Edhe tre të tjerë të arrestuar te “Unaza e Re”, bllokuan rrugën për protestë

Ornela

Ka shkuar në gjashtë numri i personave të arrestuar, të cilët protestojnë duke bllokuar rrugën në zonën e “Unazës së Re”, në Tiranë.

Në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale Eduard Ferhati, 27 vjeç; Ruzhdi Daci, 54 vjeç dhe Tomor Gjata, 56 vjeç, të tre banues në rrugën “Teodor Keko”.

Ata akuzohen për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike” dhe Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Policia njofton se po punon për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë, pjesëmarrës në bllokimin e rrugës në zonën e Unazës së Re.

Dy ditë më parë u arrestuan edhe tre banorë të tjerë të zonës, të cilët protestojnë prej gati një viti kundër projektit që parashikon zgjerimin e rrugës dhe prishjen e shtëpive të tyre.

Me ndryshimet e bëra së fundmi në Kodin Penal, bllokimi i rrugës dënohet deri në 3 vite burg.

o.j/dita

Share This Article
2 Comments
  • Le te protestojne por nuk kane te drejte te pengojne qytetaret te levizin lirshem neper rruget e qytetit apo te vendit. Rrasini brenda! Vetem keshtu mesojne kafshet hajdute! Hajdute qe nuk japin gjene e vjedhur!

  • Sikur shtëpinë ta kishin ndërtuar tek toka e fshatit të vet,
    askust nuk do ja prishte.
    Mësoni derra.
    SHTËPIA NUK NDËRTOHET NË TOKË TË HUAJ PA LEJE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *