Edhe vajzat i futen grabitjeve me armë

anazapta

Një grabitje me armë si nëpër filma është realizuar në mes të ditës me diell në Durrës. Një dyqan argjendarie është bërë pre e një grabitje nga persona të armatosur sot pasdite në qytetin e Durrësit, por fatmirësisht nuk pasur të lënduar. Ngjarja u shënua dje rreth orës 15:00 minuta pranë tregut industrial të qytetit bregdetar. News24 mëson se 3 persona të armatosur, mes te cilëve edhe nje vajzë kanë zbritur nga makinë me xhama të errët dhe me maska e armë në duar kanë hyrë në argjendari duke vjedhur sende floriri dhe një sasi parash. Grabitja ka ndodhur në harkun e pak minutave. Dyshohet se nga grabitja, pronari është dëmtuar në vlerën e 20 milionë lekëve të vjetra.
Menjëherë pas grabitjes, autorët janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja me një automjet që i priste jashtë derës.
Mësohet se argjendaria mblidhte dhe tregtonte flori të përdorur. Policia në vendngjarje ka marrë në pyetje shitësen, pronarin e argjendarisë si dhe dëshmitarë që kanë qenë prezent gjatë grabitjes.

****

Durrës, grabitje si nëpër filma në mes të qytetit

Grabitje me armë në mes të ditës në Durrës. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në një argjendari, pranë tregut industrial. Mësohet se tre persona të armatosur dhe me maska në fytyrë kanë grabitur nën kërcënimin e armës një sasi parash dhe sende floriri.

Dëshmitarët në vendngjarje thanë se grupi i grabitësve ka mbërritur me një makinë me xhama të errët dhe grabitja është kryer brenda pak minutash. Ata janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes me të njëjtin automjet.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka marrë në pyetje shitësen, pronarin e argjendarisë dhe dëshmitarët që janë ndodhur në vendngjarje. Ndërkohë, nuk dihet ende vlera e sendeve të grabitura.

Share This Article
6 Comments
  • Do i kape Muli pasi i duhet floriri per vete.Keshtu e bente dhe Agron Gurabardhi(atehere prokuror) me kunatin e tij qe punonte te antidroga ne ministrine e mbrendeshme.U lajmeruan se dy shqiptare kishin vjedhur flori ne Greqi dhe se kishin hyre ne Shqiperi.Keta te dy dolen dhe i kapen ne Fier,i kercenuan dhe i moren floririn per vete.Ngjarjen e kane treguar vete si nje trimeri te tyren.

    • “Mimoza”? Un Agron Gurabardhi, nuk kam ndonje kunat, qe te kete punuar te Antidroga ne Ministrin e Brendeshme, nje te till te vetem qe kam eshte inxhinjer elektrik. Perrallat e tua duhet ti kesh iluzione qe te vine nga pasini qe ke per floririn. Ose vuan inerioritetin tend dhe deshiron te behesh e njohur me shpifje nen nje emer te bukur e te shenjte per mua.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *