejne si Somalia,kenia,Iraku,Afganistani.
Italia duhet te arrij standartet Gjermane .
ç’fare do te thote kjo per jeten e Italioneve ???
Mbi te gjitha PASIOGURI .
Qe nuk eshte sinonim i te keqes ,
Ku italia duhet te shkoje drejt sistemit Amerikan
Ku fleksibiteti eshte sinonim i pasigurise , qe eshte BAZA E TE GJITHE EKONOMISE .
Sistemi i ri ekonomik Italian ,
i frymezuar nga sistemi gjerman e ai amerikan
do ta beje vendin Konkurues ne planin global.
Ku ngelen disa pika per tu pare …–
1- Familja .
Ne shoqerine e re qe duan te realizojne
shteti Italian e ai Gjerman
nuk ka hapsira per Familjen.
Ashtu si e kuptojme sot familjen .
Fleksibiliteti do ti detyroje personat drejt
Spostimeve individuale
Modelli i familjes qe ne jemi mesuar ,
nuk do te egzistoje me ,.
Ku kishte stabilitet e qartesi .
Me pak familje do te thote me pak Femi ,
e ku Kriza DEMOGRAFIKE eshte aktuale.
Me 1,2 % te mos rritjes Demokrafise ,
Italia e gjermania kane rekord negativ Boteror .
Kjo tregon qe ulja e fertilitetit eshte nje faKTOR EKONOMIK
Ministrja Wanka na shpjegon :
Ne 10 vjete populli gjerman eshte paksuar 22%
I vetmi sektor qe eshte ulur eshte ai i FEMIJVE.
sI T’JA bejne per te ndaluar mosRitjen?
Te importojme emigrante
Te ardhurit e rinje kane nje rol preçis ekonomik ,
Shkojne atje , ku ka Hapsira bosh .
Zoti Hulusi Hako, je vertet i pa shoq dhe i pa arritshem nga asnje prej kolegeve te tu bashkekohore . Kete problem kaq madhor dhe jetik per shqiptaret , e trajtoni me kompetence shkencore e argumentet me bindese per cdo nivel kulturor . Jeni duke kryer keshtu nje detyre atdhetare, qe pak kush sot , mund ta kryeje . Me respekt te vecante dhe mirenjohje te thelle , ju falenderoj nga zemra per punen tuaj te cmuar .
SHKENCETARE TE NDERUAR , TE NIVELIT , SI PROFESOR HULSIU , SI RALLEKUSH , MERITOJNE T`IU NGRIHET SHTATORJA PER SE GJALLI , NE MES TE TIRANES .FM PROFESOR !
Keto jane shashka per te fshehur mjerimin qe sundon dhe renien e pandalshme ekonomike qe kjo qeveri e paafte po’ sjell. Nuk ka per te ndodhur asgje se keta vitin tjeter do bien…
kosta eshte ai qe me gruan dhe vajzen u kap duke vjedhur ne nje supermarket ne amerike? nese po kjo eshte skandal sepse ne asnje vend tjeter nje person i tille nuk do te riciklohej dhe te behej njeri publik duke qene pjese e debateve ne media….ky eshte albanistani me kosterat dhe kosticet…kosta duhet te ishte ende ne burg per vjedhje
Shkollimi me histori feje do sjelle Boom Ekonomik te pa pame se kot nuk po rri Rama pa gjume deri kur te hartoje si do mesohet Sherihati e Bibla ne klasa.
Te gjithe Islamike jane keta qe kundershtojne Kristjanizmin dhe Marksiste te detyruar ngaqe ju vjen turp per Islamizmin e tyre dhe bejne si ateiste ne puplik kurse ne shtepi hane hallme me duar dhe se fusin mishin e derrit ne shtepi se nuk me len nena ose gruaja dhe Bajramin e feston gruaja dhe femite , kurse jashte dalin e bejne propagande me na ju hequr efhe ate pake fe qq mundohemi te ju a japim femive ne kete kohe te veshtire ne perplasje kulturash .Ne jemi ata qe formimi Kristjan dhe apostolik eshte me dinjitoze se formimi komunist materjalist e sekularist .Shume ketu qe kane shkruar profesore permendin shkencen arsimi shkencore debat shkencore dhe asnje argument shkencore se lexova ne asnje faqe qe ta marri nje per jeten socjale per kenaqsine individuale se ketu e kane hallin se bie konsumi pastaj sepse njerezit pijne me pak shetisin me pak nuk shiten ushqimet e veshjet e qenve gjithsecili thojne ka lirine e tije me shijuar jeten sipas deshires sepse njeriu ska asnje detyre per ata we e sollen ne jete per femijet atua se ky kalindur ne ferra e ka rritur arusha njeriu kenaqet me femije sa pretendon se te kenaq uiski ose droga .Kurse duan qe deshtimin sekularist te na paraqesin si vlere femija ka nevoje per nene per baba imagjinoni po mos te ishin familjet qe mbajne boten ne kembe si do ishte sot kishit gjetur mbeshtetje humanizem nga ai qe nuk do femijet e vet si ka me dashur femijet tane sekularizmin e reklamojne bisneset per me rrite fitimet se eshte treg i sigurte per ata kurse per popullin eshte shkaterrim .Problemi juaj edhte se nuk e njihni boten realisht por njihni disa thenje qe ju pelqejne boll sa jane kundra Zotit dhe kenaqi ,keshtu filloj komunizmi duke nxjerre barcaleta duke tallur kleriket dhe ata qe bedonin deri sa e cmilitarizoj dhe pastaj e mbylli krejte .Kush jane sot kunder Krishterimit njerezit e deformuar seksualisht sekularistet majtistet dhe biznesi i spektakleve diskove dhe prodhimeve ushqimore per qen e mace ato biznese qe e bazojne fitimin e tyre nga deformimi njerzor .Ti kundershtojne keta Shkencerisht keta shkencetaret Shqiptare qe kan shpike pordhen .Kisha dmerret me prodhimin e avjoneve te anijeve celulareve predhave por ajo eshte e fokusuar tek njeriu tek vlerat universale as nuk nderhyn te shteti ad te taksat as tek votat por tek formimi human njerezore me Zotin kur i thane Krishtit farizejte per me bere me fol ndonje gje gabim qe na mbytien taksat e perandorit Ai u tha ma jep nje denare e kujte eshte kjo fetyre ata u pergjigjen e Cezarit Zoteri atehere jepini Cezarit cfare eshte e Cezarit dhe Zoti cfare eshte eZotit , une skam ardhur tha tju cliroj nga ligjet e taksat por nga mekatet jam mbret qjellor jo toksore.
Lpl eshte nje bajge ,qe pervec shqipes gjysmake , nuk e lidh asgje me shqiptaret ,por e lidh gjithecka me hijenat greeeeeeeeke !
Lpl:
Te kesh Moral , nuk eshte e nevojshe
Te besosh apo te jesh Fetar.
Sepse ajo qe nuk dallon dot , te keqen nga e mira , eshte SENSIBILITETI
dhe jo feja.