“Edhe ulkonja nuk e ha pjellën e vet”. Kishim ekipin e futbollit të Kamzës në superligë dhe ra nga kategoria. Ra jo se nuk dinin të luanin futboll lojtarët, por sepse nuk i pagoi Bashkia. Në këtë sezon Bashkia nuk i lejoi që të luanin në stadiumin e qytetit me pretekstin e rikonstruksionit. Edhe ekipet zingjirë janë degdisur në fushat e tjera të Tiranës, ku i lejnë të luajnë për sevap! Rezultati i këtyre veprimeve, duket: vendi i fundit! Kjo pritet kur bashkia sulmon popullin e vet. Stadiumi është i taksapaguesve të Kamzës jo i kryetarit dhe shpurës së tij. Turp! Kësaj i thonë “han pjellën e vet”.
SMS në DITA në 0689073730