Pas emërimit në krye të Shtëpisë së Bardhë, presidenti amerikan Donald Trump u vendos në qendër të kritikave për marrëdhëniet jo të mira me mediat.
Së fundmi duke folur për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, Trump ka deklaruar se lajmet për të dhe punën e tij, të transmetuara nga mediat amerikane, nuk janë të sakta dhe nuk përshtaten me të vërtetën.
“Mediat tentojnë të tregojnë pasqyrën për Donald Trump, ndryshe nga realiteti”, tha Trump.
Gjithashtu ai u shpreh se disa media tentojnë të denigrojë figurën e tij duke e shfaqur si të pasjellshëm.
“Unë kam shkuar në një nga shkollat ‘Ivy League’. Isha student i mirë dhe i suksesshëm. Unë jam person shumë inteligjent”, tha Trump, duke akuzuar edhe një herë disa media të caktuara se “nuk janë korrekte në raportimin për të dhe punën e tij”, tha Trump.

Po pse mediat per cfare e mbajne veten, qe kane gazetare rrogtare, inatcor dhe medioker, te paprekshem nga korrupsioni dhe pislliqet, jane 100% steril, me abuzimet dhe mashtrimet qe bejne po mbahen ne kembe.
E verteta nuk i intereson kujt dhe nuk perben lajm.